43

233 25 3
                                    

Ndodheshin te peste ne dhome e Giliermos e asnjeri prej tyre nuk po fliste. Andrra, Rafaeli, Leonardi, Xhesika dhe Giliermo. Andrra dhe Xhesika ishin ulur anes krevatit e Xhesika ndodhej pak me afer se Andrra me Giliermon. Edhe Andrra do te afrohej po te mos ishte per veshtrimet e Rafaelit. Perfundimisht, ai e urrente. Ose mbase thjesht nuk donte ta falte per tradhetine qe i beri. Po, ai nuk e urrente teresisht, ai ishte me se shumti i lenduar nga ai e tani perpiqej te fshihte kete lendim nen petkun e urrejtjes.

-Pra, si ndihesh tani?-ishte Leonardi ai qe foli i pari. Situata ishte shume e sikletshme per te gjithe, e dukej sikur asnje prej tyre nuk ishte ne gjendje te fliste ende, derisa Leonardi mori zemer.

-Jam mire,-ia ktheu ai shkurt duke mos e pare ne sy.

-Me behet qejfi,-tha Leonardi duke ulur koken e duke u ndjere keq nga indiferentizmi i tij. Por skishte cte bente.-Dua...te te falenderoj qe i shpetove jeten vajzes sime. Jo te gjithe do ta benin. Kjo tregon se ti thelle thelle e pranon qe...

-Nuk e bera per ty,-tha ai duke ngritur pak zerin e duke e pare ne sy kete here-Te jesh i bindur qe nuk e bera per ty. E nuk pranoj asgje.

-Nuk ka rendesi se per cfare e bere apo per ke,-tha Leonardi qetesisht,-Rendesi ka qe e bere e per kete te jemi mirenjohes qe te gjithe. Apo jo?-tha dhe pa nga Andrra e Rafaeli, por qe asnje prej tyre spo fliste.-Apo jo?!-perseriti ai serish pyetjen duke ngritur pak zerin kete here.

-Po,-tha Andrra, sapo erdhi ne vete. E kishin pushtuar mendimet dhe nuk e kishte pasur mendjen tek fjalet e te atit.-Une...ne fakt, ne-tha duke u ngritur nga vendi ku ishte e shkoi te Rafaeli dhe i kapi doren-Ne te falenderojme per ate qe bere. E di qe asnje falenderim nuk eshte i mjaftueshem por cfaredolloj gjeje qe te te duhet apo te kerkosh, ne do te jemi gjithmone aty per te te ndihmuar. Apo jo?-tha dhe pa nga Rafaeli. Perfundimisht, po ia ngrinte nervat ne maksimum kjo pyetje "Apo jo". Nese e thonte njeri edhe nje here tjeter e ai drejtohej atij me te, do te zhdukej fare qe aty.

-Ne fakt,-tha Giliermo para se Rafaeli te fliste, edhe pse nuk dihej nqs e kishte ndermend ta bente kete gje,-Ka nje falenderim qe une doja ta merrja nga nje person ne vecanti.-tha dhe pa nga Rafaeli.

E ndersa Giliermo priste ate ta falenderonte, ai mori veshtrime te cuditshme nga te gjithe, qe kishin vetem nje perkthim:"Thuaji 'Faleminderit'". Sikur te ishte aq e thjeshte. Teksa shihte Giliermon sikur do ta vriste, ndjeu Andrren ti shtrengonte lehte doren. Ktheu koken nga ajo e priste te merrte te njejtin shikim si te tjeret. Por ne fakt Andrra e dinte qe nuk ishte aq e lehte per te ti thoshte ato fjale te bekuara, prandaj nuk mund ta detyronte per asgje. Thjesht i buzeqeshi dhe e la vendimin ne duart e tij, pa imponime.

 E ne nje fare menyre ai u ndje mire nga nga kjo sjellje e saj. E ndjente afer. Me afer se ndonjehere. Buzeqeshja e saj i ngrohte shpirtin e atij i pelqeu kjo ndjesi. E duart e mberthyera me njeri-tjetrin e benin te ndjehej i sigurt ne cfaredolloj vendimi qe do merrte.

-Po, eshte e vertete,-tha ai ende pa i hequr syte nga ajo.-Ajo qe bere mund te quhej heroike dhe mendoj se e meriton nje falenderim ne fund te fundit. Prandaj,-tha dhe kete here ndeshi shikimin me Giliermon,-Faleminderit per ate qe bere per Andrren!

Reagimi i Giliermos ia coi gjakun ne tru serish por u qetesua serish nga nje puthje e lehte qe Andrra la ne nofullen e tij, si ne shenje falenderimi per ate qe beri.

Vuri re nenqeshjen e tij,  i cili ne njefare menyre po tallej me te e atij iu duk sikur i tha:'Shiko sa poshte ke rene!' Jo se ai kishte rene poshte duke iu nenshtruar asaj e as qe do te ndihej asnjehere keshtu. Por sepse po falenderonte ate e kete gje nuk kishte menduar se do ta bente ndonjehere, sidomos pas ndodhive te fundit.

-Dua te flas pak vetem me ty,-i tha ai Rafaelit e ate e cuditi kjo kerkese e tij. Pse do te fliste ai me te?! Ai nuk donte ta bente kete gje.

Ne fakt, kjo kerkese cuditi gjithe te tjeret qe ndodheshin aty dhe le ta pranojme, asnje prej tyre nuk donte ta linte Rafaelin ne nje dhome me Giliermon, sidomos kur ky i fundit ishte i plagosur.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Où les histoires vivent. Découvrez maintenant