28

349 28 12
                                    

□□□□□□□□□□□□□□□□□□□□□□□□□□□□□

U zgjua me ne fund pas nje gjumi jashtezakonisht te rende dhe te rehatshem. Domosdo. I kishte munguar ky lloj gjumi prej javesh. Kishte kohe qe nuk ishte ndiere aq e qete dhe e sigurt. E vetmja gje qe degjonte ishin rrahjet e zemres se tij, te asaj zemre qe ajo e dinte qe rrihte vetem per te tashme. I shpetoi nje buzeqeshje e vogel nga ky mendim por dhe nga kujtimet e nje nate me pare. Kishte qene kaq prane shkaterrimit te gjithckaje vetem per disa mendime te kota por pastaj i kishte vene veshin zemres se saj qe i bertiste me te madhe te shkonte pas tij.

Flashback

-Andrra...thuaj dicka

-Rafael...une...nuk di cte them.

-Me thuaj ate qe ndien,-tha ai dhe u afrua drejt saj duke e kapur nga beli-Me thuaj qe me do...

-Une...une...

-Te lutem bukuroshe... e di qe ndoshta ishte e papritur por jam i sigurt qe ti ndjen dicka per mua. Ta kam thene edhe here tjeter kete dhe po ta them tani. Cdo gje eshte ne doren tende. Kjo,-tha dhe mori doren e saj dhe e vuri prane zemres se tij,-eshte ne doren tende.

-Ti e do, e do,-degjoi nje ze brenda kokes se saj,-Dhe tani e di qe edhe ai te do. A nuk mjafton kjo per te te bere te lumtur? Mendoj se po. Vetem se...ai eshte nje nga ata, eshte nje mafioz. Kujtohu Andrra...per premtimin tend. Mos u perziej me boten e mafias. Je shume e pafajshme per te. Por ai shikoje pak...eshte gati te te ulet ne gjunje. Kaq shume te do. Cfare do te besh? Nese nuk e pranon tani, ai s'do te ta fale kurre. Por nese pranon, nuk ka me kthim prapa. Do te jesh e tija pergjithmone. Do te jesh gruaja e nje mafiozi. Gruaja? E dashura dmth. Por te jesh e sigurt qe do te te propozoje per martese. Ose nuk do ta beje kurre sepse eshte nje mafioz i keq qe nuk deshiron te krijoje nje familje por te jete vetem. Sepse kjo eshte ajo cfare ai eshte:nje mafioz. Njeri i mafias. Bos i mafias...

-Andrra...

-Ti je nje njeri i mafias...-tha ajo dhe ai u thye. Po, dreqi ta hante ai ishte nje njeri i mafias por kaq e rendesishme ishte kjo per ate saqe te hidhte poshte dashurine e tij? A nuk mund te ishte me e rendesishme qe ai, edhe pse nje mafioz i pashpirt, sapo i kishte shprehur dashurine nje femre? Qe po rrezikonte gjithcka per te? Mesa duket jo.

-Po, ke te drejte.-tha ai dhe u largua nga ajo,-une jam nje njeri i mafias. Kjo eshte me e rendesishmja apo jo? Per ty ka me shume rendesi  qe mund te vras dhjetera njerez cdo dite  sesa fakti qe mund te vras miliona te tille vetem per te te mbajtur ty gjalle apo jo?

Ajo kishte ngrire ne vend. U lendua nga fjalet e tij por ajo as qe e mendonte dot se sa ishte lenduar ai nga ajo fjali e urryer e saj.

-Por dakort nese kjo eshte fjala jote e fundit...Une doja vetem te te beja te lumtur dhe te te mbaja te sigurte. Nese ti nuk do,-vazhdonte te largohej prej saj,-atehere eshte zgjedhja jote. Besoj se kjo ishte. Pra...po te le te qete tani...-dhe me ne fund i ktheu kurrizin. Femres se pare qe kishte dashuruar dhe ishte i sigurt qe edhe e fundit ne zemren e tij.

E ajo e shikonte. E pa kur ai iku, kur e la vetem aty dhe i theu zemren. Ajo nuk donte qe ai te ikte, jo ajo e donte ate. Por atehere cfare? Fjalet e saj nenkuptonin qe ai te ikte. Ishte zgjedhja e saj.

