8

365 28 0
                                    

Pasditja kishte kaluar shpejt dhe ngadale ne te njejten kohe. Kishte studiuar qe nga koha kur erdhi ne shtepi nga dreka me Rafaelin dhe tani ishte ora 19:25. Gjate gjithe kesaj kohe kishte menduar dhe per ndodhine e drekes, nervozizmin e tij ne lidhje me ate zoterine shqiptar ne restorant dhe puthjen qe i kishte dhene pastaj. Ne fillim nuk e mendoi gjate punen e puthjes, por me vone u nevrikos. Ajo nuk ia kishte dhene ate te drejte. Nuk ishin aq te afert. Por serish mbetej thjesht nje puthje miqesore ne faqe. Me nje impakt te madh ne mendjen e Andrres, te cilen nuk duhej ta kishte. 'Mjaft mendove me per te'-tha ajo me vete-'Mos e ler te hyje me shume ne mendjen tende. Ti e di kush dhe cfare eshte ai dhe kjo e ben te ndaluar. Mjaft tani.' Fakti qe ishte nje mafioz e bente Andrren ta mendonte ate te ndaluar per shkak te premtimit qe i kishte bere vetes ne lidhje me mafian. E cuditshme kur mendon qe vete ajo ishte e bija e nje mafiozi. Por asaj nuk i interesonte kjo gje.

Pa oren dhe vendosi te zbriste poshte. Gjithe ajo lodhje nga mesimet meritonte nje shperblim Dhe ku ka gje me te mire se nje embelsire me cokollate. Zbriti ne kuzhine dhe urdheroi nje nga sherbetoret qe tia sillnin ne sallon. Ndersa po priste 'shperblimin' e saj, ndezi televizorin, gje te cilen nuk e bente shume shpesh. Sherbetorja i solli embelsiren dhe e la mbi tavoline. Po kontrollonte kanalet kur papritur u degjua nje e shtene. U ngrit ne kembe dhe u drejtua per nga dritarja kur papritur dera u hap furishem.
-Zonjushe, mos dilni ne dritare,-thirri nje nga rojet qe kishte hyre brenda.
Para se te pyeste se cfare po ndodhte disa te shtena te tjera u degjuan dhe disa nga xhamat u thyen. Andrra u ul menjehere ne toke dhe disa nga rojet dolen para saj duke e mbrojtur nga plumbat qe nuk po pushonin. Qendroi ashtu e shtrire ne dusheme dhe vetem pas disa sekondash vuri re se ishte plagosur ne krah. Vetem atehere u kujtua qe kishte dhimbje dhe kur plumbat mbaruan,u perpoq te ngrihej por nuk mundi. Nje sepse ishte e plagosur dhe dy sepse nje nga djemte aty e shtriu serish sepse bresheria me plumba kishtr filluar serish.
Serish bresheria mbaroi dhe kete here mbaroi vertet. Rojet u cuan ne kembe dhe e ndihmuan dhe ate te ngrihej. Por sapo u ngrit, u rrezua serish. Syte po i erresoheshin, shihte njerezit rreth saj qe e therrisnin por nuk mund te reagonte. Truri nuk po i punonte me, nuk i perceptonte zerat qe vertiteshin rreth kokes se saj. Derisa humbi ndjenjat...

