16

289 21 3
                                    

Dite e re. Ishte ora 7 e mengjesit dhe rrezet e diellit filluan te binin ne fytyrat e tyre, duke i zgjuar nga nje gjume i kendshem krah njeri-tjetrit. 

Hapi syte ngadale dhe filloi te buzeqeshte. As vete nuk e kuptoi pse por ndihej rehat aty ku ishte dhe nuk donte te ngrihej. Filloi te shtriqej aty ne krevat por u ndje pak cuditshme. Dicka ishte ndryshe nga mengjeset e tjera. Por cfare...

-Mirmengjes vogelushe,-zeri i dikujt e solli ne vete. Zeri i Rafaelit me sakte. Ngriti koken dhe pa qe  fytyra e tij ishte pak centimentra larg te sajes. Por jo vetem kaq. Trupat e tyre ishin te puthitur dhe njera kembe e saj ishte mes dy te tijave kurse krahet e tij kishin rrethuar belin e saj.

-Cfare dreqin,-tha menjehere dhe u ngrit nga aty.
-Si ndodhi kjo? Si munde?-iu drejtua Rafaelit i cili kishte filluar te qeshte si i marre.
-Mos qesh,-i tha me nje ze qe ishte gati duke shperthyer ne te qara.

-Ok, ok, me fal,-i tha ai me zerin qe i dridhej nga te qeshurat,-Por per cfare e ke fjalen?-tha duke bere si i paditur.

-Si per cfare? Si perfunduam ashtu ne? Dhe pse ti je lakuriq?-i tha duke iu drejtuar gjysmes se trupit te tij qe ishte i zbuluar tashme.
-Oh jo,-tha dhe vuri njeren dore ne koke,-Te lutem, me thuaj qe nuk ka ndodhur ajo qe po mendoj une.

-Degjo,-tha Rafaeli duke u ngritur ne kembe njesoj si ajo por u pendua sepse Andrra filloi te bertiste per shkak se ai ishte vetem me te brendshme.
-Oh, mjaft tani,-tha ai, duke iu afruar akoma me shume.-Nuk ke pare asnjehere ndonje mashkull vetem me te brendshme.

-Jo, nuk kam pare. Nuk me ka ndodhur ndonjehere qe te zgjohem me dike tjeter ne krevat dhe per me teper te jete lakuriq.

-Nuk jam lakuriq fare, te lutem tani.
Prit pak, mos do te thuash qe...

-Cfare?

-Mos valle ti je e virgjer?-dhe me te thene kete mbeshteti trupin e tij me te sajin duke e kapur nga beli.

-Nuk do te ta them ty kete.-dhe u mundua qe te lirohej nga ai por me kot.
-Prit pak,-tha pas pak,-Do te thuash qe mbreme nuk ndodhi asgje mes nesh?

-Asgje, e dashur, asgje. Ishim duke fjetur dhe kur une u zgjova gjate nates ti ishte ne pozicionin qe u zgjove dhe ne mengjes. U mundova te te largoja por ti thjesht avancove edhe me shume drejt meje dhe pastaj te lashe. Dhe kaq.

-Ok, pra me lesho tani.

-Duhet?

-Po, duhet.

-Uff, mire pra, si te duash. Behu gati sepse do te ikim.

-Ku?

-Hah, ne Berat. Pse s'do?

-Mendon se cdo gje do te shkoje mire?

Nuk i ktheu pergjigje. Nuk dinte cti thonte. Donte ti thoshte qe po por kishte frike. Vendosi te heshte. Ne vend qe ti kthente pergjigje, e puthi ne koke dhe e perqafoi. Ndenjen ashtu per pak koke. Askush nuk foli. Sepse te dy e ndjenin tensionin dhe frikerat e njeri tjetrit. Te dy kishin frike. Njeri mund te humbte babane ndersa tjetri nje shok.

-Dakort, mjaft tani. Boll me me qurravitje. 

-Une po hyj te bej nje dush dhe pastaj nisemi.-tha Andrra.