-Une te dua...-i peshperiti vetes por tashme ai nuk ishte aty per ta degjuar. Tashme ishte shume vone. Apo jo? Ndoshta ai do ti jepte nje mundesi tjeter. Po. Ai do ta bente. Ai do e falte sepse ai e donte ate.

-Me prit,-bertiti ajo nderkohe qe doli me vrap nga dhoma e tij. Vrapoi serish drejt shkalleve. Therriti emrin e tij ne korridor por ai nuk u pergjigj. E kerkoi me sy dhe e pa nga dritarja teksa po i drejtohej makines. Zemra filloi ti rrihte fort. Vrapoi serish per nga dera dhe kete here e dinte shume mire se ku po shkonte. Po shkonte drejt tij, drejt dashurise se saj. Po, ajo e donte dhe tashme nuk kishte asnje dyshim per kete.

-Rafael...-thirri emrin e tij sapo hapi deren dhe ai ndaloi. Nuk dinte cte bente. Te kthehej apo te ikte pergjithmone nga ajo. Nuk donte te perjetonte nje tjeter zhgenjim, nje tjeter vuajtje. Por serish prania e saj aty e mbushi me shprese. Dhe ajo heshtjen e tij e mori si nje sinjal per te vazhduar me tej.

-Rafael, me fal...-tha ajo dhe ra ne gjunje tek dera. Kembet i dridheshin papushim dhe i dukej sikur nuk do te mund ti mbante lotet per shume gjate.

Ai u kthye drejt saj dhe pamja qe ju servis ia theu zemren serish por ne te njejten kohe e mbushi me shprese. U afrua drejt saj dhe u ul perballe me te. I kapi fytyren dhe e afroi drejt vetes.

-Jo, nuk ke pse kerkon falje. Jam une ai qe...

-Jo nuk po me kupton. Me fal qe kam luajtur me ty tere kete kohe dhe nuk te kam dhene vemendjen qe meriton te kesh nga zemra ime, nga e gjithe qenia ime. Eshte e vertete, une kam frike. Por mendoj se kjo frike eshte me e madhe kur jam pa ty sesa me. Qepare...me fal per pergjigjen qe te thashe nese mund te quhet nje pergjigje. Nuk kisha per qellim te te lendoja. Qellimi im tashme eshte nje tjeter:te te bej ty te lumtur.

Te ishte e vertete kjo qe po ndodhte apo ishte aq i dashuruar saqe ishte cmendur aq shume dhe mendja tani po i bente lojera te tilla. Ajo nuk mund te ishte vertet aty duke i thene keto fjale. Por fjalet e saj me pas e shushaten fare.

-Rafael...une te dua. Te dua vertet. Te dua ashtu sic nuk kam dashur askend me pare. Te dua ashtu sic askush nuk te ka dashur me pare. Dhe te kerkoj falje qe e kuptova dhe pranova kaq vone. Mjaftueshem vone qe ti te vuaje. Te lutem me fal.

-Te te fal?!-erdhi me ne fund ne vete ai. Nuk po i besohej dot.
-Te te fal?!-tha serish dhe u cua ne kembe se bashku me te.
-Por une te dua. Si mund te te mbaj meri une ty?!-dhe pas kesaj u formuan dy buzeqeshje te medha ne fytyrat e te dyve. Nje buzeqeshje qe u vulos me nje puthje. Nje puthje e gjate qe tregonte dashuri dhe mall. Nje puthje qe u pasua me Rafaelin qe mori ne krah Andrren ende pa u shkeputur nga njeri-tjetri dhe u futen brenda ne shtepi. Puthje qe shoqeroi rrugen e tyre drejt dhomes se gjumit. Puthje qe u thellua dhe e beri ate nate me te magjishme. Ate nate ku ata i shprehen dashurine njeri-tjetrit ne te gjitha format e mundshme. Ate nate ku ajo u be e tij pergjithmone dhe ai i saji deri ne vdekje. Puthje qe tregonte se do te ishin bashke pergjithmone, derisa vdekja t'i ndante.

"End of flashback"

-Mirmengjes vogelushe,-tha ai kur vuri re se ajo ishte zgjuar dhe po buzeqeshte me vete. Zot, sa e donte kete femer.

-Mirmengjes,-tha ajo dhe u ngrit pak per t'i dhuruar puthjen e mengjesit.



Yayyyýyyyyy ata duheeennnnn😂😂

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now