56

190 22 14
                                    



-Kjo eshte plotesisht e padrejte! Ughh, nuk e besoj dot qe e beri vertet kete!-shfrynte nga inati teksa perpiqej te rehatohej ne shtratin e shoqes.

-Andrra, qetesohu tani! Kushedi cfare problemi i ka dale. E pe, edhe Giliermo iku menjehere me te.

-Po pra, nisem serish me problemet! Ai duhet te me tregonte, jo te me hiqte qafe duke me derguar ketu dhe pastaj tia mbathte bashke me ate vellain tim idiot.

-Hej, qetesohu. Nuk i ben mire femijes gjithe ky tension. E di kete apo jo?

-Sigurisht qe e di por nuk qetesohem dot. Xhes, kam frike. Po sikur te jete ndonje gje serioze? Atij i ndryshoi e gjithe ngjyra e fytyres pas asaj telefonate. Jam e sigurt qe dicka ka ndodhur.

-Mos u shqeteso. Ata jane mire. Rafaeli eshte mire. Detyroje te te tregoje gjithcka kur te kthehet, nese nuk e ben vete sigurisht.

-Patjeter qe do me tregoje gjithcka perdryshe do ta kemi keq punen. Gjithsesi, jam kaq e lodhur dhe dua te fle tani.

-Patjeter. Dhe mjaft u shqetesove. Ti shiko rehatine tende, ne rregull?

-Ne rregull, ne rregull. Faleminderit qe...Ahh!

-Andrra, cfar...


~~~~~~~~~~~~~~~


-Zoteri, beme ashtu sic na thate ju,-e informoi njeri nga rojet e shtepise,-nuk kemi rene fare ne sy qe e dime prezencen e saj por kemi pergatitur gjithcka qe te mos dale dot prej ketej.

-Ne rregull,-i tha ai teksa shihte nga shtepia,-ku eshte tani?

-Ne zyren tuaj zoteri, ne katin e dyte.

-Dakort. Qendroni ne gatishmeri per gjithcka. Une po shkoj.

-Si? Pse do te shkosh atje? Ajo do te te vrase.

-Nuk me intereson. Jam une ai qe duhet te ballafaqohem me te. Ajo ka ardhur per mua.

-Epo duhet te te interesoje pra. Nuk je me vetem. Ke Andrren dhe femijen. Nuk do te doje qe ai te rritej jetim apo jo?

-Do te jem mire. Ti qendro ketu. Kete duhet ta bej vetem,-tha dhe u nis per te hyre brenda.

Sapo arriti ne fillim te shkalleve, shtepia e tij nuk po i dukej me njesoj. Iu duk e huaj, e perdhosur, e ndotur, jo me e sigurt. Do te blej nje shtepi tjeter menjehere pas kesaj, mendoi me vete.

Me hapa te qete dhe zemren qe i buciste fort, u nis drejt zyres se tij. Dera ishte pak e hapur. Ajo po e priste.

Kjo histori do marre fund ketu, tha me vete, teksa iu afrua deres.

Donte ta hapte por edhe jo. Nuk dinte se me cfare Xhenoveve do perballej aty brenda. Mori guxim dhe e hapi ate.

Ulur ne nje karrike, me koken e kthyer nga dritarja ndodhej ajo. Ai vazhdonte te ishte nje vella i mire, dhe per nje moment, donte vertet ta perqafonte dhe te kishte serish motren e tij te vjeter. Qendroi gjate ashtu, sepse nuk dinte cte bente. U hutua per nje moment dhe nje vale kujtimesh i erdhen neper mend. Heshtja qe mbizoteronte ia bente me te mundur rrugen mendimeve per te ardhur tek ai. Heshtje kjo, qe do te thyhej pas pak nga nje ze femeror, qe nuk kishte ndryshuar aspak keto vite.

-Pershendetje vellacko,-tha dhe u kthye nga ai. E pa ne sy. Pas gjithe kesaj kohe, serish perballe njeri-tjetrit. Ajo e dinte qe ai kishte ardhur por po priste ate te fliste i pari.


~~~~~~~~~~~~~~~~~




U be nje kohe e gjate qekur Rafaeli kishte hyre brenda. Deri tani nuk kishin degjuar asnje zhurme apo te uleritura. Kjo do te thoshte qe ishin duke folur dhe jo duke luftuar. Mbase ajo ishte penduar dhe kishte ardhur ti kerkonte falje.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now