47

202 24 14
                                    

-Jemi mbledhur sot ketu per te nderuar nje njeri te suksesshem, nje burre te madh dhe nje mik te mire. Humbja e tij na ka shkaktuar dhimbje te gjitheve por serish....

Degjonte nje nga shoket e babait te fliste ne funeralin e tij por nuk e kishte mendjen. Ishte e derrmuar dhe e vrare. Nuk donte te bente asgje, madje nuk donte te ishte as aty. Rafaeli e kishte sjelle zere se me zor qe te vinte t'i jepte lamtumiren e fundit te atit sepse ajo nuk donte te vinte. I dukej sikur ata po e detyronin qe ai te vdiste vertet ne syte e saj kur ai ndoshta donte te ishte gjalle per te.

Por ai nuk ishte. Tashme Leonardi nuk ishte gjalle per askend, as per Andrren qe qendronte e hutuar me lotet qe i ishin thare, as per Rafaelin qe ngushellonte te dashuren e zemres e as per ate,te birin, Giliermon qe ndodhej ne nje cep, larg nga te gjithe, sepse mendonte qe vendi i tij nuk ishte aty. Ai nuk e kishte njohur asnjehere per baba, por kishte ardhur vetem prej kembenguljeve te Andrres. Aty prane tij ishte dhe Xhesika, e cila edhe pse nuk e kishte falur akoma ate, e ndjente qe duhej te qendronte prane tij dhe Andrres ne ato momente te veshtira.

 E per here te pare pa qe Giliermo nuk ishte aq trap sa dukej. Ne ato momente i dukej si nje femije. Nuk qante. Jo, ai nuk e bente kete gje sepse nuk eshte se i dhimbte aq shume por gjithsesi nje lloj tronditje e kishte pasur. Sidomos kur dinte qe ai kishte vdekur per te shpetuar ate.

Ne ate dite, ne Shqiperi varrosej dhe ai tjetri, 'babai' qe e kishte rritur dhe e kishte mbushur me urrejtje. Do te shkonte dhe te varri i tij nje dite, por me vone. Ai nuk e meritonte qe Giliermo ti shkonte ne varrim sepse as Giliermo nuk e meritonte ate qe ai i beri. E rriti, dhe ne fund e vrau. Fundja fundit kete qellim kishte pasur, ta vriste.

Tani per tani donte vetem qe kjo dite te mbaronte sepse sa me shume zgjatej qendrimi aty, aq me keq ndihej ai.




*Pas nje muaji*

-Ndihesh mire?!-pyeti ai sapo pa qe ajo leshoi nje psheretime lodhjeje dhe merzie. Ne fakt, donte ta dinte nese ajo ishte apo jo mire, sepse nuk i kishte pelqyer aspak sjellja e saj keto dy jave. E kuptonte qe kishte humbur te atin por ajo kishte dicka ne lidhje me shendetin fizik dhe jo ate shpirteror. Por nuk kishte dashur ta shqetesonte me shume.

-Jam mire Rafael,-tha ajo dhe i dhuroi nje buzeqeshje per te cilen ai linte koken. Me te sillej gjithmone mire,nuk mund te bente asgje qe ta humbte sepse vetem ai i kishte ngelur dhe vetem ate donte.

-Je e sigurt?! Nuk me dukesh mire vogelushe,-tha ai dhe i preku lehte njeren faqe.

-Jam mire, thjesht pak e lodhur.

-Meqe e thua ti...atehere te besoj,-tha dhe e puthi ne balle e me pas u largua.

Por Andrra nuk ishte budallaqe. Mund te genjente Rafaelin por jo veten. E dinte se dicka kishte, dicka nuk ishte ne rregull me te. Dicka ishte manget ne trupin e saj, ose ndoshta teper.

