Nje moment ishte perhumbur ne puthjet pasionante, ne ndjesine e trupave te tyre qe dashuronin njeri tjetrin... E lumtur? Si nuk mund te ishte e gezuar me ate cast. Psheretiu kur buzet e tij gjeten qafen e saj te brishte, mbylli syte per te shijuar embelsine e.... Pastaj asgje perpos ftohtit qe i kaplloi trupin e zhveshur kur Laerti u shkeput prej saj duke e lene pas ne shtratin e madh, me frymemarrjen e shpeshtuar e te ceket nga deshira per te.
'Shume faleminderit zemer' ishin fjalet e tij perpara se te zhdukej pas deres se banjos se vogel ne dhomen e tyre te gjumit. Faleminderit? Deshironte te qeshte po aq shume sa deshironte ti gjuante nje grusht, ta terhiqte zvarre ne shtrat prej flokeve te xhelosura per te perfunduar ate qe kishin nisur. Ndihej si nje lecke e perdorur, si nje kukull nga ato te gomes netet kur si nje egoist ai rrembente kenaqesine e vet prej saj dhe me pas e braktiste per nje dush perpara gjumit. Shfryu dhe e nervozuar terhoqi carcafin e holle per ti fshehur trupin e saj syve te tij. U kthye ne anen e saj te shtratit dhe fiku llampen e vogel qe qendronte mbi komodine, deshmitare e poshterimit te Anes. Laerti le te thyente qafen kur te dilte nga tualeti teksa ecte drejt shtratit pa te keq ne erresire. E meritonte. Mbylli syte dhe refuzoi ti hapte kur degjoi ujin e dushit qe pushoi se rrjedhuri, kercitjen e deres dhe me pas hapat e tij te rende. Vazhdoi te hiqej sikur flinte edhe kur ndjeu krevatin qe anohej pakez ne anen tjeter kur ai u ul ne te dhe vazhdonte shtrengonte fort rreth vetes carcafin me te cilin ishte mbeshtjelle si nje kaush, duke ja bere te pamundur Laertit qe ta terhiqte drejt vetes per tu mbuluar me te. Le te thante edhe ftohti ishte qe ishte, as qe i behej vone. Ik pirdhu ishin te vetmet fjale qe deshironte ti perplaste ne fytyre te dashurit te saj prej 5 vitesh tashme. Asnje te dua, asnje naten e mire te embel shoqeruar me ndonje puthje.
Vetem 'Ik Pirdhu': shkurt, bukur dhe qarte...
YOU ARE READING
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!