18

314 27 2
                                    

Po nxitonin per ne spital por sado shpejt te ecte makina, serish ndalonin per te pyetur se ku ishte Emergjenca. Nuk dinin se nga te shkonin. Te kishin qene ne Tirane do ta kishin pasur me te lehte sepse Andrra i dinte mire rruget e Tiranes por ne Berat...Hera e pare qe shkelnin aty te dy. 
Makinat e tjera i ndiqnin nga pas. Nuk mund te shetisnin rrugeve vetem sigurisht. 

Me ne fund mberriten. E para qe doli nga makina ishte Andrra. U drejtua menjehere drejt deres se spitalit dhe pyeti nje infermiere aty per te atin. Ajo i drejtoi per ne katin e dyte. Kater nga njerezit e Rafaelit, te cilet dhe e kishin shpetuar, ndodheshin ne korridor dhe po prisnin jashte nje dere. Pjesa tjeter ndodhej jashte spitalit.

-Ku eshte ai?-pyeti menjehere Rafaeli sapo i pa.

-Brenda zoteri,-u pergjigj nga ata,-po e mjekojne. 

-Po e mjekojne? Pse cfare kishte? Cfare i kishin bere?-foli Andrra. Ishte gezuar aq shume kur i thane qe e kishin gjetur, por pastaj, po shkonin ne spital dhe ankthi e kishte pushtuar te teren. 

Djali u be gati te fliste por pa dicka pas Andrres dhe ndryshoi mendim ne lidhje me ate qe do te thonte.

-Mendoj se e kishin rrahur dhe nga kjo kishte disa te cara dhe demtime te vogla.-tha ai.

-Oh Zot.-tha,-shpresoj qe te mos jete shume rende.

-Zoteri, Kolinin e plagosen ne kembe dhe tani ndodhet ne sallen e operacionit.

-Eja pak nje minute,-i tha Rafaeli, duke bere menjane dhe shkuan te flisnin ne nje cep te korridorit, mjaftueshem larg qe te tjeret te mos e degjonin.
-Tani me trego me detaje se cfare ndodhi atje.

-Po ja...

*flashback*

Jashte shtepise ishin disa roje qe po flisnin me njeri tjetrin. Sic dukej ishte orari i nderrimit. Nderkohe qe te sapoardhurit u pozicionuan neper vende, jashte shtepise doli nje burre rreth te 50 dhe ishte teper serioz ne fytyre. Njeri nga djemte aty i hapi deren e makines dhe menyra se si e shikonin te gjithe dhe i bindeshin tregonte se ishte teper i rendesishem aty. Duhej te ishte shefi i tyre. U larguan qe aty se bashku me djemte e tjere dhe jashte ngelen vetem dy rojet te dera. Lehtesisht te eliminueshem. Hyne brenda dhe menjehere u ndeshen me disa roje te tjere. Filluan nje beteje me arme aty. Sigurisht qe e fituan. Ata ishin shume amatore. Nuk gjuanin as ne shenjester. Kurse ata...ishin nder njerezit me te mire qe kishte Rafaeli dhe kush ishte Rafaeli? Drejtuesi i nje nga mafiave me te medha ne Amerike. Te gjithe i druheshin dhe askush nuk donte ta kishte armik. Perpiqeshin te shkonin mire me te dhe Rafaeli ishte i mendimit:Miqte mbaji afer, armiqte akoma me afer. Dhe vete Leonardi e kishte pranuar qe ishte me fat qe ishte ortak me te, edhe pse me shaka.  Ama thelle thelle e dinte se ate njeri nuk duhej ta kishe armik edhe pse ishte vete ai qe e kishte ndertuar, vete ai e kishte stervitur dhe mesuar. Leonardi kishte patur nje nxenes te shkelqyer, i cili ia kishte shperblyer gjithmone mesuesit te tij dhe te njejten gje po bente dhe tani qe po e shpetonte.

Dicka i thoshte se ajo qe kerkonin ishte ne kete shtepi, prandaj dhe duhej te lajmeronin skuadrat e tjera.

-Kolin, telefono skuadren e bosit dhe nese nuk kane gjetur gje, te vijne ketu.

