~~~~~~~~~~~~~~
Po perpiqej te hapte syte por drita e diellit i dha nje dhimbje te tmerrshme koke qe ne kontaktin e pare, prandaj dhe i mbylli serish. Ndihej i renduar e nuk donte te levizte nga aty ku ishte. Ndjeu qe kishte dicka ne perqafim por nuk i hapi syte te shihte se cfare ishte. Thjesht e perqafoi akoma me shume dhe nuhaste aromen e mire qe vinte nga ajo gje. Koka serish i dhimbte si dreqi por ndihej pak me mire aty ku ishte.
Teksa e mbante ate aty midis kraheve te tij, ndjeu se ajo 'gjeja' levizi per nje moment. Hapi syte menjehere por u qetesua sapo pa qe ishte thjesht Andrra ajo qe ishte aty, duke fjetur. Mbylli syte serish i relaksuar por qetesia aq zgjati. Iu kujtua serish gjithcka. Erdhi ne realitet. Hapi syte dhe beri te ngrihej menjehere por nuk ishte vetem ai qe kishte qene duke perqafuar ate por dhe Andrra kishte vendosur duart rreth belit te tij.
Nuk po e kuptonte. Cfare donte ajo aty? Ajo duhet ne shtepine e Xhesikes. Ne fakt ajo ne shtepine e Xhesit ishte, por cfare kerkonte ai aty?!
Edhe donte, edhe sdonte te largohej. Ne fakt nuk donte, por ai kishte nje inat derri qe nuk e linte rehat. Por as ajo spo e linte. Po e mbante aty pas vetes edhe pse ne gjume.
Deshi, sdeshi, u shtri serish prane saj dhe instiktivisht e mbeshtolli serish me krahet e tij.
Nuk dinte te thoshte sesa kohe kishte qe qendronte zgjuar duke pare ate teksa flinte. Pamja e saj i falte qetesi dhe kujtimet e vrisnin serish ate qetesi.
Nuk po e njihte me veten. Si mund ta duash nje person e te mos e falesh dot?! Tani e kuptonte edhe ate kur nuk e falte dot pas rikthimit te tij. Dhimbja qenka e tmerrshme. Qenka nje ndjenje qe nuk e le njeriun te marre fryme lirisht. Eshte si ta duash dicka e te besh gjithcka per te mos e marre. Ashtu ishte dhe ai. E donte ate por po perpiqej ta largonte.
Mendimet e tij i nderpreu ajo teksa po zgjohej. Po tani cte bente ?! Cti thoshte? Ai as qe ja kishte idene se ckishte ndodhur naten e kaluar dhe nuk i kujtohej asnje nga fjalet qe i kishte thene. Kishte frike nga ajo qe mund te kishte bere e thjesht shpresonte te mos i dilnin gjerat nga binaret.
Ajo e pa ne sy sapo i hapi ato. Edhe ajo kishte frike. Frike se ndoshta ai nuk do ta mbante premtimin e nates se kaluar. Por frika e saj ishte e vertete sepse ai as qe ia kishte idene qe i kishte thene ato fjale.
-Mmirmengjes,-guxoi te thoshte ate fjale e u tremb kur pa ate qe hodhi syte tutje e u shkeput nga ajo.
-Mirmengjes,-iu pergjigj ai pas pak me nje ze monoton. Koka vazhdonte ti dhimbte por po perpiqej te mos e jepte veten.-Si erdha une ketu?-pyeti ai duke e pare serish ne sy.
-Do te thuash...qe ti nuk mban mend asgje?-beri ajo ate pyetjen qe po e mundonte aq shume e cdo shprese iu shua me ato fjale.
-Ndodhi ndonje gje qe une duhet ta mbaj mend?-pyeti ai.
-Jo,-iu pergjigj ajo pasi u mendua nje cope here e vuri pak buzen ne gaz por qe ne fakt po i dridhej nga e qara qe ishte gati te shperthente.
Ai e kuptoi qe ajo po e genjente por nuk beri ze. E verteta ishte se ashtu si ajo edhe ai kishte frike. Prandaj mendonte se do te ishte me mire te mos kujtonte asgje.
-Erdhe me Giliermon,-foli ajo pas pak dhe atij iu kujtua kur kishte telefonuar ate per te pire ndonje gje. E kishte dashur si shoqerues dhe, edhe pse e urrente, ai ishte i vetmi qe e njihte mire dhe dikur kishin qene shoke.
-Aha,-kjo ishte pergjigja e tij e vetme dhe u ngrit nga shtrati. Veshi kepucet, mori xhaketen dhe u nis per nga dera.
-Rafael,-degjoi ate duke peshperitur serish. Ktheu koken menjehere qe ta shihte e vuri re qe ajo po dridhej paksa,-Vertet nuk..nuk mban mend gje?
-Ti me the qe ska asgje te rendesishme per tu kujtuar prandaj dhe jo, nuk mbaj mend gje dhe sdo perpiqem te kujtohem.-tha ai dhe doli nga ajo dhome duke e lene ate serish te thyer.
