1 muaj e gjysem... 45 dite kishte zgjatur magjia e atij rifillimi. Me pas serisht normalitet dhe normaliteti i tyre perfshinte dyshimet e saj dhe ftohtesine dhe largesine e Laertit.
A kishte qene valle i ftohte edhe me ate tjetren? Kishte qene i larget me te?
Apo lidhja e tyre nuk kishte rezistuar mjaftueshem gjate per te lejuar keto probleme te ngrinin krye, lidhja e tyre kish mbetur e burgosur ne ate periudhen e mjaltit, ku te tere ciftet dashuroheshin marrezisht dhe vetem qeshnin me njeri tjetrin.
A e krahasonte ai valle me ate tjetren?
Zgjidhte te besonte qe jo. Ne fund te dites Ana kish qene dashuria e tij e pare, ndonese nuk pretendonte te ishte e fundit.Rikujtonte ato ditet e para krah Laertit, atehere kur kishin qene dy te rinj ne kerkim te eksperiencave e ndjesie te reja, dhe serisht tani, ne shansin e dyte qe me aq ngulm kishte kerkuar per veten, per te dy ata.
Dhe tani qe e vetme ecte drejt intervistes se rendesishme, pa askend te cilit mund ti dergonte nje mesazh, nuk ndihej vetem, nuk ndihej e penduar.
E provuam serisht, nuk do te jetoj me 'sikur'-at torturuese.
Tani ndihej mire, cuditerisht mire me veten e saj.
Laertin, do ta respektonte, kujtonte dhe dashuronte gjithmone me ate pjese te zemres se saj qe ia kishte dhuruar atij, dhe vetem atij per here te pare. Ai kishte qene nje pjese e rendesishme e jetes se saj dhe do te mbetej i tille.
- Do te jem gjithmone ketu per ty, sa here te kesh nevoje, e di apo jo? - kishte pyetur ajo e deshperuar teksa e perqafonte per nje te fundit here dhe me njeren dore fshinte lotet e saj.- Dhe une per ty. Do isha nje gore nese nuk do i qendroja prane dashurise time te pare kur ajo te kete nevoje, ndonese nuk ta uroj nje gje te tille sepse fundja, kush i do hallet.
Ajo vetem kishte buzeqeshur me loteve dhe ai kishte shtuar
'Mos qaj, te lutem. Ishte nje ndarje miqesore Ane. Keshtu ti e ben te duket si nje monstruozitet.'Jane lote, se di, nostalgjik, mallengjyes. Thjesht si kontrolloj dot.' Ishte justifikuar ajo duke rikujtuar tere ato heret kur e vogel justifikohej me te njejtat fjale kur qante pas nje te bertiture te merituar nga e ema.
Por ishin lote, dhe cdo pikez loti mbart ne vetvete dhimbje e lendim. Lendohej, jo nga ndarja e tyre qe se fundmi ishte dicka e pritshme, ndoshta si nje mik te cilit i hap deren. Lendohej, sepse ne budallekun e saj kishte humbur jo nje, por dy meshkuj te mrekullueshem qe ne asnje moment nuk kishin merituar te lendoheshin prej veprimeve te pamenduara te Anes, prej dyshimeve e nxitimeve te saj.
Shume vone per tu ndjere fajtore tani An.
Dhe vertete ishte vone...
Nuk kishte me kthim pas, jo tek Laerti, jo tek Marko. Kishte vetem nje rruge te drejte ku i duhej te ecte, perpara, e vetme, e forte.'Ane, mendon se kjo lidhje po funksionon?' E kishte pyetur nje mbremje pasi ishte kthyer ne shtepi me vone se netet e tjera.
'C'eshte kjo pyetje Laje?' Ia kishte kthyer Ana pa u ngritur nga divani i rehatshem ku qendronte shtrire mbuluar me nje batanije te holle.
'Thjesht po pyes' u ul prane Anes, gjeti doren e saj nen batanijen e trashe per ta shtrenguar ne te tijen.
'Po' u pergjigj mekanikisht Ana. Po, sepse ajo ishte pergjigja e pritshme.
'Ji e sinqerte me mua te lutem. Mos u tremb, nuk haj.' Ferkonte pellemben e saj te dores me gishtat e tij dhe me syte lutes priste nje pergjigje.
'Nuk po trembem.' Kundershtoi Ana ndonese ne ate cast ndjeu frike. 'Spo kuptoj pyetjen tende'
'Ti je nje vajze e zgjuar.' Buzeqeshi pa perseritur edhe nj here pyetjen e meparshme.
'Nje vajze e zgjuar qe ndihet si nje budallacke e vertete' shfryu Ana.
'Dhe qe po i ben bisht pyetjes.' Shtoi ai i qete. Nuk dukej nervoz, as i acaruar me te. Si kurdohere, ruante qetesine e tij.
YOU ARE READING
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!