50

219 27 12
                                    

-Ra..Rafael, cfaare kerkon ti ketu?!-tha me zerin qe i dridhej nga te qaret e shumte.


Shihte ate e nuk i besohej dot. Ky duhet te ishte nje makth. Ky ishte nje makth i keq per te gjithe ata qe ndodheshin aty. Edhe per Xhesiken e Giliermon qe sapo kishte ardhur e kishte mbeshtjelle ne perqafim Xhesin.

Por makthi me i keq ishte per ata te dy. Shiheshin ne sy e asnjeri nuk fliste. Te dy ndienin nje dhimbje te madhe ne shpirt. E asnje nuk fliste. Edhe pse te dy kishin aq shume gjera per te thene. Syte e tyre rrezatonin shume gjera. Ne to kishte dhimbje, pendim, zemerim ndonjehere ne syte e Rafaelit, por dashuri... Rafaeli nuk po e shihte me me adhurim e kjo gje Andrren e trembte deri ne palce. Ajo nuk duhet ta kishte bere, nuk duhet tia kishte mbajtur te fshehte atij. Ai ishte babai i atij femije. Ai kishte cdo te drejte ashtu si ajo.

-Cfare po bej une? Cfare po ben ti Andrra? Ma thuaj ti se cfare po ben ketu. Je semure? Me beso, te dua shume e nuk dua te te ndodhe asgje e keqe por tani deshiroj kaq shume qe te jesh semure e te kesh ardhur vetem per kete. Mendja dhe zemra ime deshiron te te besoje ty, ti besoje dashurise sone, ti besoje gjithckaje vecse te vertetes. Prandaj, me genje nqs eshte nevoja. Mos ma trego te verteten nqs e di qe ajo e vertete do te me vrase. Une per ty do te vdisja me gjithe deshire, do te jepja jeten time per ty, por ama kjo lloj vdekjeje qe po me ofron tani me duket e tepert dhe e dhimbshme.

-Rafael...-fliste ajo e nderkohe qante.

-Mos...me me fol ashtu me ate ze te pafajshem sepse nuk mundem dot me,-shpertheu ai para saj,-E di ti se cfare po vlon ne koken time tani?! Se sa po zien ky gjaku im? Kjo zemra ime sa deshiron te bertase me te madhe?! Vetem mendimi, vetem mendimi i dickaje te tille, vetem mendimi se ti mund ta besh kete gje me shkaterron, me vret per se gjalli e ti qe supozohej te ishe shpetimi im po behesh vdekja ime Andrra!

-Rafael te lutem,-qante ajo para tij por me kot. Syte e tij ishin veshur dhe dhimbje e inat e nuk mund te shihte se cpo ndodhte apo cfare donte ti tregonte ajo.

-Mos mu lut mua aspak! Aspak sepse ajo lutje nuk ka per te tu degjuar kurre, ne rregull?!-tashme bertiste por dhe qante, lotet e kishin pushtuar dhe ate.-Po femija im, femija yne moj Andrra a nuk eshte lutur dhe ai qe mamaja e tij te tregonte pak zemergjeresi dhe humanizem, te pakten per femijen e saj?! A ia degjoi kush lutjet atij?! Askush. As edhe nje shpirt i vetem nuk u kujdes per te.

Uli koken dhe mori fryme thelle. Kjo pune nuk do te mbaronte mire.

-Nuk dua ta di ate qe me treguan te tjeret,-i tha duke u perpjekur te ishte sa me i qete,-Dua ta degjoj nga goja jote. Dua te di se ku dhe si do ta gjesh guximin te me thuash qe ke vrare femijen tim, TIMIN Andrra sepse ti nuk e pranove kurre si tendin.

-Une..

-Zonjushe Andrra, jeni e sigurt qe nuk do ta abortoni femijen? Eshte ky vendimi juaj i fundit?-degjoi doktorin pas saj qe i fliste dhe qe i la gjithe te tjeret te shokuar.



*Flashback*

Ndodhej ne sallen ku do te kryhej aborti dhe po behej gati. I kishin dhene nje veshje tipike spitali, nje fustan i madh e i gjere per ta veshur nderkohe qe doktori dhe ndihmeset aty beheshin gati per operacionin e vogel qe do benin.

Shtrire ne shtratin e vogel aty, me syte ne tavan, nje sere mendimesh i vinin ne koke. Mendonte se si do te ishte jeta e saj po te mos kishte qene e bija e nje mafiozi. Do te kishte qene shume me ndryshe se kjo qe kishte tani, mendonte ajo. Nuk dinte te thonte qe mund te kishte qene me e bukur apo jo por e dinte qe me probleme e telashe te tilla nuk do te perballej kurre.

Me pas mendoi per Rafaelin. Ardhja e tij ne jeten e saj mund te kishte qene nje fat i mire, ose jo. Ai dhe dashuria per te e kishin lidhur perfundimisht me boten e mafias, me ate bote qe ajo ishte betuar qe do dilte nje dite. Por ajo dite nuk erdhi kurre e sic dukej nuk kishte ndermend te vinte.

