25.Innocent death

2.8K 177 91
                                    

I know this chap is short and suck but I don't care I just wanted to make an update si dite pushimi qe jemi. The sexy banner up there is made by BonitaRogue.
Vote and comment bitches.
Me shume dashni J.D.


Aleksis nuk dinte çfare te bente. Ishte e zemeruar me Emanuelin qe ia kishte punuar aq bukur, ishte e zemeruar me Diegon qe ishte e kuptueshme se kishte kaluar ca momente te embla intime me Kamelen para se te vdiste, me pak fjale, ishte e zemeruar me tere boten.

Nuk i behej vone pet vdekjen e Kameles, ne ferr le te digjej shpirti i saj, aq i bente.

Me mendjen ende lemsh, pa ditur se ç'te bente, u kthye ne "skenen e krimit", ne dhomen e Diegos qe vetem Zoti e dinte se çfare "krimesh" ishin bere aty.

Trupi i Kameles ishte zhdukur kushedi se ku. Çarçafet e gjakosur ishin nderruar dhe murin po e lyenin serish disa punetore.

Diego ishte ulur ne divanin e dhomes ku jo shume minuta me pare qe ulur Aleksis dhe prane tij gjendej Aime. Diego ferkonte temthat me nje shprehje te lodhur ne fytyre, kurse ajo seç i peshperiste ca fjale qetesuese dhe e perqafonte here pas here. Aleksis, sapo e pa ate dhe gjestet e saj plot kujdes e afeksion, rrotulloi syte me bezdi. Aime e ndjeu prezencen e saj dhe syte e saj, si te nje dhelpre te kenaqur, e gozhduan Aleksisin qe ne largesi.

-Bukur, bukur, bukur. Me sa shoh çeshtja u harrua shpejt, meqe paskan plasur çokollatat ketej.

-Mos doje ca ti?-e pyeti Aime dhe i ledhatoi floket Diegos, i cili mbeshteti koken mbi pellembe akoma edhe me i nervozuar.

Aleksis po behej gati qe te kunderpergjigjej, kur Diego ia ngeci fjalet ne gryk Duke ushtuar neper tere dhomen me zerin e tij te larte:

-Shiko ketu, nuk kam nge te merrem me ty dhe me broçkullat e tua sot. Kam mjaft probleme per te zgjidhur, nuk me duhesh dhe ti. Keshtu qe shko bej ndonje nga ato proçkat e tua dhe m'u zhduk sysh!

Jooo! Jooo! Ai nuk e beri kete! Ai nuk mund ta ulte aq hapur ne sy te Aimes, duke shkaktuar nje buzeqeshje ngadhenjimtare ne fytyren e kesaj te fundit.

Per nje sekonde e ruajti qetesine, pastaj, me inatin qe i vershonte nder vena, iu afrua Diegos, e pa pikerisht mu ne pupilat e gjelberta te syve te tij dhe vetem pak centimetra larg fytyres, i foli:

-Vetem nje fjale kam: DO-TE-PENDOHESH!

I veshi nje shkelm te fundit ne mes te kembeve dhe para se te dilte fitimtare nga dhoma, i tha Aimes:

-Dhe ti, ferkojia se mos i dhemb!

Ne nxitim e siper, nuk e pa se kishte Pepen perpara dhe u perplas me te.

-Hej, gjigand! Shiko ku ecen!

Pepe beri nje fytyre gjoja te trishtuar

-Mos ma bej ashtu surratin se nuk me prek fare, po me trego, ç'u be me ate Kamelen?

Pepe nuk foli, e priste kete reagim prej tij.

-Shiko djalosh i madh, kjo eshte nje çeshtje per jete a vdekje!-i foli teksa i kapte fort kemishen.

-Jane poshte, tek dhoma e nendheshme,-vetem aq u desh qe Aleksis te zbriste si e marre per ne katin nentokesor. Nuk iu desh shume qe te gjente "dhomen e zeze", siç e quanin shumica e njerezve te Diegos, dhomen ku bosi dhe punetoret e tij vrisnin, torturonin e masakronin ne menyrat me makabre kundershtaret e tyre.

E hapi deren me nje te perplasur. Brenda gjeti Rikon,ca burra te tjere te cilet nuk i ndeshte shpesh perreth dhe nje djalosh qe duhej te ishte vetem 18 vjeç. E kishin ulur ne "karriken e ndeshkimit", i kishin plagosur e çare fytyren e kraharorin.

-Dil jashte! -I tha Riko.

-Mua... Me dergoi Diego. Donte te shihja se ç'behej ketu poshte e pastaj te flisja me te.

Riko vetem sa tundi pak koken. Aleksis hodhi syte nga kemba e tij. Mund ta dallonte se ai me zor levizte.

-Kush eshte ky?-mori guximin te pyeste ajo.

-Nje plehre e vogel qe e kapem teksa perpiqej t'ia mbathte jashte viles. Ve bast se ka lidhje me vrasjen e asaj Kameles. Vetem se picirruku nuk na hyn shume ne pune. Eshte memec.

Aleksis i hodhi syte nga djali i lidhur ne karrike. Ngjante aq i pafajshem, aq i ri. Shprehja e tij e fytyres sikur lutej per pak ndihme.

As vet nuk e dinte pse ai djale i kujtonte paksa te vellane. Dhe menyra se si vogelushi i gjore e shihte ishte e çuditshme, i shfaqte nje parandjenje te pakendshme Aleksisit.

-Ç'do te beni me te atehere?

-Do mbarojme pune.

Duke terhequr kemben zvarre, Riko shkoi prane deres, u kthye dhe dha udhezimet i drejtuar nga nje prej burrave qe ishin aty:

-Jepi fund!

Riko doli, kurse ai tjetri i drejtoi armen ne koke djaloshit, i cili vazhdonte ta shihte me ngulm Aleksisin drejt e ne sy. Para se plumbi te pershkonte kafken e tij, ai the veç nje fjale: Emanuel!

-Çfare mutin tha ai?-pyeti nje nga burrat aty.

-Ai sikur ishte memec mor pàll, ça mund te thoshte!

-Po une e degjova!!-kembenguli tjetri.

Aleksis la pas dy burrat qe grindeshin dhe doli prej andej. Mbeshteti shpinen ne mur duke marre fryme nxitimthi. Ate djaloshin e kishte derguar si karrem Emanueli tek Diego. Edhe vellane e saj ashtu e kishin vrare mendoi. Shtrengoi grushtat prane temthave dhe u mbush thelle me fryme. Vrasja ne te cilen sapo kishte qene pjesemarrese nuk do t'i largohej ndonjehere prej mendjes.

Vrapoi sa me larg te qe e mundur nga ajo dhome e zeze, dhe po, ishte e zeze ne te gjitha kuptimet e fjales.

Tek dera e dhomes se Diegos i zuri syri ate, ende ulur ne poltron dhe Aime, kete here i ishte afruar dhe po e puthte tere pasion.

-Befshi qejf!-foli ajo qe nga dera dhe per nje moment te shkurter kryqezoi shikimin me Diegon. Arrinte ta ndjente inatin e furishem qe buronte prej qenies se tij. E perballoi e patundur shikimin e tij te eger e vrastar.

Pastaj Aime terhoqi serish vemendjen e Diegos me nje puthje te pacipe. Aleksis u zhduk nga syte kembet.

Pasion i fshehte [SHQIP]Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin