-Pra, cfare do te bejme tani?-foli Andrra duke thyer keshtu nje heshtje te gjate dhe acaruese per situaten. Ndodheshin ne zyren e Rafaelit, uke u perpjekur te mendonin ndonje gje per te gjetur Leonardin. Por pas ndodhise se meparshme pas kthimit te Rafaelit nuk e kishin dhe shume te lehte.
-Ku saktesisht shkon babai yt kur eshte ne Shqiperi? Dmth, per ndonje vend me specifik. Ndonje shtepi qe eshte nen pronesine tuaj. Apo nuk ka?
-Ka ne fakt. Kemi 3 shtepi ne Shqiperi. Dy ne Tirane dhe nje ne bregdet, ne Sarande me sakte. Por per cfare te duhen? Nuk mendoj se po qendrojne ne shtepine tone apo jo?
-Ne fakt nuk e di. Thjesht doja te dija se ne cfare vendi mund ta kene kapur.Keshtu mund te kontrollojme ne vendet perreth. Ke qene ndonjehere ne...sme kujtohet mire emri i atij qytetit...ah po, ne Berat?
-Jo, ne fakt jo. Kam qene ne shume vende ne Shqiperi por ne Berat jo. Madje kam njohur njehere nje vajze ketu qe ishte nga Berati. Ajo me ftoi qe te shkoja me te ne Berat per te pare qytetin kur te shkoja ne Shqiperi. Por babi nuk me la te shkoja. Tha se nuk ishte mire qe te levizja vetem ne Shqiperi. Madje, pastaj me ndaloi dhe te shoqerohesha me ate vajzen. Dhe, i kam kerkuar me pas babait qe te shkonim ne Berat bashke por nuk pranoi. Jo qe nuk pranoi por dhe u nevrikos dhe qe atehere nuk ia kam permendur me punen e Beratit.
-Ndoshta duhet te kerkojme atje.-tha Rafaeli nen ze.
-Cfare ka atje? Pse kaq i rendesishem Berati?
-Andrra une...si te ta them...eshte nje nga ato ceshtjet per te cilat nuk mund te te them gje. Me kupton apo jo?
-Po, po. E kam te qarte qe nuk do me tregosh gje. Eshte ne rregull. Nuk do te te detyroj te me thuash gje.
-Hah, mendon se mund te me detyrosh per ndonje gje? Ti, e dashur mund te marresh gje prej meje vetem nese dua une, jo ngaqe me detyron ti.-tha Rafaeli duke qeshur.
-Une, i dashur, nuk dua gje prej teje, prandaj dhe nuk te kam kerkuar gje. Nese do te doja ndonje gje konkrete do te ta merrja, pa merak.Tani, ajo qe dua nga ti eshte te me ndihmosh te gjej babain tim, asgje tjeter.
-Dhe kete po e bej sepse Leonardi eshte shoku im dhe sepse dua, jo se me detyron ti, dakort?-tha duke qeshur.
-Ne rregull, ne rregull zoti.Sme-detyron-dot-njeri. E morem vesh.
Tani cfare do te bejme? Nuk mund ta leme babain tim atje,ne meshire te atyre njerezve, qe vetem meshire nuk kane.-Do te fillojme kerkimet ne kete Beratin njehere dhe menjehere madje.
-Sikur te kishim ndonje menyre per ta gjurmuar qe te lokalizojme vendndodhjen e tij. Ose te pakten te dinim se kush e ka rrembyer. Qe te mund ti gjenim ndonje prone ku mund ta mbaje. Por jo. Ne fakt ne kemi asgje. As edhe fat.
-Cfare the ti?
-Qe nuk kemi fat ne asgje.
-Jo kete, para kesaj.
-Qe sikur te kishim mundesi ta gjurmonim ose lokalizonim?
-Pas kesaj.
-Eee...qe te dinim kush e ka rrembyer dhe te kishim keshtu se kujt ti vihemi pas me pak fjale?
-Dreq, si e harrova?
-Cfare harrova?
-Mesa duket yt ate e dinte qe kjo dite do te vinte. Dhe, ne e dime se kush e ka rrembyer.
Para disa muajsh, babai yt beri disa kerkime per keta tipat dhe mesa mbaj mend une, gjeti disa shtepi te tyre. Dhe meqe po flisnim per Beratin, ndodheshin ne Berat.-Dhe ti e thua kete tani?
-Ejj, qetesohu. Kam tere diten qe perpiqen ti lokalizoj celularin por asgje. Mos mendo se kam ndenjur kot. Pastaj, truri funksionon me pak kur eshte ne ankth apo jo?
-Ne rregull, ne rregull. Cfare do te besh tani?
-Do te shkoj ne Shqiperi. Do te marr Giliermon tani ne telefon dhe ti them qe te vije me mua.-dhe nxorri celularin qe te merrte Giliermon ne telefon. Sapo do ti conte zile, Andrra e nderpreu.
-Jo, jo ate.
-Pse jo?
-Nuk...nuk me pelqen ai. Te lutem, mos e merr ate.
-Shiko vogelushe, Giliermo eshte krahu im i djathte dhe miku im. Nuk ke pse shqetesohesh per te.
-Jo, nuk e dua. Do te vij une me ty. Por jo ai.
-Ti nuk mund te vish.
-Sigurisht qe do te vij. Smund te ikesh pa mua. Smund te me lesh vetem. Po sikur te vijne te me rrembejne dhe mua kur ti te mos jesh ketu? Mos e diskuto, ne Shqiperi do shkojme bashke dhe pike.
-Ne fakt, ke te drejte. Do shkojme bashke. Ti do te me hysh ne pune si udherrefyese. Pra jemi dakort per kete. Ndersa per...
-Ate Giliermon nuk e dua me vete. Nuk me pelqen ai. Nese nuk me beson mua, atehere beje per qetesine time. Te lutem.
-Do te pendohesh per kete. Edhe une gjithashtu. Por si te duash ti, ai sdo te vije me ne.
-Me ne fund. Pra, kur do te nisemi?
-Neser ne mengjes.