41

232 24 7
                                    

Rafael's POV

Ndodhej ne adresen qe i kishte derguar Andrra. Makina e saj ndodhej ende aty jashte por ajo nuk dukej asgjekundi. Ishte i sigurt qe ajo duhet te ishte brenda ne shtepi dhe shpresonte qe te ishte mire.

Nderkohe teksa vinte aty, kishte lajmeruar Leonardin e tashme po priste ate qe te vinte e t'i shpjegonte se cfare po ndodhte ekzaktesisht. Donte te hynte brenda e te shkallmonte gjithcka, te merrte Andrren qe aty e te zhdukej bashke me te. Po, kete donte e kete do t'i propozonte sapo ta shpetonte qe aty. Do ti thonte te largoheshin perfundimisht qe aty e kete here e kishte seriozisht. Fundja fundit, kishin pritur shume. Ndoshta ai kishte bere shume te pabera e mbase nuk e meritonte te ishte i qete por ajo po. Ajo e meritonte e ai donte qe tia falte vetem ai kete qetesi.

E kishte ndare mendjen. E nese Andrra nuk do te pranonte, atehere do ta rrembente. Mjaft qe ta largonte nga frontet e luftes e ta mbante te sigurte.

Vereu makinen e Leonardit qe u afrua dhe i la menjane mendimet e meparshme. Doli nga makina dhe po priste dhe ate te vinte. Sapo Leonardi u afrua tek ai, e vereu se Rafaeli ishte i inatosur. E per nje moment, iu duk sikur ishte i inatosur me te.

-Rafael, cfare po ndodh? Pse me thirre ketu? Cfare eshte ky vend?-tha teksa shihte rreth e qark.

-Ne ate shtepi,-tha Rafaeli dhe drejtoi doren per nga shtepia e Giliermos,-ndodhet vajza jote.

-Cfare?! Cfare ben ajo aty? Me ke eshte?

-Po ben nje mbledhje familjare plakush. Me te vellane,-i perplasi te verteten, ate tw vertete qe Leonardi nuk deshironte qe ai ta kishte marre vesh.

-Nuk...nuk po te kuptoj,-beri ai te paditurin,-Cfare vellai?!

-Oh mjaft me tani Leonard. Ti e ke ditur! Tere kete kohe qe ai ishte djali yt dhe nuk bere asgje!

-Kush...

-Giliermo Leonard, Giliermo. Tashme e kam marre vesh. Ai eshte djali yt e ti na e mbajte te fshehte kete fakt kaq te rendesishem nga ne. Pse Leonard, pse?

-Une nuk e dija.-shpertheu ai,-Nuk e dija. E kam marre vesh para disa ditesh. Nderkohe qe ata ishin akoma tek ne. Dhe...nuk dija cte beja. Ky fakt do ti ndryshonte rrjedhen shume gjerave e asgje sdo te ishte me njesoj. Prandaj vendosa qe ta mbaja te fshehte. Dhe nuk mund ta lija aty. Pavaresisht te gjithave, ai eshye djali im. Gjaku im Rafael. Ti nuk ke qene kurre prind e nuk ke se nga ta dish, por nje prind per femijen e tij ben gjithcka. Prandaj dhe e lirova.

-E mora me mend qe do ta kishe liruar ti sepse ai nuk kishte asnje mundesi te largohej qe aty. Dhe ai...epo ai nuk e meriton kete dhembshurine tende prinderore. Jam i sigurt qe ai ska hequr ende dore nga hakmarrja dhe do te kerkoje serish te te vrase. Sidomos tani qe e di se kjo gje behet per mamane e tij. E te jesh i sigurt qe sdo te te kurseje aspak. Ti mjafton te lutesh vetem per nje gje Leonard:qe te mos guxoje ti beje gje Andrres.

-Oh Andrra. Cfare ben ajo aty? Pse ka shkuar?!

-Djali jot i dashur e ka thirrur e bija jote e mencur shkoi vetem, pavaresisht se i thashe qe te mos e bente. Por jo, kokeforte si gjithmone. Te pakten i thirri sadopak mendjes minuten e fundit para se te hynte brenda dhe me lajmeroi mua. Shpresoj qe ai te mos i kete bere gje perndryshe nuk me intereson fare qe eshte gjaku yt. Ai eshte i vdekur Leonard dhe kete nuk e ndryshon dot asgje.

-Rafael...ti s'mund ta vrasesh ate. Te pergjerohem!

-Cfare?! Je ne vete ti?! Une per pak sa nuk desh vdiqa prej tij e ti me thua qe te mos e vras?! Ai mund te jete duke e vrare Andrren ne keto momente e une serish nuk duhet ti bej asgje?! Hapi syte Leonard, ai ka thjesht te njejtin gjak me ty por sdo te jete kurre femija yt. Kete gje do ta pengonin shume gjera e ti e di qe eshte e pamundur.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now