Mbylli deren dhe mbeshteti koken pas saj. Sa po vuante dhe per me teper sa po e bente ate te vuante dhe serish nuk po bente asgje per ta ndaluar . U be gati te largohej por kembet i ngecen aty ku ishte dhe zemra iu drodh kur degjoi ngasherimen e saj qe vinte nga brenda dhomes.
-Dreqin,-peshperiti me vete dhe...
~~~~~~~~~~~~~~
*2 muaj me vone*
-Shtatzania po shkon shume mire prandaj nuk ka asgje per tu shqetesuar,-tha doktori pasi i beri asaj ate kontrollin rutine te cilin Rafaeli nuk e linte kurre pas dore dhe ia kujtonte Andrres gjithmone, ndonese as ajo nuk harronte vete.
-Kur do te mund te shohim gjinine e femijes?-pyeti ai duke bere nje hap para pasi tere kete kohe kishte ndenjur aty duke pare ate doktorin pispilluq teksa i bente asaj nje eko te barkut qe tashme dukej pak por pak fare i fryre ose ndoshta ashtu i dukej atij sepse e dinte qe aty brenda kishte dicka.
-Mendoj se shume shpejt,-u pergjigj ai dhe i buzeqeshi Andrres duke i dhene nje dore per tu ngritur, dore e cila u refuzua nga ajo sepse kembenguli qe mund te ngrihej vete, dore e cila me pas u zevendesua me ate te Rafaelit qe e shihte doktorrin venger, si te donte ta vriste.
E ajo e kishte kuptuar qe babai i femijes se saj nuk e kishte me aq qejf ate doktorin e ri, prandaj nuk i jepte dhe aq shume muhabet atij. Pervec problemeve te tjera qe kishin ata te dy, nje zenke xhelozie do ti vinte kapakun.
Ne fakt, dhe i pelqente kjo gje. Te pakten ai ndjente dicka per te dhe kjo eshte shume e rendesishme. Ajo e dinte qe ai e donte, ai nuk e kishte mohuar kurre ne fakt, as tani, as atehere.
*Flashback*
Sapo dera u mbyll, nuk mund ta permbante me veten dhe filloi te qante. Ne fillim la vetem lotet te rridhnin por me pas e kaploi nje e qare qe smund ta ndalonte e jo pa arsye.
Kishte shpresuar kot mbremjen e kaluar, ai nuk do e falte, ai do e ndante nga femija i saj por ajo sdo ja bente te lehte. Ajo nuk do e lejonte. Jo sa te ishte gjalle.
U tremb kur degjoi deren te hapej me furi dhe vereu ate qe u turr drejt saj dhe e perqafoi fort, saqe per nje moment po i merrej fryma. Por realiteti e goditi shpejt dhe nuk vonoi qe tia kthente perqafimin. Fundja fundit, ata per ate perqafim kishin nevoje, te dy ata, edhe ai, edhe ajo.
Ai e la ate te qante ne krahet e tij dhe i dhimbsej aq shume, sidomos duke ditur qe nje pjese te fajit per gjendjen e saj ishte dhe ai, ai dhe fjalet e tij qe hapnin cdo here e me shume nje plage te re ne zemren e saj.
-Me fal,-arriti te thoshte ajo mes lotesh e ai e perqafoi edhe me shume. Nje dite, aq kishin ndenjur te hidheruar e atij i dukej nje shekull. I dukej kohe aq e gjate pa te dhe e kishte marre edhe malli.
Por nuk mund ta shihte me duke qare, prandaj dhe i kapi fytyren me dy duar dhe e beri ate ta shihte ne sy. I fshiu lotet edhe nje here tjeter dhe edhe nje here i tha ato fjale.
-Je bere shume qaramane kohet e fundit.
Ajo u tremb dhe uli syte, sepse mendoi se ai do te vazhdonte te njejten bisede te nje dite me pare por serish shpresonte ne dicka ndryshe.
-Por tani ka ardhur koha te ndalosh,-i peshperiti ai shume prane fytyres dhe ajo gjeti guximin ti ngrinte syte serish.-Ti je nje vajze e forte, e di kete apo jo?
Ajo shkundi koken si per ti thene qe nuk ishte, nuk kishte qene kurre.
-Po, ti je prandaj dhe femija yne do te jete i forte si ti.-tha dhe i la nje puthje te lehte mbi buze. Zemra e saj po dilte nga vendi por serish nuk fliste.
-E di?!-tha ai pas pak-Xhesika me tregoi per arsyetimin qe kishe bere ti per te justifikuar ate veprim qe doje te beje. Ke te drejte, por edhe nuk ke.-ajo e shihte me kuriozitet dhe donte te dinte se pse mendonte ai keshtu.
-Une e kuptoj qe ti ke vuajtur shume e nuk do qe as ai te vuaje por serish, ai mbetet foshnja jone, e ka per te qene i lumtur.
-Ma premton?-tha ajo dhe i nguli syte thelle ne shikimin e tij duke pritur ate premtim.
-Ta premtoj!-tha ai,-ai do te rritet i lumtur, dhe ne te dy do jemi pergjithmone bashke duke e pare te lulezoje!
*End of flashback*
Dhe vertet, femija i tyre do rritej i lumtur por a do ishin ata aty per te pare lumturine e tij?!