Kishin ndaluar perballe spitalit por asnjera prej dy shoqeve nuk guxonte te fliste apo te dilte jashte asaj makine. Xhesika kishte pranuar ta shoqeronte ate dite edhe pse vazhdonte ti mbante nje lloj qendrimi per shkak te asaj qe kishte vendosur te bente. Por serish e donte shoqen e saj e nuk mund ti mbante zemerate per shume kohe.
-Shkojme?-i tha ajo nderkohe qe fjalet e saj terhoqen vemendjen e Andrres. E ajo nuk donte te dilte nga makina, ajo makine i dukej si vendi me i sigurt per momentin per bebushin e saj. Por erdhi serish me kembe ne toke e dolen jashte duke u drejtuar per nga hyrja e spitalit.
Sapo hyne brenda, njera infermiere i tha te uleshin diku dhe te prisnin per doktorin qe do te kryente abortin. Prandaj, ashtu nervoze sic ishin te dyja, u ulen dhe priten. Po prisnin per nje thirrje te mallkuar te emrit te Andrres qe me shume do i dukej si thirrje per ekzekutim.
-Andrra, je e sigurt per kete gje?-i foli Xhesi, e cila ishte komplet kundra ketij vendimi.
Por nuk mori asnje pergjigje. E vetmja gje qe Andrra beri ishte te rrethonte duart rreth barkut te saj e te vazhdonte te mbante shikimin te fiksuar diku. Xhesika nuk vazhdoi me shume sepse e dinte qe sdo te merrte asnje pergjigje.
-Zonjusha Andrra Hyseni,-degjoi infermieren qe thirri emrin e saj e zemra iu drodh nga frika e ankthi. Kjo ishte. Do te ndodhte se shpejti.
Pa nga Xhesika qe e shihte me trishtim. Me pas pa serish nga barku i saj ku mbante ate krijese te mrekullueshme dhe aq te pafajshme por qe po merrte nje denim te madh.
-Xhes,-murmuriti me ze te ulet dhe me syte qe i shkelqenin nga lotet pa nga ajo,-Cfare po bej une keshtu?-tha me zerin qe i dridhej.
Ne ate moment ne zemren e Xhesikes u zgjua nje fije shprese se ajo do ti therriste mendjes e do te hiqte dore por u shua serish kur pa ate te ngrihej dhe te shkonte drejt infermieres e kushedi se ku do e shpinte ajo.
-Mos e bej,-i tha Xhesi per here te fundit e shikimi plot pendese e dhimbje qe Andrra i dha ia theu zemren shume e shume here.
-Pa merak,-foli infermierja qe sic dukej nuk i interesonte aspak,-nuk vonohemi me shume se nje ore. Pas nje ore cdo gje do te kete mbaruar.
Xhesika i hodhi nje shikim si te donte ta vriste kurse Andrra nuk e ktheu koken fare.
I pa tek zhdukeshin pas dyerve te asaj salle te qelbet e zemra vazhdonte ti rrihte fort. Nuk kishin kaluar as 3 minuta qe kur Andrra kishte hyre brenda e ajo u ngrit menjehere ne kembe, teper nervoze.
-Jojojojo,-tha me vete teksa nxirrte celularin nga canta,-Une nuk e bej dot kete. Nuk mund ta le ate ta beje kete gje. Duhet te lajmeroj Rafaelin,-tha por u kujtua qe nuk e kishte numrin e tij dhe shpresat iu shuan serish. Por serish i erdhi nje ide ne mendje dhe telefonoi dike tjeter.
-Po, Xhes cfare ka?-tha personi nga ana tjeter.
-Giliermo, duhet te gjesh menjehere Rafaelin dhe thuaji te vije ne spital.
-Cfare?! Pse cfare ka ndodhur?!
-Andrra eshte ketu.
-Cfare i ka ndodhur Andrres? Ma thuaj!
-Eshte shtatzene dhe deshiron ta abortoje femijen. Por nuk mund ta leme te lutem. Vetem Rafaeli mund ta ndaloje ate.
-Po vij menjehere. Do ta gjej dhe ate trapin tjeter dhe do ta sjell aty. Shpresoj qe te mberrijme ne kohe.
