52

231 23 15
                                    


-Mundohuni te mos e sforconi shume emocionalisht,-degjoi nje ze i cili i vinte shume i vaket ne koke por i qarte,-Perpiquni te mos perjetoje zenka sepse nuk i bejne mire as asaj dhe as femijes.-hapi syte ngadale dhe po perpiqej te shquante njerezit aty brenda ne dhome.

-Po zgjohet,-degjoi Xhesiken qe foli shpejt dhe te gjithe kthyen kokat nga ajo.

-Si ndihesh?-e pyeti Xhesika teksa i mbante doren kujdesshem. Syte i kishte ende te lodhur e nuk shihte akoma qarte por ama arriti ta dallonte shume mire ate teksa qendronte larg nga ajo sikur te mos i interesonte por syte e shqetesuar e tradhtonin. Krenaria qe kishte ishte e vetmja gje qe po e pengonin tashme te shkonte e ta perqafonte.

-Jam mire,-arriti te thoshte dhe ndjeu nje dhimbje koke,-Cfare ndodhi?-pyeti pas pak.

-Te ishte ulur tensioni e per rrjedhoje te ra te fiket,-foli kete here doktori, qe ndodhej prane saj,-Sic po i thoja dhe bashkeshortit tuaj, perpiquni te jeni sa me e qete qe te mund te keni nje shtatzani te vajtur mbare.-Bashkeshortit!- Tani nese me falni, po largohem. Te shkuara,-i tha ai Andrres dhe u largua. Xhesika gjithashtu per ta shoqeruar deri tek dera.

Tashme kishin ngelur te dy vetem. Njeri shtrire ne krevat, e pafuqishme per asnje debat qe mund te zhvillohej e tjetri ne nje cep te dhomes duke u perpjekur te ishte sa me indiferent.

-Nuk do te te kerkoj falje,-theu ajo heshtjen e ai e pa trishtueshem, por edhe i habitur dhe me nerva ne te njejten kohe.-E di qe sdo te bente pune. Femija im eshte ende ne barkun tim e do te rrije aty per 9 muajt e ardhshem dhe me pas gjate gjithe jetes me mua. Ti...ti smund te ma marresh,-shtoi ajo ne fund dhe ndjeu lotet ti lagnin syte.

Ai e pa gjate pa i dhene asnje pergjigje e kur Andrra mendoi se thjesht do largohej nga dhoma, ai u afrua dhe u ul prane saj.

-Je bere shume qaramane kohet e fundit,-i tha ai dhe i fshiu nje lot qe kishte shpetuar nga lufta e saj per ta mbajtur brenda. Zemra e saj u ngrit peshe nga ky veprim e mendoi se ndoshta ai do te ndryshonte qendrim por...-Por kjo eshte ne demin tend dhe te femijes TIM-theksoi ai fjalet e fundit.-Prandaj, ben mire ta mbledhesh veten dhe te mos na besh ndonje te pabere sepse nuk jam ne humor per te falur shume gjera kohet e fundit,-tha ne menyren me te ftohte te mundshme e ajo zemer qe deri pak disa castesh ishte lart ne ajer, u perplas tashme ne toke ne menyren me te keqe te mundshme.

-Sonte mund te qendrosh ketu,-tha ai teksa dilte nga dhoma,-Neser do te dergoj dike te vije te te marre dhe mos bej gafe te refuzosh Andrra,-kerkesen e fundit ia tha duke e pare ne sy teksa qendronte tek dera gjysme e hapur,-Do te qendrosh me mua derisa e gjitha kjo te mbaroje e ne fund ta tregova vazhdimin e kesaj historie,-tha dhe perplasi deren teksa dilte. Nuk ishte vetem ajo cope derrase qe u perplas por edhe shpresat e saj qe do ishte plotesisht e lumtur nje dite.


~~~~~~~~~~

-Ende nuk e marr vesh,-tha ai teksa tymoste ate cigare te mallkuar qe kushedi se ckishte brenda por qe ata te dy po i conte shume highhh ate nate.

-Cfare nuk merr vesh? Sot kam marre lajmin me te bukur te jetes sime,-tha tjetri ulur perballe tij qe pervecse i droguar, tashme dhe i dehur.

-Po atehere pse nuk je i lumtur?! Dhe pse dreqin me thirre mua ketu te bej keto pislleqe me ty kur ti e di qe kam hequr dore,-iu pergjigj ai dhe, edhe pse nuk donte, e pranonte qe ndihej aq mire ne ato momente.

-Sepse po festojme!-tha dhe filloi te qeshte si i marre,-une do behem baba e ti daje. A ka gje me te bukur se kjo?!-dhe me pas nje grusht perfundoi fuqishem ne murin pas tij.

-Por..-filloi te belbezonte Giliermo.

-Por cfare?! Por cfare?!-tashme ishte dhe i inatosur. Efekti i cdo substante qe kishte futur ne trup dhe i cdo emocioni qe kishte perjetuar ate dite.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Donde viven las historias. Descúbrelo ahora