Nje ane e zemres se tij i thoshte qe te shkonte e ta perqafonte fort, ti kerkonte falje per ato qe i tha dhe ti thoshte qe e donte e cdo gje do te shkonte mire tani. Por ana tjeter e pengonte. Ana tjeter i thoshte te mos e falte aq kollaj, sepse sido qe te ishte ajo kishte qene gati ta bente ate gje, e kishte cuar ndermend qe ta vriste ate femije, prandaj edhe kjo gje kishte rendesi. Edhe atij i dhimbte ta pranonte, por e dinte qe nese do ta kishte bere, atehere cdo gje do te kishte marre fund mes tyre.
Ajo e veshtronte me syte e skuqur e te perlotur kurse ai e shihte pa asnje emocion, sepse nuk dinte cfare emocioni te tregonte me te. Kur pa se ai nuk kishte ndermend ti fliste, ktheu kurrizin dhe filloi te largohej. U ndje vetem, e kjo gje i dhimbte. Ai largim iu duk i dhimbshem.
I dhembi edhe atij gjithashtu. Te shihte ate te priste nje reagim nga ai, nje shenje qe e kishte falur por ne fund nuk mori asgje. Ai shikim i saji plot dhembshuri, qe lutej per faljen e tij, iu ngulit thelle ne zemer e do te duhej shume ta nxirrte qe aty.
I dukej sikur qenia e tij ishte ndare ne dy pjese. Sikur engjelli dhe djalli brenda tij ishin zgjuar dhe po perpiqeshin te kryenin detyren e tyre.
Ana e mire i thoshte te shkonte drejt saj, ta ndalonte e ta perqafonte fort sepse ajo per ate gje kishte nevoje ne ato momente.
Ndersa ana tjeter i thoshte ti kthente kurrizin e te mos mendonte me per te sepse ajo nuk meritonte asgje te tij.
Keshtu, ai kishte ngelur ne vend. Engjelli e terhiqte drejt saj kurse djalli ne drejtim te kundert me te. Dhe ai perfundoi duke pare ate teksa largohej e teksa zemra e tij thyhej me cdo hap qe ajo hidhte tutje. Zemerimi nuk e pengoi ate te ndiente dashuri per ate femer por as ajo dashuri nuk e pengoi zemerimin.
Uli koken dhe ndjeu hapa te tjere qe u larguan me nxitim. Xhesika kishte shkuar pas Andrres kurse Giliermo kishte qendruar ne vend e shihte ate me mosbesim.
-Pra, kaq ishte dashuria jote?-e pyeti ai me nje ton te zhveshur nga cdo emocion emocion. Rafaeli e pa sikur donte ta vriste e ti thoshte qe ta qepte.
-Mos me shiko aspak ashtu,-vazhdoi ai me te veten,-Ti qe betoheshe se e doje e do ta mbroje, ja tek je teksa e le qe ajo te lendohet.
-Ajo donte te lendonte femijen tim,-iu pergjigj ai e nervat dukeshin se po shtoheshin me cdo fjale qe thonte.
-Edhe?! Nqs do te isha une, nuk do me behej vone aspak per ate femije. Femije mund te besh serish, kur te duash dhe me ke te duash. Eshte gjeja me e lehte per tu bere.
-Ti nuk di c'flet,-iu pergjigj ai dhe beri te largohej.
-Kurse te gjesh nje njeri qe te te doje ashtu sic te do motra ime eshte dicka e jashtezakonshme, qe ti sdo ta gjesh tek asnje femer tjeter,-uleriti ai fjalet e fundit qe ai te mund ti degjonte sepse kishte vazhduar te ecte e te mos ndalonte te degjonte ate.
-Ti as qe ia ke idene fare,-ishte pergjigja e tij e fundit por qe Giliermo nuk arriti ta degjonte. E ai nuk ia kishte idene vertet, sepse nese do te behej nje dite baba, atehere do ta kuptonte rendesine e nje femije. Por nje femije nuk ishte ne planet e tij te aferta, e as te largeta.
~~~~~~~~~~~~~~
-A mund te qendroj ne shtepine tende?-ishte pyetja qe i beri Xhesikes krejt papritur teksa qendronin te dyja te perqafuara ulur poshte nje peme tek nje park. E nuk ndodheshin kot aty. Tek ajo peme kishin shume kujtime. Ajo ishte si pema e tyre e personalizuar ku shkonin te luanin gjithmone kur ishin te vogla e sa here ishin te merzitura tani qe ishin te rritura.
-Sigurisht qe po,-iu pergjigj Xhesika pa e menduar dy here,-por a je e sigurt?-tha dhe ngriti koken qe ta shihte ne sy.
-Ai sdo te ma fale, jam e sigurt, prandaj dhe nuk dua te jem aty kur me te perzeje,-deklaroi ajo friken me te madhe qe kishte,-por e kuptoj. E di qe ai ka te drejte, prandaj nuk dua qe te qendroj ne te njejten shtepi me te e ta bezdis me pranine time.