-Shpresoj...-tha Xhesika para se te mbyllte telefonaten.
Tani ishte edhe me ne ankth se me pare. I duhej te priste Rafaelin e kushedi si do te reagonte ai ku ta merrte vesh. Andrra bente mire qe te mos e kishte cuar deri ne fund ate pune perndryshe ishte ne telashe te medha!
Rafael's POV
Ndihej cuditshem. Se dinte as vete pse por kishte nje parandjenje se dicka do te shkonte keq ate dite. Dikush po i fliste per nje nga ngarkese qe kishin bere kohet e fundit por mendjen vetem tek fjalet e atij nuk e kishte.
Degjoi celularin qe po binte dhe ishte ajo zile qe e nxorri nga mendimet dhe e solli serish ne realitet. Pa emrin ne ekran dhe e mbylli. Nuk kishte nerva te merrej me Giliermon ne ato momente. Ai njeri vetem e acaronte dhe ai aq donte sepse i acaruar ishte dhe vete.
Por Giliermo nuk kishte ndermend te dorezohej. E telefonoi serish e serish dhe ai ia mbylli serish e serish.
Ai e kishte ndare mendjen. O do te fliste me te ne ato momente o ska. E nese Rafaeli do ta dinte se per cfare po e telefonte nuk do te hezitonte ta hapte qe ne thirrjen e pare.
-Cfare dreqin do?!-iu pergjigj ai i bezdisur.
-Dreqin qe te te rente ty mu ne balle. Ku e ke Andrren?
-Cfare do te thuash? Me Xhesiken.
-Me Xhesiken ku?
-Giliermo mos me bej lojra fjalesh po nxirre cfare do te thuash.
-Shko menjehere ne spital dhe gjej Xhesin.
-Cfare?! Ne spital? Cfare ka ndodhur?-bertiti ai nga ana tjeter e celularit dhe u cua direkt ne kembe. Lutej qe asaj te mos i kishte ndodhur gje sepse nuk dinte cfare do bente pastaj.
-Andrra, ajo esht shtatzene,-iu pergjigj Giliermo qetesisht. Kurse Rafaeli shtangu dhe u ul serish ne karriken e meparshme. Andrra e tij ishte shtatzene?! Priste nje femije nga ai? Buzeqeshi pa vetedije nga ky mendim dhe nervat e meparshme iu ulen ndjeshem.
-Shtatzene?-pyeti me zerin e ulet.
-Po, po por me degjo. Shko sa me pare atje sepse e dashura jote dhe motra ime e mencur ka vendosur qe ta heqe femijen.
-Ajo do te beje cfare?!-uleriti ai nga ana tjeter e telefonit. Pa pritur pergjigjen e Giliermos, mbylli telefonin dhe u nis menjehere per ne spital. E pushtuan shume ndjenja:nervozizem, ankth, lumturi, shqetesim dhe zemerim gjithashtu. Nese pak me pare po lutej qe Andrra te ishte mire, tani lutej qe femija i tij te ishte ende gjalle.
~~~~~
Priste e priste por asnje lajm nga Andrra e asnje shenje nga Rafaeli. Kishin kaluar 15 minuta por asaj i dukeshin si perjetesi. Vinte verdalle ne korridor para deres se salles ku ndodhej ajo e here here shihte nga dera mos Rafaeli po vinte.
U ul qetesisht ne stol dhe vuri duart ne koke. Por ne ate moment u tremb dhe u ngrit serish nga nje e bertitur qe vinte nga fundi i korridorit. Ishte ze mashkulli dhe syte iu mbushen me shprese.
-Ku eshte? Mos me thuaj qe...-i tha Rafaeli qe dukej aq i pashprese ne ato momente.
-A.atje,-i tha ajo duke bere me dore nga dera e salles ku ndodhej Andrra.
U nis menjehere drejt salles dhe sapo u be gati te hynte brenda, dera u hap dhe i la te gjithe ata te shtangur.
-Ra..Rafael, cfaare kerkon ti ketu?!-tha me zerin qe i dridhej nga te qaret e shumte.
Aman mos me vrisni...se pak kercenime kam marr deri tn😢😭