11

323 25 0
                                    

Kishin kaluar disa ore nga ajo telefonate dhe ishte akoma duke qare. Ndodhej vetem ne shtepi, qe ne ato momente po i dukej me e vetmuar se kurre. Ndoshta ngaqe tani i nevojitej dikush prane, i duhej nje shpatull ku te qante. I vinin nepermend fjalet e atij te cmendurit dhe vetem mendimi e torturonte.

Nuk donte qe te mbetej serish vetem. Ky ishte nje nga ato momentet kur Andrra ndjente  mungesen e se emes me shume se kurre. Donte ta kishte prane qe ti thoshte se cdo gje do te shkonte mire, asgje e keqe nuk do ti ndodhte askujt nga familja e saj. Ashtu sic do te vepronte cdo nene me femijen e saj. Do ta mbeshteste dhe do ta mbronte.Ta bente qe te donte jeten, qe ne ato momente po i dukej me e padurueshme se kurre. Por jo. Zoti kishte pasur plane te tjera per te. Ai donte qe Andrra te vuante e vetme, pa askend, pa mamin dhe as babin. Dhe dreqi ta haje, pa Rafaelin. Ai nuk dukej te kishte ardhur akoma ne shtepi. Si mund ta linte vetem ne nje situate te tille? Po sikur te vinin te rrembenin dhe ate? 'Zot, sa i papergjegjshem' mendoi. Filloi serish te fajsonte ate. Pastaj i erdhen nepermend fjalet e atij qe i kishte rrembyer babain. Ai mendonte se Rafaeli mund ta mbronte dhe nuk kishte qene faji i tij ate nate. Ndoshta ai ishte vertet i afte por nuk e kishte treguar ende veten. Epo ky ishte shanci i tij pra. Nese arrinte qe te shpentonte babain, do ti ishte pergjithmone mirenjohese. Edhe pse ne ato momente kjo gje i dukej e pamundur. Nuk kishte shume shpresa qe ai te arrinte ta shpetonte. Sipas saj, rrembyesi nga fjalet qe tha, dukej sikur kishte tere jeten qe e priste kete moment. Prandaj dhe mendonte se ata duhet ta kene fshehur mire dhe per me teper, Rafaeli nuk kishte asnje te dhene nga ku te fillonte kerkimet. Por nuk kishin as kohe. Po sikur ata ta vrisnin? Dhe ketu deshperimi i mbytur me lot e pushtonte te teren. E dinte qe nuk duhej te mendonte keshtu, por nuk e evitonte dot. Papritur degjoi deren kryesore qe te perplasej fort. Ne fillim u tremb por pastaj e kuptoi qe ishte Rafaeli. Ai ishte kthyer dhe vrapoi menjehere drejt tij, edhe pse kishte frike nga lajmet qe mund te merrte. Por serish nxitoi per tek ai, sa me shpejt te mundej, per shkak te krahut akoma te lenduar. 

Rafael's POV
Asnje lajm. Asnje te dhene. Asgje prej asgjeje. Si mund ta gjente kur nuk dinte as se nga tia niste? Dreq. Perplasi deren fort kur hyri ne shtepi. Sherbetorja qe ndodhej aty u tremb per nje moment por pastaj u largua. 'Me mire keshtu' mendoi. Nuk deshironte tia nxirrte nervat dikujt tjeter tani, sidomos sherbetoreve. Kishte qene gjithmone i sjellshem me ta sepse i kishin qendruar besnike gjithmone. 

-Rafael, gjete ndonje gje?-e pyeti Andrra sapo e pa. Pikerisht pyetja dhe personi te cilit i druhej. Cfare ti thoshte tani? Nuk donte ta zhgenjente. E kishte bere njehere dhe nuk donte ta bente serish. Per nje arsye apo nje tjeter e donte besimin e saj, i duhej si nje motorr per te vazhduar prane saj.

-Asgje,-iu pergjigj dhe sado qe u perpoq te fshihte pesimizmin ne zerin e tij, nuk ia doli. Pa sesi ajo ra ne gjunje, sesi lotet filluan te rridhnin serish ne syte e saj. Pa sesi u thye me nje fjale te vetme. E urreu veten ne ato momente. Ai ishte nje njeri i fuqishem, i njohur, kishte miq aq sa dhe armiq por serish ate nuk po e bente dot te lumtur. 

-Andrra, te lutem mos qaj me,-i tha duke u afruar drejt saj dhe duke e mbeshtjelle me krahet e tij te forte.-Mos bej keshtu.

-Cfare te bej atehere  Rafa, cte bej tjeter vecse te qaj? Kur nuk ben dot gje ti qe je me i fuqishem se une, atehere cmund te bej une? Me thuaj. Me thuaj dhe une do ta bej.-tha mes lotesh.

-Qendro e forte atehere,-i tha duke e pare ne sy-Qendro e forte dhe me jep mua force. Me bej mua me te afte per kete mision. Me jep besimin tend. Me mbush me kurajo. Nese ti ke shprese atehere une kam mundesi. Kam mundesi te shpetoj Leonardin. Kam mundesi te te bej ty te lumtur. Ti...ti nuk e kupton sa te nevojshme e kam...qe ti te me buzeqeshesh, te te shoh te lumtur. Kam nevoje per forcen tende.

Ishin aq prane, pune centimetrash qe fytyrat e tyre te puthiteshin. E ndjeu te nevojshme, ndonese e dinte qe ishte gabim. Edhe pse e dinte qe ajo nuk e donte, as ate dhe as cfare mund ti ofronte ai. Por sic e tha dhe vete, i nevojitej ajo qe te siguronte forcen e mjaftueshme. Prandaj dhe ngjeshi buzet me te sajat, per ta rrembyer ne nje puthje te ngadalte por serish pasionante. Ndersa ajo, ia ktheu. E donte ate puthje ne ato momente, edhe pse e dinte qe nuk duhej, edhe pse e dinte qe do te pendohej. Sado qe u perpoq te bindte veten, nuk mundi dhe u dorezua. U dorezua ndaj asaj qe i dukej e gabuar, ndaj asaj qe ajo e shihte si nje pengese per planet ndaj se ardhmes. U dorezua ndaj se ashtequajtures "dashuri".

Sorry for not updating for sooo long.
This is too short but I'll update soon the other part.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now