Hyri ne deren e saj me mijera pyetje qe vlonin ne mendjen e tij, mijera frikera qe e stepnin dhe ne te njejten kohe ishin po ato qe e shtyne te shfaqej ne apartamentin e saj i paftuar.
Jo, nuk do ti lejonte te zhdukej nga jeta e tij si nje fantazem; jo nuk do ti lejonte ta lendonte sic beri Lea, nuk ishte ende gati per nje dhimbje te dyte. Jo, Ana nuk mund ta lendonte persakohe ai dinte cte priste prej saj prandaj kishte vrapuar, per te kuptuar qendrimin e saj, indiferencen vrastare, per te cgroposur te verteta qe ndoshta nuk deshironte te dinte.
Ndoshta ajo po tallej me te, ndoshta ai sishte vecse nje argetim qe pritej te harrohej si ajo lodra e re pas te ciles femijet qanin dhe me pas kur behej e tyrja e flaknin tutje ne nje cep per mos tja hedhur me syte. Mund te ishte plehra, hobby i momentit, mund te ishte harresa qe ajo kerkonte medoemos, i perdoruri per te groposur kujtimin e nje tjeter mashkulli. Deshironte te dinte, te dinte te verteten, do ta kaperdinte, sado e hidhur te ishte ajo. Do te largohej prej saj duke e lene pas, duke braktisur edhe Anen ne te shkuaren e tij, i forte per te ecur perpara; por nuk mund te ishte i forte nese nuk dinte, nuk mund te ishte i forte persakohe dyshimet e shtypnin si te ishte nje milingone.Syte e Anes dashuronin, ndersa sjellja e saj ishte ajo e nje femre qe urrente, qe vriste me harrese.
Prandaj ishte aty, per te gerrmuar per nje te vertete qe fshihej pas sjelljesh te ftohta, pertej refuzimeve te genjeshterta dhe refuzimeve te stisura.
Shume pyetje, madje dhe te pathena dhe vetem nje pergjigje, nje puthje e zjarrte, nje sulm i buzeve te saj, kerkuese e pasionante. Nje pergjigje qe ne te vertete nuk ishte e tille, nje pergjigje qe ngjallte edhe mijera pyetje te tjera.
Pse e ben kete Ane? Pse luan me mua, me ndjenjat e mia?Por nuk mundej ta shtynte tutje per pergjigje qe e dinte qe sdo i merrte, nuk mundej ti hidhte uje atij zjarri pasioni qe i kishte pushtur per te qetesuar zemren e tij te frikesuar; nuk mundej sepse ndihej i dobet, para Anes ai ishte i dobet.
I lejoi Anen ta udhehiqte ne ate puthje ku buzet e tyre sfidonin njera tjetren egersisht, ne nje lufte qe asnjera pale nuk mund ta fitonte. Dy fitimtare ose dy humbes, nuk kishte asnje zgjedhje te ndermjetme...
Ne djall vafte gjithcka, le te digjemi te dy - mendoi perpara se te ti lejonte deshirave ta udhehiqnin plotesisht.
Rreshkiti duart e tij ne kurrizin e saj per te arritur ne fundshpinen e harkuar bukur te Anes; ate qe ajo kishte aq shume deshire ta ekspozonte mefustanet e veshjet e ngushta.
E afroi me prane vetes me duart e tij qe udheheqese duke ngeshur trupat e tyre, duke tretur cdo distance mes shpirtrave qe deshironin njeri tjetrin por luftonin per te qendruar larg. Ajo luftonte per ti qendruar larg, e me pas vraponte ne krahet e tij si nje kotele qe lutej per tere dashurine e botes. Une mund te te dua ashtu Ane, mund te te dua marrezisht, te te dua sinqerisht. - do ta besonte ajo valle? Do ta perqafonte po njesoj edhe pas atij rrefimi? Do te zgjidhte Markon apo arratine si nje gazele e frikesuar?
Me shume pyetje, me shume pergjigje qe i kerkonte ne trupin e saj teksa eksploronte me duart e tij Anes; duar qe kishin gjetur rrugen nen bluzen e saj, ne rreshkitnin lart mbi butesine e lekures se saj per te arritur nje tjeter pengese, copezen e recipetave qe ajo mbante veshur. Perkedheli enjtjet e gjoksit te Anes dhe duke marre guxim nga psheritima e kenaqesise qe i shpetoi buzeve te saj pas asaj prekjeje, nga duart e Anes qe me kerkuese zbrisnin drejt breziit te xhinseve te tij, e ndihmoi te clirohej nga bluza e gjere e bardhe me njollat e bojes, per ta flakur kete te fundit ne dysheme.
Ajo nuk ngurroi, nuk refuzoi por e dehur u hodh serisht ne krahet e Markos per te vazhduar perhumbjen ne ate akt aq pasionant, ate lufte duarsh kurioze e buzesh te etura. Buze qe pershkronin qafen e tij e te saj, duar qe luftonin me rrobat per ti zhdukur ato pengesa me formen e cohezave te holla.
Psheretima kenaqesie, frymemarrje te thella epshndjellese deshire, 2 trupa qe medoemos deshironin te gjenin unitetin, te beheshin nje...Shtyu Anen drejt siperfaqes se pare te forte, per ta mbeshtetur pas murit, apo nje tabloje ende te pathare, teksa luftonte me mberthesen e sutjenave te saj te erreta.
'E bej une' peshperiti ajo fare prane buzeve te Markos dhe duke perzene me te sajat duart e tij shberi ate te fundit pengese mes gjokseve te tyre tashme te zhveshur.
Nje puthje... Nje tjeter puthje e pangopur qe u nderpre nga nje tjeter peshperime e Anes'Tek dhoma' urdheroi teksa duart e saj luftonin rripin e lekures dhe me pas zinxhirin e xhinseve te Markos.
E pushtoi ne krahet e tij trupin e saj te lehte dhe me disa hapa te medhenj pershkoi distancen deri ne dhomen e vogel. Butesisht e shtriu mbi dyshekun e hedhur ne nje cep, mbi carcafet e bardhe te zhubravitur, dhe me te nejjten butesi pozicionoi veten mbi te.
Te qenurit i bute ne ate cast kur me shume se gjithcka deshironte te zhytej ne te ishte nje sfide, nje mundim por per here te pare ate mbremje u tregua i forte duke luftuar pasionin kafsheror.
Ana, e dashura Ane meritonte te adhurohej i kujtonte vetes teksa me buzet e tij pershkonte cdo pjesez te zhveshur te trupit te saj. E ndjente ne cdo qelize te tij, ndjente frymemarrjen e saj te mxehte me qafen e tij te zhveshur, duart e saj te guximshme qe preknin poshte e me poshte, renkimet e saj te kenaqesise, trupin e saj te zhdervjelle qe levizte me te tijin. E ndjente kudo edhe perpara se ta bente te tijen, e ndjente... E dashuronte... E adhuronte...
YOU ARE READING
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!