Mos duhej te kishte qene e gjitha nje enderr? Po, po me shume mundesi sepse me pare duhej te ndodhej ne varreza ndersa tashme ishte ne dhomen e saj dhe sapo ishte zgjuar. Pse mendja nuk e linte rehat? Pse zemra nuk arrinte ta harronte ate njeri? Sikur te mos i mjaftonin endrrat qe shihte me kujtimet e tij, tani shihte sikur ai ishte gjalle dhe ndodhej aty me te. Budallalleqe. Duhet ti jepte fund ketij makthi, edhe pse nuk mundej, edhe pse nuk donte. Por duhej. Dhe kaq duhet te kishte rendesi per te. Qe duhej ta harronte. Ajo gjithmonte ishte udhehequr nga mendja dhe arsyeja. Gjithmone derisa kishte ardhur ai. Ai e kishte ndryshuar dhe pastaj ishte larguar duke e lene ate vetem.
Kishte qene nje enderr. Vazhdonte t'i mbushte mendjen vetes qe kishte qene nje enderr. Nuk kishte si te ishte ndryshe. Tashme nuk po qante por i ndjente ende syte e lagur nga lotet.
-"Duhet te kem qare ne gjume."-tha me vete. I ndodhte gjithmone kjo. Sa here qe zgjohej gjate nates pas nje endrre ishte duke qare.
Arriti te bindte veten se kishte qene vetem nje enderr. Veshtroi perqark ne dhome por serish kishte dicka qe nuk shkonte. Ndodhej ne dhomen e saj por... Ne dhomen e saj? Pse ndodhej ne dhomen e saj? Ajo duhet te ishte ne dhomen e tij. Cfare dreqin po bente aty? Iu krijua nje lemsh ne stomak dhe po i merreshin mendte. Pse ajo nuk ishte ne dhomen e Rafaelit?!
U ngrit menjehere nga krevati dhe u drejtua drejt deres. Sapo hodhi hapin e pare jashte asaj dhome u perball me Leonardin. Ai dukej me i hutuar se kurre.
-Andrra...ku po shkon?-tha ai kur ajo nuk ndaloi fare te fliste me te por u largua drejt dhomes se Rafaelit.
-Sa here ju kam thene qe te mos me vendosni me atje baba?-tha ajo pasi ndaloi ti pergjigjej Leonardit.
-Cfare....Andrra je mire?-nuk dinte se si ti fliste apo se cfare ti thoshte. Nuk dinte se cfare dinte ajo.
-Te lutem baba,-tha ajo duke bere nje psheretime prej te lodhure.-E vetmja gje qe dua eshte te qendroj ne dhomen e tij. Asgje me shume. Dhe ju nuk po me lini.
Aq dhe e la Leonardin aty duke u larguar drejt dhomes se tij. Epo ishte e tija serish, edhe pse ajo nuk e dinte.
-Andrra jo, mos shko atje. -tha Leonardi duke e kapur prej krahu qe te mos largohej.
-Te mos shkoj atje?! Te mos shkoj atje?! E kupton se cfare po thua baba? Se cfare por me kerkon? Ajo dhome...eshte i vetmi vend ku une gjej paqe.
-Por...
-Por asgje baba. Asgje.
U largua nga aty me nje zemer te vrare. Kohet e fundit sillej pak keq me babane e saj, sillej ftohte por nuk mund te tregonte asnje emocion tjeter. Ndihej aq e vrare, aq e vdekur.
Mbylli deren e dhomes se tij dhe mbeshteti ballin pas deres. Ishte aq e lodhur. Vertet sapo ishte zgjuar por i dukej sikur nuk kishte fjetur per nje kohe te gjate. Ndoshta ngaqe nuk kishte fjetur ketu, ne shtratin e tij. Mbase per kete e ndjente aq te nevojshme te ishte aty, sepse ai vend, kujtimet aty i jepnin force, mjaftueshem force per te ndenjur gjalle.
U kthye dhe beri te shkonte drejt shtratit. Por kembet ndaluan ne mes te rruges. Nuk mund te shkonin me tutje. As zemra nuk mund te punonte me. Fryma i kishte ngecur ne mushkeri. Kete here bota ndaloi vertet. Sepse kete here nuk kishte me endrra. Kete here ishte zgjuar. Ashtu sic kishte qene zgjuar edhe heren e pare, atje ne varreza. Vetem tani e kuptoi sesa e genjeshtert kishte qene jeta e saj keto 3 muaj. Por nuk mund te kuptonte ende shume gjera te tjera.
Aty ndodhej ai. I shtrire, me krahet e kryqezuara pas kokes dhe syte e mbyllur. U afrua me shume prane tij dhe ai ishte ne gjume. Shikonte kraharorin e tij qe ngrihej e ulej. Ai ishte gjalle. Merrte fryme. Dhe ishte pikerisht aty. Kembet e tradhtuan dhe ajo ra ne toke. U mbeshtet pas fundit te krevatit dhe veshtronte ate...ate fantazme qe tashme nuk ishte me e tille.