Prandaj ate dite kishte lene takim me doktorrin pa dijenine e Rafaelit. Nuk donte ta shqetesonte. Do te shkonte me Xhesiken. Tashme po priste ate te vinte dhe do shkonin bashke. Shpresonte vetem qe te mos kishte asgje serioze. Nuk donte me telashe. Donte nje jete te qete.

~~~~~

Kishte mbaruar se beri nje sere analizash dhe tani po priste pergjigjen e doktorit.

-Jam e sigurt qe je shume ne rregull,-tha Xhesika, duke u perpjekur ti ngrinte moralin.-Por nuk e di pse nuk i the gje Rafaelit. Ai duhet ta dije.

-Nese nuk kam asgje, atehere do te shqetesohej kot se koti. Por nese kam...

-Nuk ke! Je shume ne rregull. Do ta shohesh, doktori nuk do te jape asnje lajm te keq.

-Shpresoj,-tha dhe u mundua te buzeqeshte por deshtoi.

-Znjsh.Andrra,-thirri nje infermiere qe i kishte marre kampionet e gjakut pak me pare per te bere analizat,-doktori po ju pret.

U ngriten nga aty ku ishin ulur ne sallen e pritjes dhe u drejtuan per nga zyra e doktorit. Sapo hyne, pane ate ulur ne karrigen pas tavolines.

-Uluni,-i tha ai qetesisht dhe ato te dyja u ulen ne kolltuqet perballe tij.

-Atehere,-pyeti Andrra.-Cfare po ndodh? Nuk ka asgje te rendesishme apo te keqe apo jo?!

Ishte nervoze, duhej ta pranonte. Per nje moment do te donte qe ti kishte thene Rafaelit sepse donte mbeshtetjen e tij.  Por me mire qe nuk ishte sepse nuk dinte nese donte tia tregonte atij cfare po ndodhte apo jo.

-Nuk ka asgje per tu shqetesuar, pa merak,-tha doktorri dhe ne ate moment, te dyja shoqet u lehtesuan. Kjo pergjigje i hoqi Andrres nje barre te madhe nga kurrizi sepse nuk dinte cdo te bente po te ishte ndonje pergjigje tjeter.

-Pra, nuk kam asgje?! Faleminderit doktorr,-tha Andrra dhe perqafoi Xhesiken qe dukej me e gezuar se ajo. U be gati te ngrihej por doktori nuk kishte mbaruar akoma se foluri.

-Ju lutem, prisni nje moment,-tha ai dhe ato te dyja u ulen serish.-Ka edhe dicka tjeter.

-Dicka tjeter?!-foli Xhesika,-cfare gjeje tjeter?

-Epo, si tjua them...

-Thjesht thuajeni,-tha Andrra qe u nervozua serish. E dinte qe nuk do ti pelqente ajo cfare ai do te thonte, e ndjente.

-Do te beheni nene zonjushe!

-C..cfare?!

-Urime! Jeni shtatzene.

Dyshemeja me kembet e saj u drodh dhe ajo ndjeu mendte ti vinin perqark. Kjo nuk po ndodhte. Ajo nuk mund te ishte.

-Andrra..je mire?!-pyeti Xhesika e cila iu afrua me te shpejte kur pa se ajo nuk po ndihej mire.

-Une...s'mund...-arriti te thoshte para se ti binte te fiket.

~~~~~~~~

Hapi syte ngadale dhe pa qe ndodhej akoma ne spital. Ishin duke i bere nje serum dhe aq sa pa, dukej se ishte drejt fundit. Ne dhomr nuk kishte asnje tjeter por degjoi qe nga jashte zerin e Xhesikes duke folur me dike tjeter. Thirri lehte emrin e saj e nuk vonoi shume derisa Xhesika u duk ne deren e dhomes e hyri menjehere brenda, e ndjekur nga dikush tjeter.

Ishte Giliermo. Mund te thoshte qe u gezua kur e pa aty por u tremb se mos ndoshta ai kishte marre vesh ndonje gje e do ti tregonte Rafaelit. Nga mendimi qe i erdhi ndermend e kur kujtoi lajmin qe doktori i kishte dhene pak me pare, ndjeu lotet ti mblidheshin ne gryke por nuk i la te dilnin jashte.

-Giliermo, cfare ben ti ketu?!

-Pashe Xhesiken rastesisht ketu ne spital dhe ajo me tha qe ty te kishte rene te fiket pak me pare. Si je? Cdo gje ne rregull?

-Po,po pa merak. Isha thjesht pak e lodhur nga gjithcka qe ka ndodhur dhe mendoj se mu mblodh e gjitha dhe nuk mund te duroja dot me.

-Ehe, kuptoj. Asgje tjeter serioze besoj?

-Jo, jo pa merak.-tha dhe pa nga Xhesika e i beri me shenje qe te mos fliste.

~~~~~~

Po iknin ne shtepi e Andrra nuk kishte folur asnje fjale deri tani. As Xhesika nuk e kishte ngacmuar sepse nuk e dinte cfare bluhej ne mendjen e saj. Per pak do te mberrinin ne shtepi por Xhesika duhet ta pyeste sezben.

-Pse nuk i tregove Giliermos per femijen?

-Nuk doja qe ta merrte vesh njeri?-iu pergjigj ajo qetesisht.

-Ahaa, do te thuash qe nese Giliermo do ta merrte vesh e do ti tregonte Rafaelit para teje e keshtu do te te prishte surprizen apo jo?-tha ajo e gezimi i dallohej qarte ne fytyre nderkohe qe ndaloi makinen para shtepise.

-Une nuk do ta lind kete femije Xhesika,-shpalli ajo vendimin qe po e mundonte aq shume,-e Rafaeli nuk duhet ta marre vesh kurre kete gje!

S'do mund te ikesh pergjithmone!Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin