29

287 28 16
                                    


-Mirmengjes vogelushe,-tha ai kur vuri re se ajo ishte zgjuar dhe po buzeqeshte me vete. Zot, sa e donte kete femer.

-Mirmengjes,-tha ajo dhe u ngrit pak per t'i dhuruar puthjen e mengjesit.

Por a ishte vertet nje mengjes kaq i mire? Apo thjesht nje mirazh i mendjes se tyre, qe per momentin kishte harruar arsyen dhe faktin qe jashte asaj dhome, jashte asaj shtepie, larg prej tyre po ndodhnin gjera te tjera, aspak te kendshme, qe kishin per synim te prishnin ate qetesine e tyre.

Leonard's POV

U largua nga shtepia per te shkuar tek ata te mallkuarit, qe ishin betuar ta shkaterronin. Por kaq ishte. Kishte duruar shume. Tani ishte koha qe t'i bente ata te pendoheshin. Tani do te vuanin ata, ashtu sic kishte vuajtur ai.

Hyri brenda ne shtepi dhe u nis drejt dhomes ku po i mbanin ata. Inati brenda tij sa vinte dhe shtohej. Do te hakmerrej me ne fund per Eleonoren e tij. Me ne fund do te shpetonte vajzen e tij. Me ne fund do te perjetonte paqen. Pas kesaj nuk do ta kishte me problem te vdiste, te shkonte lart tek e dashura e tij dhe qe atje te kujdeseshin per vajzen e tyre.

-Pra,-tha ai sapo hyri ne dhome,-ja ku jemi me ne fund. Me kujtohet hera e fundit kur u takuam. Ishim pak a shume ne te njejten situate por tani kemi nderruar rolet. Si te duken gjerat qe aty?

-Ti maskara. Mos mendo qe do me vrasesh kaq kollaj. Jo pasi te te kem vrare une,-tha i burgosuri duke skermitur dhembet nga inati.

-Je i sigurt Arben? Ta dish qe ne dhomen tjeter eshte edhe vellai yt, dakort? Keshtu qe mos ki shpresa qe do te shpetosh kete here.

-Hahah,-filloi te qeshte dhe Leonardit iu ngriten nervat akoma me shume.-Pse po e ben kete? Se vrame gruan tende? Duhet te dish dicka:nuk kam ndier ndonjehere kenaqesi me te madhe sesa kur mora vesh lajmin e vdekjes se saj. Dhe sidomos kur te pash ashtu, aq te shkaterruar.

-Cfare?! Ti ke qene aty?

-Sigurisht qe po. Diten e varrimit. Kush mendon ti qe ia vuri flaken dhomes ku ishte vogelushja?

Flashback

10 vjet me pare, dita e varrimit te Eleonores

Me i shkaterruar se aq nuk ishte ndjere kurre me pare. Nuk donte te vazhdonte te jetonte. Zemra e tij kishte vdekur bashke me te. Kishte vdekur dhe nuk e dinte nqs do e rimerrte veten ndonjehere.

Sapo kishte varrosur dashurine e jetes se tij, gruan e tij, shoqen e jetes. Gje me te rende se kaq nuk kishte perjetuar ndonjehere dhe as nuk do te perjetonte ndonjehere sepse ishte i sigurt qe nuk do te donte asnje tjeter si ate, si Eleonoren e tij.

-Zoteri...-degjoi zerin e njeres nga sherbetoreve te shtepise por ne ato momente nuk donte te fliste me asnje. Donte te rrinte vetem. Donte te vdiste.-Zoteri...me falni per shqetesimin por vogelushja...Andrra nuk pranon te haje. Thote qe do...do...do zonjen.

-Askush te mos e permende me, kuptuat?-bertiti aq fort saqe sherbetorja u tremb dhe u step prapa.

-Ddakort zoteri. Me...me falni,-tha ajo me zerin qe i dridhej nga frika.-Por Andrra...cfare te bejme me te?

-Jepini per te ngrene. Une do te shkoj pas pak tek ajo.

-Ne rregull zoteri. Me falni serish.

Pavaresisht gjithckaje, jeta per te do te vazhdonte. Kishte nje vajze per te mbajtur. Nje vajze qe ai e donte. Por tani nuk mund te merrej me te. Nuk kishte kurajo dhe durim. E dinte qe po tregohej egoist. Edhe ajo kishte pesuar nje humbje. Por ajo ishte e vogel, do ta harronte, do te mesohej shume shpejt me mungesen e Eleonores. Kurse ai...ai sdo ta harronte kurre. Do te ishte gjithmone nje boshllek ne zemren e tij, nje boshllek qe do mbushej vetem me ndjenjen e fajit sepse kishte qene faji i tij. Vetem i tiji. Mbase ajo do te kishte qene me e lumtur nqs sdo ta kishte njohur kurre ate, do te kishte qene e qete. Ndoshta...

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now