Andrra's POV
Kishte shkuar serish ne dhomen e saj pas vizites se atij djalit te cuditshem qe spo ia hiqte syte. Me pak fjale, nuk i kishte pelqyer. Dhoma ku ishte akomoduar ne shtepine e Rafaelit ishte mjaft e madhe dhe e arreduar mjaft mire. I pelqenin shijet e tij, kete e kishte kuptuar qe nga veshjet e tij dhe mobilimi i shtepise e perforconte akoma me shume mendimin e saj. Ishte shtrire ne krevat dhe nga mendimet e saj e nxorri zilja e celularit qe ndodhej mbi komodine. Nuk e kishte vene re qe ndodhej aty, madje nuk e dinte fare qe e kishte me vete aty. 'Ndoshta e ka marre Rafaeli nga shtepia ime' mendoi. Pa ne ekranin e celularit dhe lexoi emrin e te atit. 'Me ne fund' mendoi. E kishte marre malli per te atin, sidomos pas ndodhive te fundit. Donte qe ai te kthehej sa me shpejt. Me te ndihej me e sigurt. Nuk i besonte shume Rafaelit per sigurine e saj, por serish nuk kishte kujt ti drejtohej per ndihme ne ato momente. E hapi celularin dhe menjehere ndjeu nje shtrengim ne zemer, por nuk i kushtoi shume rendesi.
-Babi,-i thirri menjehere-oh sa mire bere qe telefonove. Duhet te vish menjehere. Nuk e ke idene se cfare ka ndodhur. Babi...aty je?-Dicka nuk shkonte. Ai spo i pergjigjej.-Babi?
-Oh, pra te duhet babi yt qe te ndihesh e mbrojtur apo jo?-degjoi nje ze burri nga ana tjeter e telefonit. E sigurt qe nuk ishte babai i saj.
-Kush je ti? Ku eshte babai im?
-Une? Kush jam une? Vertet Leonard, kush jam une? A duhet ti tregoj vajzes tende se kush jam?-dhe filloi te qeshte si nje i marre.
-Babai im eshte aty? Cfare i ke bere? Kush je ti?
-Une, Andrre e dashur, ose familja ime eshte makthi qe e ka perndjekur babain tend gjithe keto vite dhe tani jam thjesht i bere realitet. Si mendon?
-Makthet jane thjesht endrra ne gjume. Tani kush je ti dhe cfare i ke bere babait tim?
-Hahaha, perse do ta dish? Eshte me mire qe te mos e dish, me beso. Tani, babai yt i dashur eshte ketu me mua dhe nuk duket dhe aq i lumtur qe po te degjon zerin pikerisht tani. Por po flas une ne vend te tij. Po, ai i ka marre vesh ndodhite e fundit. I vjen shume keq qe je lenduar per faj te tij. Por ja qe nuk mund te beje asgje pervecse te te leje ne duart e atij bukuroshit kolumbian qe ai te te mbroje.
-Nuk ishte faji i tij. E kishte fajin Rafaeli qe me perfshiu ne punet e tij te pista.
-Oh e ka bere apo jo? Epo, ai mund te jete bukurosh por kjo sdo te thote qe nuk eshte genjeshtar apo jo?
-Cdo te thuash me kete? Mua me sulmuan ngaqe me pane me Rafaelin dhe donin ta lendonin ate nepermjet meje.
-Ose ngaqe je vajza e Leonardit dhe kishin ca pune pezull me te dhe menduan qe ti vrasin te bijen? Si mendon? Me bukur keshtu apo jo?
-Cfare doni nga ne? Cfare i keni bere babait tim?-Andrra nuk e kishte kuptuar por kishte filluar te qante gjate fjaleve te tij.
-Shume gjera dhe asgje. Tani me thuaj ti kukull, sa je ne gjendje qe te sakrifikosh per babane tend?
-Gjithcka. Cfare doni? Doni para? Mund tju jap sa te doni.
-Hahahaha, jo kukull nuk dua para. Te jesh e sigurt qe kam mjaftueshem te tilla.
-Atehere, cfare do?
-Dua kokat e te gjithe familjes tende te paketuara ne forme dhuratash.
Tingelloi si nje maniak me fjalet e tij, por ai ishte i tille. Nje i pashpirt qe donte hakmarrje.
-C..cfare?-Andrra filloi te belbezonte nga nervozizmi. Po shpresonte qe ai i cmenduri te ishte duke u tallur, edhe pse situata nuk e premtonte kete gje.
-E degjove,-iu pergjigj ftohte ai-Babai yt do te perjetoje pak ferr keto kohe derisa une te vendos qe ta vras. Pas tij eshte rradha jote. Je me fat qe nuk ke femije. Nuk do me dhimbseshin as ata. Jam betuar qe do ta bej familjen e babait tend te vuaje dhe ashtu do ta bej. Dhe fajin per kete e ka vetem yt ate. Yt ate dhe veprimet e tij te pamenduara mire. Ceshtje shqiptaresh. Tani shko tek kolumbiani dhe tregoi gjithcka. Thuaji te te tregoje te verteten nese ka guxim. Jam i bindur qe ai di gjithcka. Do te degjohemi serish bashke dhe do te shihemi shume shpejt. Po vijme per ty, pa merak. Deri atehere, mos vdis. Do te te vras une.
