36

244 25 9
                                    

-Andrra...nuk do te ma falesh kurre kete gje apo cfare?

-Mendoj se, se jo.

-Mendon? Mos mendo Andrra. Por vepro ndryshe.

-Une...

♢■♢■♢■♢■♢■♢■♢■♢■♢■♢■♢■♢■♢■♢■♢

-Ti e di qe me do. Edhe une e di. A nuk mund te jemi te lumtur?!

-Ti mendon se une nuk dua te jem e lumtur? Por a me le kush mua te jem e lumtur?!

-Atehere ikim. Te dy. Vetem. Larg nga gjithcka dhe nga cdokush. Te jemi te lumtur. Ashtu sic ti deshiron. Ashtu si ty do te te pelqeje. Nuk do te kundershtoj per asgje. Vetem te jem me ty.

-Rafael...

-Andrra, duhet te me falesh. Te lutem vogelushe. Mbaje premtimin qe bere atje ne varreza. Mos me bej te vdes serish.

Serish tek premtimi. Ky ishte nje argument pas te cilit ai kapej fort, si nje shprese e vetme pervec dashurise qe ajo ndjente per te. Ajo po e lodhte, por ai e ndjente qe ajo do ta falte, heret apo vone.

-Une...une nuk e di.

Dhe ja tek dolen serish ne perfundimin qe ajo nuk dinte se cfare te bente, nuk dinte se cfare donte. Ne fakt, ajo e dinte, por nuk donte ta pranonte. Por pavaresisht lutjeve, durimit te tij po i vinte fundi.

-Nuk e di? Je e sigurt?-zeri i doli i ashper dhe ajo edhe u friksua paksa, sidomos kur ai filloi te afrohej drejt saj.

-Ndalo...mos eja me afer.

-Po te pyes serish: je e sigurt? Deshiron qe une te largohem?!-tashme ishin shume afer me njeri-tjetrin dhe pavaresisht se Andrra perpiqej te largohej, ai serish arrinte te ruante distancen e vogel mes tyre.

-Po, jam e sigurt. Tani largohu.-tha me zerin qe i dridhej.

-Epo e di cfare pra?!-ndaloi dhe e kapi nga kyci i dores se djathte, dhe e terhoqi drejt vetes. Ajo e shihte e frikesuar. Shikimi i tij ishte erresuar dhe nuk po llogjikonte aq shume.
-A e di cfare?! Nuk me intereson,-tha me zerin plot vetbesim dhe e puthi. Aty, para deres se shtepise, jashte ne ajrin e fresket te nates, e puthi serish pas kaq shume kohesh. E puthi per ti treguar qe te mos kembengulte me shume por te bente ate qe i thonte zemra. E zemra e saj thoshte qe fale, e ji e lumtur me te. Por ajo serish nuk bindej, sepse nese zemra i kishte harruar vuajtjet, atehere ishte truri aty qe tia kujtonte. Ai nuk harronte kurre, e ishte gjithmone aty per te llogjikuar.

Prandaj dhe veprimi i rradhes do ti kushtonte shume, te dyve, sepse pas nje gabimi vjen gjithmone nje tjeter, e ky gabim do ti conte serish ne nje rruge pa krye, por ndoshta do te mund ta arrinin fundin bashke.

E goditi me shpulle. Aq sa i hengri dora. Nje shpulle e fuqishme, tejpertej fytyres se tij. E atij nuk i dhembi faqa, por shpirti dhe krenaria. Kete dhimbje e ndjeu dhe ajo, qe ne sekondin tjeter u pendua.

-Rafael, me fal. Nuk doja...

Ai mbante akoma koken e menjanuar dhe syte e mbyllur. Po perpiqej te qetesonte veten sadopak, por ndjesia e nxehte ne fytyre nuk po e lejonte.

Kjo ishte nje heshtje qe Andrren po e tmerronte. Donte te zhdukej nga aty por nuk mundej.

Ktheu koken ngadale dhe pa se ajo dukej e frikesuar. Epo bente mire te ishte. Sepse miresjelljes i kishte ardhur fundi.

E mori ne krahe duke e hedhur supeve dhe hyri brenda ne shtepi.

-Rafael...Cfare po ben?!! Me lesho tani,-bertiste e bertiste ne kurrizin e tij por me kot. E vetmja pergjigje qe mori ishte nje shuplake te pasmeve.

Ashtu, me koke poshte sic ishte, vuri re se ndodheshin ne katin e dyte tashme dhe po drejtoheshin drejt dhomes se tij. U tmerrua. Por ama shpresonte qe ai e kishte akoma ate humanizmin brenda tij.

Hyne brenda dhe ai e leshoi rendshem mbi krevat ndersa vete hoqi bluzen qe mbante veshur dhe u shtri menjehere siper saj.

-Rafael mos! Ti nuk mund ta besh kete. Te lutem!!-ishte gati duke qare, por loti i pare i rrodhi kur ai filloi ta puthte perreth qafes.

-Te mos bej cfare? Te mos te te vertetoj ty qe me do akoma? Te mos te te bej te lumtur?!-nuk ishte me vetvetja. E kishin pushtuar shume ndjenja ne te njejten kohe. E kishte pushtuar inati, zemerimi, dashuria dhe malli.

-Kjo nuk eshte lumturi!

-Jo?! Do te thuash qe ti nuk i do me puthjet e mia? Nuk te ka marre malli te me ndjesh serish afer trupit tend? Sepse mua me ka marre kaq shume...

-Nuk i dua...Rafael ndalo!-tha dhe nje ngasherime i shpetoi nga buzet.

E ai ndaloi. Menjehere. Madje u largua nga ajo. Ai nuk mund te kishte qene kaq afer se beri kete veprim. Apo ishte?! Po, ai kishte qene. Aq afer. Shume afer.

-M...me fal. Nuk doja,-tha dhe kaloi doren neper floke.-Me fal vogelushe.-dhe u largua qe aty.

E ajo filloi te qante serish. Sepse serish arriti ta ndiente dhimbjen e tij. Ai e donte. E ajo e dinte kete. Por nuk mundte. Prandaj ndenji aty. Ne ate krevat qe kishte qene edhe here tjeter deshmitar i dashurise se tyre. Kishte pare kurorezimin e asaj dashurie dhe per pak do te shihte edhe shkaterrimin. Por ai shkaterrim nuk do te vinte sonte, edhe pse ndoshta nuk do te vononte.

*************************

Te shihte ate teksa flinte gjume ishte ilac. Ilac per shpirtin e tij te vrare. Ilac per zemren e demtuar qe kerkonte pak dashuri nga ajo. Femra eshte shkaterrimi i nje mashkulli e ai po e shihte edhe vete kete gje. E shihte sepse po cmendej. Po cmendej nga mendimi qe e kishte aq prane e nuk e prekte dot. Por me shume e cmendte mendimi qe ndoshta nuk do ta prekte dot me kurre.

U afrua prane saj dhe i perkedheli floket. Trupi i saj ne terrin e nates dukej i parezistueshem por ai nuk mund te tundohej te gabonte serish. Prandaj vendosi ta linte te flinte e qete.

Por ajo as qe ishte ne gjume. Por vazhdonte te shijonte pranine e tij. E kishte kuptuar. Edhe ate e kishte marre malli per te dhe po digjej qe ta kishte serish prane. Prandaj, nuk donte qe ai te ikte. Donte qe te rrinte aty me te, per te.

-Me fal bukuroshe...-degjoi zerin e tij te mbytur ne erresire.-Me fal per gjithcka...

-Rafael...

Nuk e mendonte se ajo do te ishte serish zgjuar dhe u tremb. Mendoi se ajo nuk e donte aty.

-Me fal...nuk duhet te kisha ardhur. Po iki,-tha dhe u be gati te ikte por nje dore e ndaloi.

-Rafael, do te te fal por vetem me nje kusht,-mendja e tij nuk po e besonte kete qe po ndodhte, dhe i dukej nje enderr.-Do te te fal vetem nese perfundon ate qe nise qepare.

Edhe pse dukej i perhumbur, mendja e tij e kuptoi shume mire ate qe ajo donte te thoshte. Dhe e puthi. Serish ate nate. Ne ate nate qe do te sillte shume ndryshime ne jeten e tyre. Ne ate nate qe do ti ndryshonte rrjedhen shume gjerave. Ne ate nate ku ata i falen njeri-tjetrit trupat e tyre dhe shpirtin te veshur me pasion. Sepse kur mes dy personave ka dashuri, atehere ka edhe deshire. E mes tyre ishin te dyja ne nivele te larta. E ndonjehere kjo gje eshte nje mekat e cdo mekat ka pasoja, cdo mekat duhet lare.


Back again...😂

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now