Mendoi per nenen e saj. Edhe ajo kishte lindur femijen e nje mafiozi. Ishte treguar trime qe i kishte ndenjur babait te saj prane per aq kohe sa kishte jete por ne fund ishte larguar pa i shijuar asaj bote thuajse asgje. Mamaja e saj kishte qene trime.

Vetem ky mendim po vertitej tashme ne koken e saj. Po atehere po ajo pse nuk ishte si Eleonora?!  Pse ajo nuk po gjente dot forcen qe ta ndalonte veten nga kjo masaker qe po bente?! Pse duhet te ishte kaq e dobet?! Pse nuk mundej te ngrihej e te luftonte per jeten e vogelushit te saj, per jeten e asaj krijese qe do te sillte aq shume gezim pas gjithe atij hidherimi?!

Rafaeli do ta donte. Kur ai ishte i afte te donte aq shume ate, atehere femijen e tyre do ta kishte si syte e ballit, do ti jepte gjithcka. Do ta perkedhelte, do ta mbronte me ate dashurine e tij te ngrohte. Do te ishte nje baba i shkelqyer.

Por ajo po ja hiqte kete mundesi. Ajo po i hiqte mundesine qe ai te ishte i lumtur, jo vetem atij, por edhe vetes gjithashtu sepse e dinte qe sdo e falte kurre veten per nje veprim kaq te ulet e kaq te pashpirt.

Ky femije do te kishte qene bekimi ne jeten e atyre te dyve. Prinderit e saj do te preheshin ne paqe sepse vajza e tyre ishte e lumtur, kishte krijuar nje familje dhe ishte e rrethuar kudo vetem me dashuri. Ata do te ishin krenare per te.

-Zonjushe, infermierja do tju injektoje nje ilac qe te mos ndieni asgje. Mos u shqetesoni, cdo gje do te shkoje shume mire dhe do te mbaroje sa hap e mbyll syte.

E ajo mbylli syte serish. Nje lot pikoi nga syri i saj por nuk e dha veten. Me pas degjoi nje te qare, nje e qare femije. Imagjinoi heren e pare kur do ta mbante ne krahe ate femije e do te degjonte zerin e tij.

Ne ate moment, nje mendim tjeter i erdhi ndermend. Bebushi i saj qe i lutej te mos e bente, te mos e largonte nga ajo. E qara e tij buciste ne koken e saj dhe ky ishte momenti kur ajo hapi syte dhe peshperiti me vete:"Ndalo!"

-The gje?-e pyeti infermierja qe sapo ishte bere gati ti bente injeksionin.

-Te thashe ndalo!-tha ajo dhe u ngrit menjehere ne kembe.

-Zonjushe Andrra, jeni mire?-pyeti doktori dhe e kapi nga krahu.

-Mos guxoni te me prekni mua.-tha ajo dhe terhoqi menjehere krahun.

-Por zonjushe...

-Qendroni larg meje. Qendroni larg bebit tim,-tha dhe vendosi duart e saj ne barkun e sheshte por qe se shpejti do te rrumbullakosej dukshem.-Me fal, me fal zemra ime,-i peshperiti vetes por me sakte femijes qe mbante ne bark.
-Mos u shqeteso,- i perseriste,-Ke mamin ketu, do te te mbroj une nga cdokush, edhe nga vetja ime,-tha dhe filloi te qante por dhe te qeshte gjithashtu. Ajo e donte femijen e saj, e donte me shume se cdo gje tjeter por frika dhe paranoja i kishin veshur syte.

*End of flashback*

Ato fjale e kthyen serish ne jete. Ato fjale i dhuruan serish qetesine dhe lumturine. Femija i tij ishte gjalle, ishte gjalle e ai do te behej baba. Gezimi i tij prekte qiellin e lumturia i dallohej lehtesisht ne cdo tipar te fytyres. Filloi te qeshte si i marre dhe iu drejtua doktorrit qe tia perseriste serish ato fjale.

-Nuk e kuptoj se cfare doni te dini,-iu pergjigj ai,-Zonjushe Andrra donte te abortonte femijen por nuk e beri dot. Ne fund perfundoi duke na bertitur te gjitheve ne salle qe ta linim rehat ate dhe femijen e saj. Kaq.-shpjegoi ai shkurt.

Ishte i lumtur? Oh, ai nuk ishte thjesht i lumtur. Ai ishte mbi qiellin e shtate. Por kjo lumturi u venit kur pa nga femra perball tij, qe e shihte me dhimbje, e lenduar nga cdo gje qe ai i kishte thene por me se shumti e lenduar nga vetja e saj. Ishte i lumtur, por u ndje tmerresisht keq kur veshtroi femren e jetes se  tij ne ate gjendje.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now