Sillej rreth e perqark ne dhome e tensionuar. Duhet ta gjenin medoemos Xhesiken. Shpresonte qe te mos e kishte rrembyer me te vertete ai ndyresira. Nuk do te ishte aspak e sigurt me te.
Por serish, nese ai kishte hyre ne shtepi ate dite, atehere duhet ta kishte marre ai. Vetem shpresonte. Shpresonte qe Rafaeli dhe Leonardi ta gjenin sa me pare, ate dhe Giliermon.
Babai i Xhesikes ishte alarmuar gjithashtu. Edhe ai po e kerkonte, ose me sakte njerezit e tij. Ai ishte nje biznesmen i fuqishem, por nuk mund te thoshte nqs ishte vertet i paster ne punen e tij. Kishte edhe ai ato pislleqet e veta.
Mbante celularin ne dore e po priste per Rafaelin qe ta merrte ne telefon, nqs kishte gjetur gje. E ajo nje telefonate e mori, e hapi menjehere celularin, pa dashur qe te vonohej.
-Rafael, e gjetet Xhesiken?
-Oh, po e kam gjetur. Eshte ne dhomen time tani.
-Cfare...kush je ti?! Jo! -e njohu zerin e tij. Ishte ai. -Giliermo!
-Po, pikerisht une. Dora vete.
-Mos guxo...mos guxo ti prekesh as edhe nje fije floku asaj perndryshe je i vdekur. Ktheje ketu! Tani!
-As qe kam ndermend ta bej. Ti nuk e kupton. Une dhe Xhesika po ja kalojme shume mire ketu se bashku. Pse duhet te ta sjell ty?
-Ti i poshter...mos e lendo perndryshe do te te vras!
-Por ti do qe te me vrasesh gjithsesi! Nese se ben ti, do ta bej Rafaeli ose Leonardi. Eshte e njejta gje. Prandaj, nuk kam pse te te bindem. Perkundrazi, le te bejme pak qejf tani, meqenese edhe filmit po i vjen fundi. Jemi ne serite e fundit Andrra. Dhe ne fund, vetem njeri nga ne do te jetoj i lumtur pergjithmone. Ose asnje!
-Si guxon?! Mos e prek me dore, po te them sepse do te pendohesh.
-Do te te them dicka! A e di ti qe une dhe Xhesi kemi kohe qe njihemi?
-Cfare?! Po flet budallalleqe! Pse duhet Xhesika te te njoh ty?
-E sheh pra qe ka shume gjera qe nuk jane ashtu sic duken? Kam edhe shume gjera te tjera per te te thene, por duhet te takohemi personalisht.
-Une nuk vij te takohem me ty as per 100 vjet!
-As per shoqen tende?! Sa keq!
-Te thashe dhe nje here...
-Ti ke thene shume gjera Andrra por me lejo te te them une dicka qe ti nuk e di. Nuk kam ndermend qe te te vras e sdo ta bej kurre kete gje. Dhe e di sepse? Per nje arsye shume dhe aspak te rendesishme. Sepse ne te dy jemi moter e vella!
-C...cfare?! Cfare po thua?! Kjo eshte e pamundur! Ti po genjen!
-Nuk te ka treguar babai yt qe kishte nje femije me nenen time, per ate per te cilen po ndodh e gjithe kjo?! Epo une jam ai femije Andrra, fatkeqesisht!
-Si...si e more vesh?! Kur?
-Nuk ka shume. E nese do ta dish, ishte babai yt ai qe me lejoi te shkoja, jo se ja mbatha.
-Nuk ka mundesi!
-Ka dhe pse ka aq shume! Eja ne adresen qe do te te dergoj, vetem. Pa Rafaelin e pa Leonardin. Kemi kaq shume gjera per te biseduar moterz e dashur!
Dhe me aq mbylli telefonin.
Nuk dinte ne duhej ta besonte apo jo. Ai duhet te ishte duke genjyer. Por , babai i saj i kishte folur per nje femije, nje djale qe nuk e kishte njohur kurre. A te ishte vertet Giliermo vellai i saj?! Por serish, pse ta kishte lene babai i saj te lire ate? E per me teper te mos i tregonte asgje asaj, ta genjente. Gjerat do te nderlikoheshin shume nese ai ishte vertet vellai i saj. Por mendimet ia nderpreu nje mesazh ne celular, ku tregohej adresa ku duhej te shkonte. E tani ishte ne nje dileme me te madhe! Te ikte apo jo?! Ajo do te shkonte, do ta bente per Xhesiken sepse shoqja e saj e meritonte kaq gje. Por a ti tregonte njeriu apo jo?! Kjo pune ishte mjaft e rrezikshme por ajo duhet te gjente guximin!