2 dite me vone

Rafael's POV
Kishin kaluar dy dite qe nga sulmi qe u be ndaj Andrres ne shtepine e saj. E dinte qe ishte ndaj saj, sepse nje armik i zgjuar do ta dinte qe Leonardi nuk ishte ne shtepi. Poor serish shpresonte qe ta kishte gabim.
E kishte ditur qe nje gje e tille do te ndodhte. E kishte ditur qe kur Leonardi kishte ikur. Dhe takimi ne restorant me ate shqiptarin w felliqur e kiahte shqetesuar shume. Prandaj dhe kishte dyfishuar rojet ate nate ne shtepine e saj. Prandaj kishte qendruar dhe vete atje ate nate, per tu siguruar qe asaj nuk do ti ndodhte gje. Por kishte deshtuar. Ajo ishte lenduar dhe kjo sepse ai nuk kishte mundur ta mbronte.
Dy dite dhe ajo ende nuk ishte zgjuar. Doktori kishte thene qe kjo gje ishte normale dhe mund te zgjohej nga momenti ne moment. Plumbi nuk i kishte hyre shume thelle ne krah keshtu qe kishte qene nje plagosje e lehte. Por serish ajo u lendua. Cdo ti thoshte Leonardt kur ta merrte vesh? Ai plakush sikur e kishte ndier qe do te ndodhte nje gje e tillw dhe prandaj i kishte kerkuar atij qw te kujdesej per vajzwn e tij. Ishte amaneti i tij. Vetem nje gje i kerkoi dhe ai nuk e permbushi ate. Pastaj, Andrra...cdo ti thoshte asaj kur te zgjohej? Ajo sigurisht qe do ta pyeste por ai si ti pergjigjej? Nuk e dinte se kush e kishte bere atentatin edhe pse w kishte nje ide. Por serish, ai nuk ishte i sigurt por edhe sikur te ishin te verteta dyshimet e tij, nuk i takonte atij qe ti tregonte. Do te kishte vazhduar ta mundonte veten me keto pyetjw nese sdo ta kishte nderprere trokitja ne deren w zyres se tij.
-Zoteri,-foli sherbetorja-zonjusha u zgjua dhe deshiron te flase me ju.
-Ne rregull,-i tha ai-muns te dalesh. Dhe ajo u largua. Nje pjesw e tij ishte e lumtur qe ajo ishte zgjuar sepse kjo tregonte qe ishte mire por pjesa tjeter donte qe te kishte qendruar dhe pak ne gjume, te pakten deri sa te mendonte se cdo ti thoshte.

Rruga per ne dhomen e saj ate dite ishte cuditerisht me e shkurter se ditet e tjera. Kjo gje e beri akoma ne nervoz. Po qendronte para deres se dhomes dhe per here te pare ne jeten e tij po hezitonte. Dhe per me teper ne dhomen e nje femre. E cuditshme per nje tip si ai. Ndoshta ngaqe kjo nuk ishte si femrat e tjera dhe nuk po shkonte tek ajo per te njejten arsye pse shkonte te femrat e tjera. Papritur dera u hap dhe doli infermierja qe po kujdesej per Andrren.
-Si eshte ajo?-e pyeti Rafaeli.
-Shume mire zoteri,-iu pergjigj ajo-ne fakt, tani po ju pret ju. Dhe me aq u largua. 'Sigurisht qe po' mendoi Rafaeli. 'I duhet nje vend per tu shfryre tani. Lavdi zotit qe eshte e plagosur' dhe me keto mendime trokiti ne dere. Degjoi nje 'Hyr' nga ana e saj. Oh, ai ze. Kishte disa net qe e linte pa gjume. 'Perqendrohu' i tha vetes. 'Mos harro se eshte vajza e shokut dhe ortakut tend.' Hyri brenda dhe aty qendronte ajo. Aq e bukur, aq e pafajshme, aq, aq...aq e nevrijosur.