Ky fati i saj ishte i pabesueshem.
Ajo ndodhej e shokuar aty ndersa ai dukej aq i qete. Nuk dinte sesa kohe qendroi ashtu, e ngrire pa bere asnje levizje, thjesht duke pare ate, derisa ai levizi. U tremb. U spraps pas, ende e ulur ne gjunje. Syte i kishte me lot por ato nuk kishin shperthyer ende jashte. Ai levizi edhe me shume ndersa ajo e shikonte e trokmaksur dhe priste qe nga momenti ne moment te ndodhte dicka. Dhe ndodhi. Ai hapi syte ndersa ajo nuk arrinte ta besonte ende.
Por Rafaeli nuk e kishte idene fare se cpo ndodhte anash krevatit te tij, aty ne dysheme, ku dikush po perpiqej me tere forcen qe kishte qe te mos cmendej plotesisht.
Qendroi dhe pak ashtu dhe u ngrit. Por ne ato momente deshiroi qe te mos ishte ngritur kurre nga ai krevat. Pamja para syve te tij ia theu zemren plotesisht. Ajo ndodhej aty, duke e veshtruar me syte e zmadhuar dhe me lot, e mbledhur aty ne dysheme si nje prehe e vogel. Dhe ai ishte gjahtari i saj.
Nuk donte qe ta jetonte kete moment. Ajo dukej e frikesuar. Ajo po ndjente frike dhe ndaj kujt? Ndaj tij. Ndaj tij qe nuk do ta lendonte kurre ate por qe po e bente, edhe pse nuk donte.
Qendruan edhe pak duke u veshtruar por ajo situate nuk mund te vazhdonte pergjithmone. Ky ishte nje moment shume i veshtire per te dy, por sidomos per Rafaelin. Nuk dinte sesi tia shpjegonte, cfare ti fliste.
Por para se ai te thonte ndonje gje, ajo u ngrit ne kembe. Mlodhi te gjitha forcat qe i kishin ngelur dhe u ngrit duke u mbajtur pas murit. Te njejten gje beri dhe ai. Po qendronin perballe njeri-tjetrit dhe askush nuk guxonte ta thyente ate heshtje vrasese. Por serish ishte ajo qe reagoi e para.
U afrua drejt tij ngadale dhe zgjati doren si per te kuptuar nqs ishte i vertete apo jo. Me duart qe i dridheshin, preku lehte fytyren e tij. Impakti me lekuren e tij e beri te dridhej. Ndersa ai mbylli syte dhe lejoi trupin te shijonte serish prekjen e saj, ate prekje qe i kishte munguar aq shume. Por aq zgjati ai moment qetesie sepse ne sekondin tjeter dora e Andrres u perplas fort me faqen e tij duke e qelluar me shpulle. E ai, edhe pse i zene ne befasi, serish nuk foli, nuk tha asgje sepse e dinte qe e meritonte aq dhe me shume. Ama buzeqeshi. As vet nuk e dinte se pse por buzeqeshi hidhur per kete fatin e tij te shemtuar por dhe te bukur gjithashtu.
Ndersa ajo filloi te qante pambarimisht per ate buzeqeshje te tijen. Iu duk sikur ai u tall me te. Ai dhe zoti. Por ama mori force. U ndie me e fuqishme se c'ishte me pare. Por serish lotet nuk mund t'i ndalonte.
-Vogelushe...-tha ai me zerin qe i dridhej. Tashme kishte ai frike prej saj, prej asaj qe do te ndodhte.-Me fal...
-Te te fal?! -bertiti ajo mes lotesh.-Te te fal per cfare Rafael? Ee? Te te fal se me ke genjyer tere kete kohe? Te te fal se me ke vrare qindra here deri tani? Per kete?-tha ajo dhe filloi te grushtonte me sa fuqi kishte kraharorin e tij dhe duke qare gjithashtu. Ndersa ai ndjeu cdo grusht te sajin dhe cdo prekje gjithashtu. Per te me shume rendesi kishte fakti qe tashme e kishte aq prane sesa ajo ishte e inatosur me te.
-Per cfare te te fal?!-vazhdonte bertiste ajo vazhdimisht derisa ai i kapi kycet e duarve duke e ndaluar qe te levizte akoma me shume dhe e afroi prane vetes. E shtrengoi fort ne ate perqafim aq te deshiruar dhe aq te munguar gjithashtu nga te dy ata. Edhe pse Andrra e kundershtoi ne fillim, donte te largohej nga ai por pastaj u ndje aq mire, aq ngrohte saqe pa u menduar gjate ndaloi se beri rezistence dhe lejoi ate ta mbeshtillte me krahet e tij dhe ti fuste serish ne damare ate drogen e tij te dashurise, qe vetem ai e dinte se cfare ishte.
-Me fal qe ekzistoj vogelushe,-peshperiti ai mes flokeve te saj, nga te cilet po merrte ate aromen aq te nevojshme per trupin e tij dhe qe i kishte munguar aq shume.-Me fal qe te dua...