-Ne rregull pra,-iu pergjigj Rafaeli- por mos u vono shume. Nuk e kemi luksin e kohes.

~~~~~

Ishin ne makine dhe kishin me shume se nje ore qe udhetonin per ne Berat. Ndodheshin vetem ne makine por jo ne rruge. Pese makina te tjera me njerezit e Rafaelit. Nuk e kishte marre vesh se nga i kishte gjetur sepse ata nga New York-u kishin ardhur vetem ose te pakten keshtu mendonte ajo. Por as ai nuk i kishte shpjeguar asgje. As edhe nje pjese te planit sepse e sigurt qe e kishte nje plan ne ate mendjen e tij te djallezuar.

Rafael's POV

*2 dite me pare*
-Keto jane pasaportat qe do te perdorni. Dhe mos harroni:askujt asnje fjale. Do te silleni si njerez normale dhe do te akomodoheni ne hotele te ndryshme ne Tirane. Do te veproni sipas udhezimeve te mia. Nqs ju zbulojne apo ndonje gje shkon keq, konsiderojeni veten te vdekur. Dhe ky nuk eshte thjesht nje kercenim.

Doli nga dhoma ku kishte mbledhur njerezit qe do te merrte me vete ne "ekspedite" ne Shqiperi dhe u drejtua per nga kuzhina ku ishin sherbetoret. Kishte udhezime dhe per to.

-Degjoni ketu,-i tha sherbetoreve te shtepise te cilat u ngriten menjehere ne kembe me ardhjen e tij.
-Une dhe zonjushe Andrra nuk do te jemi ketu per disa dite. Tani puna juaj eshte kjo:nuk do ti tregoni askujt per largimin tone. Ne shtepi do te vijne dy persona te tjere te maskuar si ne, ne syte e botes. Pra, do te jete sikur ne nuk jemi larguar kurre dhe ju do te vazhdoni si gjithmone. Nuk dua qe te tregohem i pasjellshem me ju, duke qene se jeni dhe femra, por nqs del ndonje fjale nga ju jashte shtepise per kete ceshtje, atehere...nuk dua tju tremb per pasojat por beni mire qe ti merrni parasysh te gjitha. Ne rregull? Mirembetshi.

U largua nga kuzhina duke lene pas disa femra te tromaksura por nuk kishte cte bente. Cdo gje per hir te planit dhe te Leonardit.

Tani qe kishte vene cdo gje ne vije mund te nisej per ne Shqiperi.

~~~~

-Me degjo pak,-foli duke thyer heshtjen ne makine. Donin dhe pak qe te arrninin ne Berat dhe duhej ti jepte disa udhezime.
-Dua qe te qendrosh pas meje gjate gjithe kohes. Zakonisht thuhet qe duhet te qendrosh fshehur dhe te largohesh qe te jesh e sigurt por ti do qendrosh me mua. Gjate gjithe kohes. Dakort?

-Jemi te lidhur me nje litar te cilin ti nuk mund ta shohesh prandaj dhe nuk kam per tu larguar nga ti.

-Ne rregull pra. Hape pak kroskotin para teje. Ka disa gjera per ty aty. 

-Cfare jane keto?

-Ohh, ti je e pashprese fare. Mendoja se do me duhej vetem te te shpjegoja se si perdoren jo me edhe se cfare jane. Po te prezantoj me armen dhe thiken. Nderimet lerini per me vone.

-Mjaft u talle. E di se cfare jane. Madje mund te te them edhe se di si ti perdor. Shume mire madje. Kam goxha shenjester ta dish. Por thjesht nuk mendoja se do me duhej ti perdorja.

-Epo, po sikur une re vdes atje kush do te te mbroje ty? Te pakten, lufto pak. Mos ia bej punen aq te lehte.

-Mos fol keshtu. Asnje nuk do te vdese. 

-Ohh, vogelushja po behet merak per mua. Sa e embel.

-Nuk po behem merak per ty por thjesht e di qe nuk do te te ndodhe asgje. Fundja fundit, asgje e keqe nuk i ndodh njerezve te keqinj apo jo?

-Kesaj nuk i dihet.
Sidoqofte, ke vertet shenjester ?

-Po, pse?

-Duhet te ma provosh atehere.

Me te thene kete, makina ndaloi.

-Si? Tani? Do te thuash do te gjuaj tani, ketu me arme?

-Jo, dua te them qe mberritem dhe po i afrohemi vendit tend te qitjes.

Kjo ishte. Kishin mberritur. U ndje nervoze, gjunjet po i dridheshin. Kjo ishte. O tani o kurre. 

'Per ty baba' tha me vete dhe hodhi hapin e pare jashte makines, hapin e pare drejt rrezikut, hapin e pare drejt sekreteve te se kaluares...

S'do mund te ikesh pergjithmone!Donde viven las historias. Descúbrelo ahora