---------------------------------------------------------
Ndodhej brenda ne makine, perballe nderteses ku supozohej qe do te takohej me Giliermon. Ishte nje vile, e ajo ne ato momente u pendua qe kishte ardhur vetem. Kishte frike te hynte aty brenda, sepse nga ajo shtepi mund te mos dilte me gjalle ose ndoshta nuk do te dilte me sic kishte hyre.
Kur e kuptoi qe nuk ishte aq e guximshme sa te shkonte vetem si cjapi te kasapi, nxorri celularin dhe i ra numrit te pare qe i erdhi ne mendje. Priti derisa personi tjeter te ngrinte telefonin e te kerkonte ndihme. E fatmiresisht pritja e saj nuk qe e gjate.
-Po,-u pergjigj personi tjeter.
-Rafael,-tha ajo me gjysme zeri. I dukej sikur njerezit ne ate shtepi do ta degjonin dhe do te vinin ta merrnin nga casti ne cast.
-Andrra, cfare ka ndodhur?! Je mire?-pyeti ai i shqetesuar.
-Rafael,-perseriti serish emrin e tij.-Kam bere dicka. Ose po e bej. Por kam frike.
-Andrra ku je? Cfare po ndodh?!
-Giliermo...me mori ne telefon dhe me tha qe e ka ai Xhesiken. Dhe me tha te shkoja atje, vetem...
-Cfare...Andrra ku je? Mos me thuaj qe...
-Jam para shtepise ku me tha te shkoja por kam frike te hyj brenda!
-Oh, Andrra Andrra cfare bere?! Pse duhet te shkoje ti atje? Ne do ta gjenim. Pse nuk me telefonove mua qe ne fillim?! Do ta kishim shpetuar shoqen tende deri tani!
-E di, e di por nuk e lija dot Xhesiken atje vetem. Ai me kerkoi mua!
-Per te te vrare! Me degjo mua...kthehu ne shtepi para se te te ndodhi ndonje gje! Une po vij atje.
-Nuk mund te kthehem! Duhet te flas me te.
-Cfare do te flasesh me te?! Ai do te te vrase! A e kupton qe je ne rrezik te madh atje vetem?!
-Rafael...ka dicka qe duhet ta dish! Ai tha...tha qe eshte vellai im!
-Cfare! Jo! E pamundur!
-Une...une duhet te flas me te! Te mesoj sesi eshte e verteta!
-Andrra...ai ka genjyer! Nuk ka mundesi.
-Djali qe kishte babai im me ate grua...ndoshta eshte vertet ai!
-Nuk kemi nga ta dime. Kthehu Andrra. Je ne rrezik te madh atje! Te lutem!
-Rafael, une do te hyj brenda. Do te te dergoj andresen e shtepise ne rast se ndodh ndonje gje keshtu qe ti do te dish ku te me kerkosh dhe cfare te besh!
-Po vij atje. Mos guxo te hysh brenda Andrra! Mos e bej!
-Rafael, te mora qe te dish te me mbrosh me pas! Tani per tani, po hyj brenda dhe te shohim pastaj se cdo te ndodhe!
-Andrra jo!
-Shihemi me vone Rafael!
-Andrr...
Mbylli telefonin dhe e futi ne cante. Ndihej me e sigurt tani qe i tha dikujt se c'po bente e ku ndodhej. Doli nga makina dhe u drejtua per nga vila. Porta ishte e hapur keshtu qe hyri ne pjesen e oborrit. Sapo arriti ne shtepi, i ra deres dhe po priste per dike qe ta hapte. Pritja u be acaruese dhe po fillonte te perplaste kemben ne toke. Sapo u be gati ti binte serish deres, ajo u hap dhe pas saj dolen dy persona per te cilet ajo kishte ardhur. Ndjeu frike si fillim por dhe shqetesim!
-Pershendetje Andrra!-foli Giliermo i pari, qe po mbante te mberthyer pas vetes, duke e kapur nga krahu Xhesiken.
-Xhesika...
-Andrra...pse erdhe?!-tha Xhesika me ze te ulet. Nuk dukej aq e trembur, sa supozohej te ishte. Fundja fundit, e kishin rrembyer! Duhet te ishte pak me e shqetesuar apo jo?!
-Xhesika...je mire?!-tha dhe e perqafoi duke e larguar nga Giliermo. Edhe ajo ia ktheu perqafimin dhe leshoi lotet te binin, jo sepse kishte frike per veten, por per shoqen e saj, ardhja e se ciles nuk dihej e ajo kishte frike se Giliermo do ti bente ndonje gje.
-Moterz...erdhe me ne fund!-tha Giliermo duke i ndare nga ai perqafim e duke e larguar Xhesiken nga ajo.
-Moterz?!-perseriti serish Xhesi me mosbesim,-Cfare po ndodh?! Andrra, cfare po thote ky?!
-Te verteten mendoj, Xhes, te verteten. Apo jo "vellacko"?