Dakort pra, po bej dicka qe se kam ber me par ne shkrimet e mia:do te bej dedikime. Nuk i mbaj mend te gjith por vetem ata qe kan votuar ne disa pjese qe hedh dhe qe komentojn(ndonjeher)
Pra, kjo pjese esht per eieeshima
VodkaBambi FjoraKula ardigreta MigenaHasaniIshte ora 5 e pasdites dhe ndodheshin ende ne Berat, pa bere asnje levizje akoma.
Ishin ne dijeni te 3 shtepive te rrembyesve, brenda Beratit, jo shume larg njera-tjetres. Do ti kapnin ne befasi dhe ata as qe do ta kuptonin se nga i erdhi. Nqs do te ishin aty, sigurisht.
Ishin vene te gjithe ne pozicione. Skuadra kishte gjithesej 15 veta, te cilet ishin shperndare ne te tre shtepite. Rafaeli dhe Andrra kishin shkuar tek shtepia qe ndodhej me larg qytetit dhe qe ishte sigurisht dhe me e madhja. Te treja skuadrat do te sulmonin ne te njejten kohe, sipas urdhrit te Rafaelit. Tani thjesht po prisnin kohen e dukur. Nuk do te sulmonin gjate nates por ne muzg.
-E di qe ti ke disa ide te cuditshme mbi sulmet e shtepive?-i tha Andrra nderkohe qe po ecnin drejt shtepise. Makinen e kishin lene rreth 500m larg dhe tani po ecnin ne kembe. Dielli ishte duke perenduar dhe sipas Rafaelit ky ishte momenti i duhur.
-Dhe cte ben te mendosh keshtu?
-Po ja, po sulmojme me nje skuader prej 7 vetash, nderkohe qe te tjerat jane me nga 5. A nuk duhet qe te ishim sa me shume qe te sulmonim?
-Jo. Ashtu do te terhiqnim shume vemendje. Me mire pak dhe sakte. Keta te peste qe sheh ketu, jane te barabarte me 15 njerez te tjere. Te afte, te zgjuar dhe dine si te sulmojne. Sot, ketu ne Shqiperine tuaj, po vepron skuadra ime me e mire moj dhe ti e di qe une nuk lavderoj kot.
-Ne rregull, ne rregull.Nje fjale thashe. Nuk po ta shan njeri skuadren.
-Skuadren jo por po me shan mua dhe menyren time te te menduarit.
-Ok, ok, me fal pra.
Po keto qe kemi veshur poshte xhupave, mos jane gje jeleke antiplumb?-Sigurisht qe po. Mua nuk me pelqen te rrezikoj as veten, as ty dhe aq me pak njerezit e mi. Dhe pistoletat jane me silenciator. Ne fillim do sulmojme rojet qe jane jashte, pastaj do hyjme brenda urte e bute dhe do kerkojme neper shtepi.
Dhe mberritem. Ja tek eshte.-Njofto skuadrat e tjera qe do te sulmojme tani.-i tha njerit prej djemve.
-Je gati?-iu drejtua Andrres.-Jo.
-Sme intereson pra. Nisemi.
Ne deren e jashtme ishin 2 roje, te cilet u eliminuan kollaj fare. Hyne brenda dhe mbizoteronte nje qetesi vdekjeje. Ne pamje te pare dukej sikur nuk kishte asnje njeri aty. Por duhej te kishte.
Hyne brenda ne shtepi, pa as edhe nje zhurme te vogel dhe heshtja vazhdonte te ishte e tille.Erresire. Kjo ishte ajo cfare i priti brenda ne shtepi. Andrra u struk pas Rafaelit. Kishte frike. Normale. Ishte hera e pare qe merrte pjese ne nje mision te tille. Armen e mbante shtrenguar fort ne dore. Ne xhep kishte dhe thiken qe i kishte dhene Rafaeli. Nderkohe Rafaeli e dinte qe ajo tashme duhej te ishte trembur per vdekje, prandaj dhe e kapi per dore dhe e shtrengoi fort. Te njejten gje beri dhe ajo. Ky ishte nje moment mjaft i veshtire sepse nuk dinin se me cfare do te perballeshin, nuk dinin se cfare fshihte erresira para syve te tyre.
