Ndodheshin te tre ne nje dhome te madhe. Andrra, Giliermo, Xhesika. Asnjeri prej tyre nuk fliste. Ishin ulur ne nga nje karrike aty, te cilat dukej se ishin te vetmet sende ne ate dhome.
-Pra, nga njiheni ju te dy?-ishte Andrra ajo qe thyu heshtjen e para. Do te mesonte kete njehere, pastaj te tjerat. Cdo gje me rradhe.
-Ne...-foli Xhesika por nuk dinte si t'ia thoshte,-Epo ne ne fakt...
-Kemi qene te lidhur para disa kohesh.-tha Giliermo me qetesine me te madhe, sikur asgje e rendesishme te ishte duke ndodhur.
-Cfare?! Si ka mundesi? Kur?-pyeti ajo Xhesin, e cila dukej ne faj.-Pse nuk ma ke treguar asgjehere kete gje?
-Epo une te kam treguar, por thjesht nuk ju kam prezantuar bashke. Te kujtohet? Ai per te cilin te flisja?
-Ky? Ti ishe ne nje marredhenie me te?! Oh,Xhesika!
-Pastaj, une nuk e dija qe ju njiheshit.
-Ka ndodhur para se te njiheshim.-tha Giliermo, duke nderprere biseden mes tyre.-Tani, te dalim ne tema me te rendesishme. Xhesika, ti do te dalesh jashte. Duhet te bisedoj privatisht me shoqen tende.
-Cfare?! Jo, nuk e le Andrren vetem. Ti...
-Nuk do t'i bej asgje,-tha ai qetesisht,-vetem dil jashte, te lutem!
Pa nga Andrra si per te aprovuar kerkesen e tij dhe ajo i beri me shenje qe mund te largohej, se e kishte gjithcka nen kontroll. Edhe pse nuk kishte asgje.
Sapo Xhesika u largua, ata te dy u pane ne sy. Te ishte e vertete valle?
-E di se cfare po mendon.-tha Giliermo,-Po thua me vete, si ka mundesi qe ky mafioz maskara te jete vellai im, ai qe une urrej aq shume e me ka shkaktuar aq shume dhimbje?!
-Me behet qejfi qe e di se cfare je. Por te jesh i bindur qe nuk e kam ngrene akoma ate punen e vellait. Kam dyshimet e mia!
-Jam i sigurt qe po. Do te habitesha edhe vete po ta besoje kaq kollaj. As une nuk e besova ne fillim. Mendova se plakushi po tallej, qe ishte thjesht nje kurth per te na fundosur akoma me shume. Por pastaj, me tregoi nje test ADN, qe e kishte bere me kampionet e mi te gjakut, qe sic e di dhe vete, nuk mungonin aspak ato dite ne siperfaqen e trupit tim dhe mund te merrej shume kollaj dhe une s'do ta merrja vesh kurre.
-E meritoje. Edhe nese je vertet vellai im, do te ti beja serish ato gjera, sepse I MERITOJE!
-E vertete. Kam bere gjera te pafalshme. Vrasja e ...me fal, plagosja e te dashurit tend ishte pasoje e urrejtjes qe kam per te. Dhe, edhe nese do ta kisha ditur qe je motra ime, serish do ta kisha bere. Thjesht sepse...sepse e urrej dreqi ta haje. E urrej kaq shume!
-Ai nuk te ka dhene ndonjehere arsye ta urresh. Mesa di une, te ka mbeshtetur dhe eshte perpjekur te te ndihmoje gjithmone. Te ka konsideruar si shok madje dhe...
-Pikerisht dreqi ta haje, pikerisht!-tha dhe u ngrit ne kembe duke perplasur karriken ne dysheme. Andrra u spraps dhe u tremb nga zhurma qe beri karrikja, por edhe sepse nuk e dinte cdo te ndodhte me pas nga ky shperthim i tij. Dhe fakti qe sipas tij ishin moter e vella, nuk e ngushellonte aspak.
-Pikerisht sepse eshte sjelle gjithmone kaq mire me mua. Nuk doja qe te sillej mire me mua. Doja te me trajtonte keq, si gjithe njerezit e tjere qe ishin nen komanden e tij. Keshtu, do te kisha nje arsye qe ta urreja. Doja qe ai te ishte thjesht nje bos i urryer dhe maskara. Por jo. Ai ishte i tille por jo me mua.
-Ti e fitove vete besimin e tij!
-Sepse me duhej te hyja ne banden e tij. Duhet te isha nje i infiltruar atje qe te mund te arrija tek familja juaj, tek ju, qe t'ju vrisja.