35

287 26 7
                                    

A ekziston vertet Zoti? Apo edhe ai eshte thjesht nje trillim me shume i mendjes njerezore?! Mbase ai eshte i vertete, por ka raste kur na provon te kunderten. Ka raste kur ai behet i dukshem dhe na lejon ta ndiejme pranine e tij. E ka raste kur duket se ai nuk eshte i pranishem, edhe pse ti i lutesh aq shume qe te shfaqet. Epo jo gjithmone marrim ate qe duam apo jo?!

Keto ishin pyetjet qe Andrra i bente vetes ate nate. A ka vertet nje Zot apo jo? Dhe nese po, ku ishte ai tani? Ku ishte ai qe te ndalonte cdo gje qe po i ndodhte asaj! Po karma? A kishte nje karma? Mbase po. Faji i saj ishte qe u dashurua. Dhe tani po vuan pasojat e asaj qe beri. Mbase as karma nuk kishte ne te vertete. Mbase nuk kishte asgje pervec mizorise dhe dhimbjes ne kete bote. Por ama kishte nje gje te fundit per te cilin ajo ishte e sigurt qe ekzistonte. Besimi. Njerezit besonin. Edhe ajo besonte. Kishte besuar qe nje dite do te ishte me e lumtur, edhe pse ky besim i saji ishte thyer para disa javesh. Por tani, edhe pse ishte e lenduar, serish kishte nje fije shprese thelle ne zemren e saj. Nuk donte ta pranonte sepse ne momentin qe ajo do ti pohonte vetes qe po ndjente shprese, atehere ajo e kishte falur. Dhe ajo nuk donte ta falte. Nuk donte qe ai tia hidhte paq. Nuk donte qe ai te mesohej me faljen dhe brishtesine e zemres se saj.

Krenaria. Ajo i shkaktonte te gjitha keto. Vetem sepse ishte mjaftueshem krenare ajo ishte jashte ate mbremje dhe vetem. Nuk do te qendronte kurrsesi nen te njejten cati me te. Sepse ajo kishte ndjenja. Dhe nje zemer. Dhe zemra e saj nuk do ta perballonte kurre gjithe ate peshe. Peshen e krenarise dhe te dashurise. Por me se shumti te mallit. Do ta kishte shume te veshtire ta ndjente aq afer dhe aq larg njekohesisht. Dhe nuk do ta permbante dot veten por do te shkonte tek ai. Per kete ishte e sigurt. Edhe nese nuk do te shkonte ajo tek ai, atehere do te vinte ai tek ajo. E ajo do te dorezohej. Do ti dorezohej atij serish. E krenaria e saj nuk e donte kete gje. Edhe pse zemra po cmendej per te qene me te serish.

Po vazhdonte te ecte e menduar kur degjoi dike te therriste emrin e saj. Ktheu koken dhe buzeqeshi kur pa personin ne anen tjeter te rruges.

-'Xhesika',-mendoi. Dhe ajo ishte vertet. Shoqa e ngushte qe ne femijeri, me te cilen kishin kaluar shume gjera, edhe pse kohet e fundit i kishin nderprere lidhjet dhe kjo per shkak te Andrres. (A/N: nqs ju kujtohet, Xhesiken e kam permendur tek pjeset e para, kur Rafaeli desh shtypi Andrren me makine). Xhesika i kishte ndenjur gjithmone prane, edhe kur i vdiq mamaja, madje ate kohe u afruan edhe me shume me njera-tjetren.

-Andrra,- ia beri me dore mikja e saj teksa po kalonte rrugen per te shkuar tek ajo. Dhe e mbeshtolli menjehere me nje perqafim te ngrohte e Andrra ia ktheu menjehere. E kishte marre malli per te,duhet ta pranonte. Por kohet e fundit nuk kishte pasur mundesi t'i kushtonte vemendjen e duhur.

-Ku dreqin ke qene?-e pyeti Xhesika sapo u shkeput nga ajo dhe po e shikonte ne sy.

-Xhes, me vjen shum keq qe te kam lene pas dore.

-Me ke lene pas dore?! Nuk jemi takuar e as nuk kemi folur per me shume se 3 muaj. Te marr ne telefon por ke nderruar numer. Gjej numrin e ri por me del i fikur gjithmone. Vij ne shtepine tende por ke nderruar shtepi. Cte ka gjetur keshtu?

-Me fal. E di qe...

-Oo lere fare. Rendesi ka qe qenke shendoshe e mire,-tha ajo dhe e perqafoi serish. E aty Andrra nuk mund te duronte me. La lotet ti rridhnin dhe e la veten te lire te qante ne krahet e shoqes.

-Ej, ej cfare ke?!-pyeti Xhesika duke i kapur fytyren me dy duar. Por Andrra nuk ishte ne gjendje qe ti pergjigjej per momentin. Lotet nuk e linin te fliste.

-Dakort, dakort le te shkojme diku tjeter por vetem mos qaj me te lutem.

Dhe u nisen te dyja per ne lokalin me te afert qe do te gjenin, per te kaluar nje nate qe do ti ngelej ne mendje te gjitheve.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Onde histórias criam vida. Descubra agora