Dhe e mbylli telefonin. Nderkohe Andrra kishte filluar te qante akoma me shume. Nuk e kuptonte se per cfare po fliste ai i cmendur. Kush ishte ky armik aq i pameshirshem qe kishte familja e saj? Dhe pse? Rafaeli. Ai e dinte sipas tij. Dhe e kishte genjyer. Pse? Cfare po ndodhte? U ngrit menjehere nga krevati dhe u drejtua per nga zyra e Rafaelit. E hapi deren pa trokitur dhe e pa ate ulur ne karrigen e tij.
-Rafael, me ndihmo-i tha ajo, me nje ze te deshperuar dhe duke u dridhur nga te qaret.Rafael's POV
Kishte mbyllur disa telefonata ne lidhje me dergesen e fundit qe do te benin per ne Kolumbi. Ishte akoma i merzitur per shkak te Giliermos dhe ato qe i kishte thene ne lidhje me Andrren. Nuk donte qe ta merziste shokun e tij por kur vinte puna te Andrra nuk do ta kursente as ate, as ndonje tjeter. Po cuditej dhe vete nga keto mendime. Nuk i kishte ndodhur ndonjehere keshtu me nje femer. Papritur u hap dera pa asnje te trokitur. Ne fillim u nxeh, sepse e urrente kur i hynin ne dhome pa trokitur. Ishte gati qe ti bertiste atij qe hyri brenda por pamja qe pa kur ngriti koken e beri humorin e tij te nderronte drejtim 180°.
-Rafael me ndihmo,-zeri i saj qe dridhej nga te qaret e shqetesoi akoma me shume. U ngrit nga karrikja ku ishte ulur dhe shkoi drejt saj. Andrra e perqafoi me krahun e lire ndersa ai e afroi me shume drejt vetes duke e mbeshtjelle me krahet e tij te fuqishem por duke u perpjekur qe te mos e lendonte. Ajo filloi te qante akoma me shume.
-Andrra cfare ka ndodhur?
-Ata...dikush...ka rrembyer babain tim.
-Cfare?-e hoqi nga perqafimi i tij per ta pare ne sy.
-Dikush me telefonoi nga celulari i babait dhe...dhe...-nuk arrinte te artikulonte fjalet nga te qaret.
-Andrra cfare? Fol te lutem.-paniku kishte perfshire dhe ate.
-Ai me tha qe do ta vriste. Qe do me vriste dhe mua pastaj. Te lutem Rafael, bej dicka. Nuk mund ta leme te vdese. Duhet ta shpetojme.
-Kush ishte ai? Te tha gje?
-Jo, por me tha qe ti mund ta dije. Dhe per sulmin, ti me genjeve. Nuk ishin rivalet e tu, por te babait tim. Ai tha qe ishte faji i babait tim per gjithcka. Per ato qe ai kishte bere. "Ceshtje shqiptaresh". Rafael cfare po ndodh? Kush eshte ai?
-Oh Andrra,-tha ai dhe e perqafoi serish. E dinte kush ishte dhe cpo ndodhte por nuk donte te mendonte per ato qe mund te ndodhnin. 'Oh Zot' mendoi me vete. Po tani cfare te bente? Ti tregonte te verteten? Nuk mundej. I kishte premtuar Leonardit qe sdo ta bente.
-Rafael te lutem,-i tha ajo duke e pare ne sy.-Nuk mund ta humbas babain tim. Eshte familja ime e vetme. Sdua te ngelem vetem. Jo serish. Me ndihmo Rafael, me ndihmo.
-Sigurisht qe do te ndihmoj bukuroshe. Do ta gjejme Leonardin dhe do ta sjell prane teje, dakort? Por ne fillim duhet te qetesohesh. Dakort? Te lutem.
-Dua te me tregosh gjithcka Rafael. Ti e di. E di qe e di.
-E di Andrra e di. Nuk mund te te genjej me shume. Por do te te them dicka. Nuk mund te te tregoj asgje. Nuk me perket mua. Eshte dicka e familjes tende. I kam premtuar Leonardit qe te mos tregoj asgje, as ty, askujt tjeter. Te lutem, mos me pyet.
-Por une duhet ta di. Jeta ime rrezikohet nga kjo dhe ti nuk me tregon gje. Te lutem tani, duhet ta di. Po sikur...po sikur te mos e shpetojme dot babain?-filloi te qante akoma me shume.-Po atehere?
-Te lutem Andrra, mos mendo gjera te tilla. Do ta shpetojme Leonardin dhe ai do te te tregoje gjithcka. Por ne qofte se...nese i ndodh gje Leonardit, atehere do te te tregoj gjithcka. Cdo gje qe di. Por tani nuk mundem. Te lutem me kupto. Jo vetem prej premtimit qe i kam bere babait tend por edhe sepse nuk me perket mua ta tregoj ate histori.
-Do me ndihmosh te gjej babain apo jo?
-Sigurisht qe po. Do ti fillojme kerkimet qe sot. Por ne fillim qetesohu. Do ta gjej Leonardin dhe do te te mbroj dhe ty.
Dhe e perqafoi serish, me fort se me pare, per ti treguar qe do ta mbronte tani dhe pergjithmone.