Ndezen nga nje elektrik dore dhe filluan te hynin me thelle ne shtepi.
Rafaeli vazhdonte te mbante per dore Andrren dhe ne doren tjeter armen. Ai vend dukej aq i qete. Nese do te kishte njeri atehere do ti kishin qelluar deri tani. Por, nese sdo te kishte, atehere pse do te kishin lene roje? Dreqin. Po vazhdonin ti kontrollonin te gjitha dhomat por asgje. Derisa u degjua nje e kercitur dere dhe disa hapa te rende dhe te zhurmshem. Te gjithe kishin ngrire ne vend dhe i fiken elektriket. Andrres ky moment po i dukej me shume si nje film horrorr. Nje levizje e vetme dhe ajo do te leshonte nje britme te tmerrshme frike.Levizja qe po priste nuk erdhi tamam tamam ashtu sic e mendoi ajo por duke ndezur dritat. Kishin ngelur te gjithe te shushatur dhe te ngrire ne vend. Kishin pritur nje perballje por jo si ne nje film horrorr. Nese shprehia e fytyres mund ta pershkruante vete veten me fjale, nuk do te kishte folur por do te kishte leshuar nje ulerime frike. Sepse edhe fytyra e tyre kete tregonte. Ishin trembur qe te gjithe. Dhe burra me pervoje gjoja.
-Pa shiko, pa shiko.-para tyre doli nje burre rreth te 50, i veshur mire por jo me nje fizik aq perfekt. Ne fytyre dukej shume i plakur per moshen qe kishte dhe kishte pak bark.
-Pra une dergoj gjithe njerezit e mi ne shtepine tjeter per te ruajtur te burgosurin dhe ju vini dhe bastisni shtepine time me te mire.-Cfare i keni bere babait tim?-ishte Andrra ajo qe foli. Ishte nisur drejt tij per ta "vrare" me grushta ndoshta, por Rafaeli e kapi dhe nuk e la qe te vazhdonte.
-Ohh, ti duhet te jesh Andrra, e vogla e Rafaelit, e bija e...se ndjeres. Asgje me shume se nje ndertim pa leje do te thoja, qe duhet shembur ashtu si dhe ndertuesit.
-Mos guxo...
-Qepe ti. Ti s'je asgje me shume se sa nje bastarde. Ti nuk meritoje te lindje. Ti e ke te gjithe fajin. Ti dhe jot eme.
-Mbylle.-tani ishte rradha e Rafaelit qe te bente drejt tij dhe ta godiste fort me grusht. Nderkohe djemte e tjere filluan te godisnin me arme sepse disa nga njerezit e atij burrit hyne brenda ne shtepi. Dikush e terhoqi Andrren nga vendi ku ishte dhe e fshehu pas nje muri aty me qellim qe te mos e kapnin plumbat. Ai burri ishte ngritur dhe fytyra i ishte mbuluar me gjak. Sic dukej, grushti i Rafaelit kishte qene me te vertete i forte.
Kundershtaret ishin eliminuar te gjithe por kryesori ia kishte mbathur. Ardhja ne kete shtepi kishte rezultuar e kote. Leonardi nuk ishte aty. Po beheshin gati te largoheshin kur degjojne zilen e celularit te njerit prej djemve. Sapo u pergjigj, personi nga ana tjeter tha disa fjale dhe e mbylli telefonaten. Mjaftoi nje fjali nga djali qe gjendja emocionale e Andrres dhe Rafaelit te ndryshonte 180°.
-Bos, e kane gjetur...por po e dergojne menjehere ne spital.