23

342 29 2
                                    

Diell. Kjo ishte gjeja e pare qe pa sapo hapi syte. Rrezet e ngrohta te diellit. E kuptoi menjehere qe kjo do te ishte nje dite e bukur, jo vetem nga moti i mire por sepse edhe zemra e tij ndihej mire. Ndoshta sot do te ndodhte ndonje gje e madhe, e rendesishme, sepse ashtu ndihej edhe ai. Plot me energji dhe i lumtur gjithashtu. Kishte nje lumturi qe nuk dinte se nga i buronte por nje gje ishte  e sigurt, ndihej me i gezuar se ditet e tjera.

U ngrit nga shtrati dhe hyri ne banjo per te bere nje dush. Hapi rubinetin dhe menjehere hyri brenda, duke lene ujin e ftohte te rridhte neper trupin e tij te ngrohte. U drodh menjehere nga kontakti i ujit me lekuren por nuk luajti vendit. Vazhdoi te qendronte aty derisa filloi te qeshte me vete. Iu duk vetja budalla ne fillim por arsyeja e budallallekut te tij nuk iu duk aq idiote. Po mendonte per te. Ajo vajze i kishte pushtuar cdo mendim kohet e fundit. E bente per te qeshur kokefortesia e saj per ti qendruar larg, per te mos i folur. Doli nga dushi dhe u vesh menjehere. Pa oren dhe ishte 7:03am. Ndonjehere edhe vete cuditej sesa heret ngrihej ne mengjes por nuk i bente pershtypje. Gjumi i tepert nuk bente prr te. 'Andrra duhet te jete ende ne gjume' mendoi. Doli nga dhoma e tij dhe u drejtua per nga dhoma e saj. 

Hapi deren ngadale dhe hyri me kujdes brenda ne dhome. Ajo ishte ende duke fjetur, ashtu sic e kishte parashikuar ai. Mbylli deren me kujdes dhe e kyci nga brenda kurse celesin e futi ne xhep. Nuk do te shpetonte kollaj kete rradhe. U drejtua nga krevati i saj dhe ja ku ishte ajo, e bukur, engjellore, e pafajshme dhe aq e rrezikshme. Nje njeri si ai nuk duhej te binte ne dashuri por ja qe ishte shume vone. Ai e donte ate femer me shume se c'mund ta pershkruante.

U ul ne krevat prane saj dhe filloi ti perkedhelte faqen lehte me majat e gishtave. Kishte ndermend ta zgjonte dhe ashtu beri. Ajo filloi te levizte ngadale ne krevat, si te ishte duke u perpelitur dhe Rafaelit i pelqeu kjo gje. Por kishte ndermend ta bente te perpelitej edhe me shume.

Filloi te hapte syte ngadale dhe te shikonte rreth e perqark ne dhome dhe nderkohe po shtriqte trupin. Syte i zune dhe Rafaelin ulur prane saj  me nje ngerdheshje ne fytyre por ne fillim nuk i dha rendesi dhe filloi te buzeqeshte nderkohe qe hodhi syte diku tjeter. Por kaq zgjati qetesia e atij mengjesi. Erdhi ne vete menjehere sapo u kujtua se kush ishte ulur prane saj. U ngrit me te shpejte dhe u largua nga ai por Rafaeli e kapi nga kyci i dores dhe nuk e la te ikte me tutje.

-Mirmengjes vogelushe,-tha ai me nje ze normal sikur asgje e jashtezakonshme te mos ishte duke ndodhur.

-Mirmengjes?! Cfare mirmengjesi me thua ti?-filloi ajo te bertiste.-Cfare dreqin kerkon ti ketu?

-E para, kjo eshte shtepia ime dhe une shkoj ku te dua. E dyta, te tjeret jane akoma ne gjume dhe nuk dua qe te zgjohen nga disa te bertitura.

-Oh mbaje pra shtepine tende. Une as qe dua te qendroj ketu por ishe ti ai qe nuk me lejoi te ikja apo jo. Tani respekto privatesine time. Dhe largohu.

-Me vjen keq qe po ta them kete por nuk do ta bej. Erdha te bisedoj me ty.

-A nuk mund te vije me vone? Mos me pe gje ne enderr mbreme Rafael?

-Po, ne fakt po. Dhe cfare endrre thuaj.

-Pa he njehere.

