Hej pershendetje!
Kjo esht historia ime e pare ne watt dhe mqs mua me pelqen mafia, ateher le te jete nje mafia tragedy😝😋Gjithsesi le ta fillojm kte aventur te re dhe te par😫Me uroni fat dhe shpresoj qe ta plq😊😊Po ecte me makinen e tij luksoze me nje shpejtesi marramendese sepse shpjetesia per te nuk ishte thjesht argetuese por dehese dhe prr te ishte si nje lloj droge nga e cila nuk hiqte dot dore por ne fund te fundit, pse duhet ta bente kur jeta ja kishte krijuar te gjitha kushtet?!
Nga mendimet e tij e nxorri zilja e celularit dhe pa qe po e telefononte krahu i tij i djathte ne pune, dhe qe e kishte si nje vella te vertete, edhe pse jo prej gjaku.
-Urdhero djal,- foli pa u shqetesuar shum por serish me miresjellje. Priti pak per prrgjigje por personi tjeter serish nuk po fliste.
-Giliermo-e pyeti serish- Aty je apo cfare?
-Rafael-u degjua zeri nga ana tjeter.-Me...me duhet te te them dicka.- i tha ai duke belbezuar dhe dukej qe ishte i nervozuar por dhe i frikesuar ne te njejten kohe. Fjalet e tij e nervozuan dhe Rafaelin i cili vendosi te mbante nje ze neutral dhe sa me te qete.
-Cfare ka ndodhur?-e pyeti ai, dhe nga vonesa e Giliermos per te folur, filloi ta humbte toruan.
-Rafael-u degjua serish zeri tjeter-Policia....ka...ka kapur kamionin e ngarkeses sone prr ne Meksike dhe...kane sabotuar gjithcka...dhe kane kapur te gjithe djemte tane dhe...-por nuk arriti ta mbaronte fjaline nga zhurma e frenimit te makines se Rafaelit dhe zerit te tij qe buciti nga ana tjeter e telefonit.
-POLICIA KA BER CFARR??-filloi te bertiste me te madhe dhe doli nga makina-Po ku dreqin ishit ju kur e gjith kjo ndodhi? Ju porosita shume mire qe te tregonit shume kijdes sepse ishte njw ngarkese shume e rendesishme. E ke idene se cfare humbjeje kemi pesuar?
Te bertiturat e tij nuk kishin te sosur. E mbylli celularin dhe nga inati i ra makines me shkelm. Pasi arriti te qetesohej sado pak, hyri serish ne makine dhe nga nervat dhe tensioni filloi ti jepte serish makines si i cmendur, epo ndoshta dhe me i cmendur.
Ne koke i vinin lloj-lloj mendimesh per sabotimin e sapo bere. Sapo i kishin sekuestruar 500 kg droge dhe kjo nuk ishte dicka qe ta kaperdinte kollaj. Nuk i behej vone per vleren monetare te humbur. Ne fakt, i digjte dhe kjo por ai ishte i krimbur ne para dhe kjo per te ishte si te bente nje bamiresi. Ajo qe e shqetesonte me shume ishte reputacioni i tij. Ai, Rafael Kintana, nje ndet narko-trafikantet me te medhenj ne Amerike dhe me gjere, do te shihej si nje njeri i pushtetshem dhe i afte por qe serish nuk arriti ti shpetonte policise. E cmendte ideja se dikush mund te tallej me te.
Ai kishte qene gjithmone serioz ne punen e tij dhe i pagabueshem dhe i suksesshem. Nuk e kuptonte se si kishte deshtuar kete here. Filloi te mendonte se si mund ta kishte marre vesh policia kete aksion dhe ne mendje i erdhi vetem nje ide:ne mesin e tij ishte nje i infiltruar i policise. Nuk eshte se policia nuk kishte tentuar here te tjera per ta bere kete por kishin qene pa sukses. Por pyetja tani ishte kush ishte ai qe kishte mallkuar veten me kete veprim? Vetem ta gjente se kush se pastaj do te merrej vete me te, por kush, kush...
Ndaloi makinen me nje frenim te jashtezakonshem te gomave qe bene nje zhurme karakteristike pikerisht ne kembet e nje vajze qe po kalonte rrugen por ai kishte qene aq i perhumbur ne mendime saqe nuk e kishte vene re dhe per pak ishte duke e shtypur per vdekje.
Doli me nxitim nga makina dhe u drejtua drejt vajzes qe ishte rrezuar ne toke dhe po perpiqej te ngrihej. Pas saj po vraponte nje vajze tjeter e cila dukej gjithashtu e shqetesuar. E kapi vajzen nga beli dhe e ndihmoi te ngrihej ne kembe.
-A je mire?- e pyeti ai, dhe nga zeri dukej i shqetesuar. Domosdo, kishte qene duke bere nje vrasje 'publike' sepse te tjera kishte bere plot dhe nuk i benin pershtypje. Vajza pohoi me nje ze te vaket dhe dukej qe ishte akoma e trembur, ose me sakte e shokuar.
-Me fal-i tha, sinqerisht-Nuk doja tju perplasja por ndodhi padashje. Nuk e kisha mendjen dhe ...-Ndaloi kur pa shikimin e saj. Per nje moment iu duk sikur e kishte pare diku ate fytyre por me pas mendoi qe jo. Nga mendimet e nxorri zeri i shoqes se saj qe po vinte me vrap dhe po i merrej fryma.
-Andrra...oh zot-tha ajo me frymen qe po i merrej nga te vrapuarit-Qenke mire. Fale zotit. Mendova me te keqen kur te pashe te shtrire. Ndihesh mire?-filloi ta pyeste-Je lenduar?-nuk po pushonte nga pyetjet kur u kthye nga ai. Po ti more-filloi ti bertiste-nuk i ke syte ne balle qe te shohesh se nga ecen? E kupton se cfare ishe duke bere?
Nese ajo vajze do ta dinte se kush ishte ai, do te mendohej mire para se te fliste. Por tani nuk kishte kohe te merrej me te. Kishte gjera te tjera ne mendje dhe pune me te rendesishme per te bere sesa te merrej me dy adoleshente histerike. Njera ne fakt, sepse vajza tjeter, "viktima" nuk kishte thene asnje fjale deri tani dhe vetem ateher u kujtua se ishte dhe ajo aty.
-Me falni zonjushe per pakujdesine time-i tha ai duke u drejtuar nga vajza tjeter.
-Nuk ka problem-tha ajo me ne fund me zerin qe po i dridhej paksa-Rendesi ka qe asnje nuk u lendua.
-Pikerisht-tha ai duke hedhur veshtrimin dhe nga vajza tjeter e cila dukej e shqetesuar per shoqen por dhe e nevrikosur me te gjithashtu.
-Ne po ikim-tha "viktima" dhe menjehere ai i kerkoi serish falje. Ato u larguan dhe nderkohe atij ju krijua serish ajo ndjenja sikur e kishte pare diku me pare ate vajze.
-Andrra-filloi te mendonte por ku dhe kur nuk e qartesonte dot.
Anddra, Andrra-tha me vete dhe vetem kur po hipte serish ne makine u kujtua.-Oh po -tha i kenaqur-Andrra Hyseni, dora vete.
Kjo ishte sa per hyrje, takimi i pare mes te dyve. Kam shum plane per kete.😀😀😊😊