Deri me tani nuk e kishte kundershtuar asnjehere ate. E kishte mbeshtetur ne cdo vendim qe kishte marre. Por tani, kjo gje ishte e tepert. Ky ishte nje gabim i madh e nuk mund ta linte shoqen e saj ta bente.
Doli me nxitim nga makina dhe e ndoqi deri brenda ne shtepi. Rafaeli nuk ndodhej aty e keshtu mund ta diskutonte me qetesisht me Andrren e cila tashme ishte duke hyre ne dhomen e saj. Hapi deren dhe pasi hyri brenda, e perplasi me force.
-Cfare mendon se do besh ti?!-i tha me zerin e ngritur e dukej qarte acarimi ne zerin e saj.
-Xhesika, cfare po flet?!
-Cfare po flet ti Andrra?! Cfare ishte ajo qe me the ne makine?! Je ne vete?! Eshte nje femije Andrra, nje Femije! Nuk mund ta vrasesh keshtu si pa te keq.
-Nuk po e vras si pa te keq.-ngriti dhe ajo zerin kete here, e dukej se ishte gati duke qare.-Zoti e di se cfare po vlon brenda meje. Mendon se une dua ta bej kete gje?! Mendon se une nuk e dua femijen tim?! E dua Xhesika e nuk di cfare do bej tani.
-Por nuk e do mjaftueshem sa ta lesh te jetoje. Po tregohesh egoiste Andrra. Ai femije nuk e meriton kete gje. Ti nuk ia di vleren te qenurin nene me duket.
-Sigurisht qe ia di. E une e dua beben time Xhesika, te jesh e sigurt per kete.
-Atehere pse po e ben? Kur e do kaq shume pse po ia merr jeten qe tani?
-Sepse nuk dua qe te kete te njejtin fat si une!
-Cfare po thua?
-Ja tek jam une. E bija e nje mafiozi. Dhe cfare ka ngelur per mua tani?! Jam nje jetime qe sdi cfare drejtimi do ti jap jetes sime. Isha shume ne rregull derisa te tjeret vendosen te me benin objekt hakmarrjeje. Nuk dua qe femija im te vuaje si une.
-Por Andrra, ti nuk po vuan aq shume. Ti ke Rafaelin, ai te do e kujdeset per ty. Ai do te kujdeset dhe per femijen tuaj.
-Edhe babai im e donte nenen time. Edhe ai u kujdes per te por ama e dime fundin e saj. Ai me mbrojti dhe mua por ja vdiq vete. Po femija im?! Te ngele jetim si une?!
-Mos fol keshtu. Nuk i dihet asnjehere fatit Andrra.
-Fati ne kete lloj jete te qelbur mafiozesh dihet. Une nuk mund te dal me sepse e dua Rafaelin por nuk mund ta denoj dhe femijen tim ne kete menyre.
-Nese eshte vajze...
-E nese eshte djale, do te drejtoje nje mafia se shpejti e kjo do te jete akoma me keq. Djali im do behej nje vrases shpirtkeq e i ftohte. Mbase nuk do te gjente asgje ne jeten e tij qe tia zhdukte ate ftohtesine e kesaj bote e nuk do te ishte kurre i lumtur.
Tashme kishte filluar te qante. I dhimbte si dreqi qe duhej ta bente kete gje. I dhimbte me shpirt qe ishte e denuar te jetonte kete lloj jete e te merrte parasysh keto gjera. Por ishte e detyruar. Kjo frike ishte me e madhe se deshira e saj per ta mbajtur ate femije.
-Te lutem Andrra, mendoje serish. Mos e deno ate femije ne kete menyre. Ai nuk ka asnje faj.
-E di e dii por nuk mundem.
-Andrra mos bej keshtu...-tashme dhe ajo kishte filluar te qante.
-Xhesika...pse po e ben kete? Pse po qan? Pse te intereson kaq shume femija im?
-Nuk eshte thjesht femija yt. Une, Andrra mua me prek dicka tjeter qe ti nuk do ta dish kurre si eshte. Sepse ti po e pret nje femije e duhet te jesh mirenjohese per kete. Mos e hiq, te lutem.
-Ma thuaj, duhet ta di.
-Andrra te lutem...
-Je shoqa ime, ma thuaj Xhesika.