- Epo ishim pak a shume keshtu si jemi tani, por une ishte shtrire aty me ty. Ky ishte fundi i endrres dmth. Por nuk besoj se ti je mjaftueshem e rritur qe te degjosh fillimin dhe zhvillimin.-dhe i shkeli syrin me nje ngerdheshje ne fytyre.-Megjithate po te them qe ti po...

-Mjaft, te lutem.-tha ajo duke i mbuluar gojen me njeren dore dhe ndjeu ate te buzeqeshte poshte dores se saj.
Nderkohe ai filloi te puthte brendesine e dores se saj qe i kishte mbuluar gojen.

-Per cfare doje te flisje me mua, seriozisht tani?-tha ajo duke e hequr doren nga ai.

-Dakort, dakort. Nuk te pashe ne enderr por po e mendoja.

-Rafael...

-Nuk eshte faji im Andrra,-tha ai dhe e kapi nga beli duke e terhequr drejt vetes. Ishin vetem disa centimetra larg dhe arrinin t'i ndienin zemrat e njeri-tjetrit qe rrihnin me shpejtesi dhe frymemarrjet e nxehta. Buzet e tyre ishin shume prane, ato buze qe te dy i kishin enderruar me nete te tera. Por Rafaeli kishte ne mendje plane te tjera. Zhvendosi buzet tek qafa e saj dhe po e puthte aty.Andrra filloi menjehere te dridhej dhe instiktivisht anoi pak koken dhe duart i coi tek shpatullat e Rafaelit. Ai e kuptoi qe asaj po i pelqente kjo situate, prandaj dhe beri dicka tjeter. E shtriu ngadale ne krevat dhe vete u pozicionua siper saj. Andrra u tensionua paksa nga ai pozicion por magjia qe Rafaeli ishte duke bere nuk e linte te arsyetonte dhe aq me pak ta kundershtonte. Nderkohe Rafaeli vazhdonte ta puthte dhe shijonte menyren sesi ajo perpelitej ne krahet e tij.  Me pas i zhvendosi puthjet e tij  me lart dhe po kerkonte buzet e saj. I gjeti shpejt dhe i vulosi me nje puthje te zjarrte qe per Andrren do te ishte me mire te mos perfundonte kurre. Por edhe ai moment mbaroi sepse Rafaeli u ngrit nga krevati duke e lene Andrren te ftohte ne moment.

-Shpresoj qe ky te kete qene mengjesi me i embel qe ke perjetuar ndonjehere e dashur,-i tha ai duke i shkelur syrin dhe u be gati te largohej por kete here Andrra nuk do ta linte me kaq.

-Cfare mendon se po ben ti? Kush kujton se je?-tha ajo me se shumti duke bertitur duke u sulur drejt tij dhe u be gati ta grushtonte ne kraharor por ai e ndaloi duke e kapur nga kycet. 

-Do ndonje prove tjeter vogelushe qe te kuptosh se kush jam une?-tha ai duke e perplasur pas vetes.

-Ti nuk mund ta besh kete. Nuk mund te luash me mua si te duash ti. 

-Mundem vogelushe, mundem. Mqs ti nuk do te qendrosh prane meje, atehere do te vi une tek ti qe te te ndeshkoj pakez.

-Mjaft me tani Rafael, mos e bej me. Kjo nuk eshte shaka. Nuk eshte aspak. Nuk mund te vish ketu, te me puthesh dhe pastaj te largohesh duke u zgerdhire sikur nuk ka ndodhur asgje.

-Oh, po mundem vogelushe dhe ate po bej.-tha ai dhe u largua.
Ishte duke hapur deren me celesin qe kishte ne xhep kur Andrra e kapi nga krahu duke e kthyer drejt saj dhe e puthi. Ishte nje puthje e eger, qe kerkonte dominance, te cilen ai ia dha. U shkeput nga ai dhe hapi deren duke e nxjerre ate jashte.

-Tani mund te ikesh,-tha dhe mbylli deren.

-Zoteria deshiron loje te piset,-tha duke u endur neper dhome,-atehere loje te piset do ti japim.

Nderkohe Rafaeli kishte filluar serish te qeshte me vete dhe ishte ende perballe deres se saj. U kthye duke qeshur por pamja qe iu servir beri qe te deshironte te mos kishtw dale fare nga dhoma.

-Rafael, cfare po ben ketu?-pyeti Leonardi, i cili dukej konfuz por dhe pak i inatosur.-Dhe pse je duke qeshur si i marre?

S'do mund te ikesh pergjithmone!Donde viven las historias. Descúbrelo ahora