Andrra's POV
I tha infermieres te largohej dhe po priste per "zoterine" te vinte sa me shpejt sepse kishte ca shpjegime per te dhene. Ndoshta nuk ishte faji i tij por serish ai duhej ta mbronte apo jo? Degjoi nje trokitje ne dere dhe e dinte qe ishte ai. U mundua qe te tregohej sa  me e qete qe te mundej.
-Hyr,-tha qetesisht dhe dera u hap.Dhe ja ku ishte ai, me i pashem se kurre. Ne fillim iu duk i shqetesuar por pastaj u kthye menjehere ne serioz.
-Si je?-e pyeti Rafaeli duke u ulur ne cep te krevatit, duke u munduar qe te mos e bezdiste me shume ne gjendjen qe ishte.
-Mendoj se mire,-iu pergjigj ajo-Dua te them qe kam qene me keq qe nga ajo nate apo jo?
-Persa i perket asaj nate...-filloi ai te fliste,-me fal qe nuk arrita te te mbroja. Dua te them, Leonardi te besoi tek une dhe une...
-Kush e organizoi kete sulm Rafael?-e pyeti ajo ftohte.
-Une...nuk e di. Nuk kam mundur ende qe ta zbuloj. Por do te ndodhe se shpejt, te premtoj. Do ti gjej ata qe e bene kete dhe...
-Ti e di se kush ishte Rafael, mos me genje. Ti e dije qe ai sulm mund te ndodhte. Jo me kot i shtove rojet ate nate apo jo?
-Une vertet qe nuk e di Andrra. Te betohem qe nqs do ta dija, do te isha me i qete ne keto momente. Por ja qe nuk jam. Jam i shqetesuar Andrra. Jam i shqetesuar per ty.-dhe me keto fjale i kapi doren.
Te dy po rrinin duke u pare ne sy derisa Andrra vendosi qe ta thyente ate heshtje. Largoi doren nga e tija dhe pa se si  ai anoi koken nga ana tjeter, ndoshta i lenduar nga ky veprim. Shume shpejt dhe ajo u pendua prr ate qe beri. Te kishe ate ne ate menyre, me ate shikim, me ate prekje...'Mjaft' i tha vetes.
-Mos ndoshta shqetesimi yt ka te beje me ate zoterine qe ishte ate dite ne restorant? E vura re sesi u nervozove nga fjalet dhe prania e tij. Kam te drejte?
-Edhe mundet,-iu pergjigj ai duke e pare me ne fund ne sy.
-Ai...ai eshte-s'dinte cfare ti thonte, cfare genjeshtre me sakte ti thonte.
-Ai...ai eshte nje rivali im ne biznes dhe le te themi qe nuk i kemi shume mire punet bashke.
-Po cfare lidhje ka ai me mua?
-Nuk e di. Ndoshta ka menduar qe te me lendoje mua nepermjet teje. Gjithmone, nqs ka qene ai.
-Pra po me thua qe jeta ime ishte ne rrezik per shkakun tend?-tha ajo dhe po fillonte ta shfaqte hapur acarimin qe ishte perpjekur te fshihte pak me pare.
-Nuk thashe qe eshte ai,- u perpoq ai te mbrohej por me kot. Ajo ishte e sigurt per kete tani. Dhe shpjegimi qe ai i kishte dhene prr ate shqiptarin i jepte te drejte per cdo gje.
-Dhe te mendosh qe babai im me besoi tej ti,-vazhdonte ajo dhe kete here po bertiste. Nuk po qetesohej dot. Domosdoshmerisht. Sapo kishin tentuar ta vrisnin per shkak te disa bizneseve te ndyra. Prandaj e urrente kete bote. Te tjere gabonin dhe te tjere paguanin.
-Te lutem,-u perpoq ai ta qetesonte,-do te lendohesh akoma me shume. Plaga eshte akoma e hapur.-por ajo nuk eshte se po e degjonte. Vazhdonte te bertiste dhe ta godiste ne kraharor me krahun e lire, te cilin ai po perpiqej qw ta bllokonte. Duke e pare gjendje ne te cilen ndodhej ajo, beri gjene e fundit qe i kishte ngelur per te bere qe ta qetesonte. E puthi. Ishte nje puthje e njeanshme, sepse ajo nuk ia ktheu, te pakten ne fillim. Kur e pa qe nuk kishte shpetim dhe 'jo sepse donte' por ngaqe ai nuk po e leshonte, ia ktheu puthjen. Kur e kuptoi se cfare po bente dhe me ke, u shkeput menjehere nga puthja dhe u be gati ta godiste serish por ai e ndaloi dhe e afroi prane vetes.
-Me fal,-i peshperiti ai shume afer fytyres se saj, me frymen qe po i merrej,-por kjo ishte per te miren tende. Po te vazhdoje ashtu, do te perfundoje duke lenduar veten.
Ajo nuk tha asgje por vetem e shtyu larg saj.
-Dua te iki ne shtepi,-tha ajo pasi arriti ta qetesonte pak veten.
-Nuk mundesh,-i tha ai dhe u ngrit nga krevati i saj.-Nuk muns te te le te ikesh ne kete gjendje qe je dhe aq me pak te qendrosh vetem.
-Por...-u perpoq ajo te kundershonte por me kot.
-Jo dhe jo,-tha ai-Do te qendrosh ketu derisa Leonardi te kthehet dhe pike. Dhe u largua duke mbyllur deren dhe duke lene pas nje Andrre te nevrikosur, konfuze dhe paksa te frikesuar.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now