-Amadeo, nuk pergjigjen. Sic duket nuk ka vale atje ku jane ata. Po telefonoj skuadren tjeter.

-Dakort.

-Po vijne. As ata nuk kishin gjetur gje. 

-Shkojme ketej. Grupi tjeter do te dije ku te na gjeje.

Po ecnin drejt korridorit por dyshemeja e shtruar me parket bente qe hapat e tyre te ngadalte shkaktonin nje zhurme acaruese per situaten ku ndodheshin. 

-Ndaloni aty ku jeni. -u degjua zeri i dikujt dhe filloi te gjuante. Ne fakt, filluan te gjuanin. Ishin disa njerez.

Filloi nje perleshje akoma me e madhe se e para. Te pakten shtepia kishte vende ku te mbroheshe. 

Do te kishin perfunduar te vrare nese nuk do te ishte per skuadren tjeter qe kishte mberritur fiks ne kohe. Filluan ti sulmonin nga te dyja anet dhe ata ishin midis dy zjarreve.

-Kolin, merr dy djem dhe ejani pas meje.-tha Amadeo duke lene luften dhe duke u nisur per te kerkuar Leonardin.

Ne fund te korridorit ishin disa shkalle qe te conin ne nje si bodrum. Filluan te zbrisnin shkallet dhe vrane disa njerez qe i prene rrugen. Ne fund te shkalleve ishte nje dhome. Hyne brenda dhe nuk kishte asnje roje. Domosdo, kishib shkuar te gjithe lart. Ne dhome ndodhej nje burre i lidhur ne nje karrige dhe i mbuluar me gjak por dhe i lagur me uje gjithashtu.

-Zoti Leonard, me ne fund ju gjetem. -filloi ti zgjidhte duart dhe kembet por ai nuk po reagonte fare. Kishte humbur ndjenjat.

Veshtroi dhome ku ndodhej dhe nuk donte te mendonte se cfare kishte kaluar ky njeri. Kjo ishte nje dhome torturash. Ne tavolinin qe ishte aty cfare nuk kishte:thika, ganxha, granata dore, kamxhik e shume te tjera, mjaftueshem per te sjelle dike ne kete gjendje. 

-Ndalo aty,-u degjua zeri i Kolinit dhe me pas dy te shtena. Dikush kishte tentuar te hynte ne dhome por Kolini i kishte qelluar por po ashtu edhe ai Kolinit.

*end of flashback*

-Keshtu ndodhi zoteri,-tha Amadeo,-Me pas dolem nga aty dhe u drejtuam per ne spital dhe pastaj ju njoftuam dhe juve.

-Keni bere nje pune te shkelqyer, bravo. Nuk ndodh gjithmone qe ne nje perleshje te tille, skuadra kundershtare te eliminohet e gjitha kurse ne te kemi vetem nje te lenduar me nje plumb ne kembe.

-Faleminderit zoteri, eshte dhe merita juaj gjithashtu per stervitjen e vecante qe na keni dhene....Zoteri, ka edhe dicka tjeter qe dua tju them por jo me pak te rendesishme. Madje mendoj se kjo eshte gjeja me e rendesishme qe ka ndodhur sot pas shpetimit te z.Leonard.

-Fol, cfare eshte?-tha Rafaeli, i cili mund ta dallonte qarte tensionin e Amadeos.

-Personi qe qelloi Kolinin...epo...ai ishte...

-Kush Amadeo? Ndonje qe e njohim?

-Ishte z.Giliermo zoteri.

Mos ndoshta ishte zhgenjim ai qe ndjeu? Mos ndoshta urrejtje, percmim apo cfare? Mos u trishtua apo u inatos? Te gjitha dhe asnjera. As ai vete nuk e dinte se cfare ndjeu kur degjoi ato fjale por nga cdo ndjesi ne ato moment, vetem njeren mundi te shquante sakte:ate te nje thike ne zemer.

Zoti e di si e kam shkruar kete pjese,,,,mendoja se do ta kisha me te veshtire se nk di si ti pershkruaj skenat e luftimeve apo gjerave kshu me detaje jo ku vrau kte jo qelloi kte😂😂😂 njs shpresoj qe tju ket pelqyer

S'do mund te ikesh pergjithmone!حيث تعيش القصص. اكتشف الآن