'Plako, hajde cik ktej nga Folie kur te mbarosh punen se ashtu esht nje muhabet' lexoi mesazhin e kolegut te tij te klubit. Ndoshta ndonje tjeter organizim privat mendoi, pa e vrare me gjate mendjen. Do te kalonte pasi te mbaronte hedhjen e xhirove ne bilancin per te cilin punonte prej ditesh. Pas disa oresh mbylli kompjuterin, dhe perpara se te dilte edhe dritat e zyres pasi ishte i fundit qe largohej prej saj ate mbremje. Kishte punuar gjithmone fort dhe ne menyre te rregullt, dhe pas nje viti devotshmeria tij ishte shperblyer me nje post me te mire e detyrimisht edhe nje rroge me te majme. Kishte qene kjo e fundit qe e kishte shtyre te pranonte pavarsisht mospelqimit qe kishte per ngritjet e tilla ne detyre, ne vende qe lakmoheshin prej te tereve duke e transformuar ate ne objekt te zilive te te tjereve.
Doli ne ajrin e ftohte te asaj pasditeje te lagesht, ku ajri rendonte ne mushkerite e tij. I rezistoi tundimit per te ndezur nje cigare, dhe duke mberthyer deri ne gryke zinxhirin e xhakoventes se holle prej fesheje qe mbante veshur, u drejtua drejt klubit, qe ne ditet e rendomta te javes e ne oret e hereta s'ishte vecse nje skelet fantazmik i drunjte i vendit qe gjallerohej nga muzika e larte dhe njerezit e pispillosur cdo mbremje te fundjaves.
Hyri ne oborrin plot guralece te kinemase, ku miku i tij ishte i vetmi qe e priste ulur ne nje prej karrigeve te braktisura, te zhveshura prej shilteve te tyre te zakonshme plot ngjyra.
'Cfare ben jasht o byrazer?' E pyeti pasi i gjuajti ne kurriz ne nje nga ato pershendetjet sipas kodit vellazeror qe djemte ndanin me njeri tjetrin.
'Thash ta ndizja nje teksa te prisja. Shume u vonove'
'E ndizje brenda me, se mos ka kontrolle tani. Kisha pune' ia ktheu Marko. 'Pse me therrite?' Kerkoi te dinte ai, i lodhur nga dita, deshironte ti jepte fund dhe ketij angazhimi te fundit perpara se te palosej mbi shtratin e tij, qe me premtimin per nje gjume te rehatshem, e tundonte.
'Shko brenda se te thone' e drejtoi miku i tij dhe plot pertese ngriti cigaren qe digjet mbeshtetur ne tavellen e bardhe.
Beri sic i tha, dhe me hapa te nxituar, i vendosur per te mbyllur nje tjeter dite sa me shpejte, shkoi drejt hyrjes se pasme; ate te fshehuren mes kapanonit te Folie dhe godines se kinemase, qe stafi perdorte per ti shpetuar rremujes. Shtyu deren, dhe menjehere u u gjend ne brendesine e diskos se zbrazur. Zbertheu xhupin, duke pertuar ta zhvishte prej trupit, dhe me sy kerkoi per ndonjerin prej djemve te tjere por cdo gje ishte e braktisur ne vendet e veta; karriget stive njera mbi tjetren ne nje cep te lagert dhe tavolinat e bardha te rrumbullaketa si skelete te zbrazur. Te tera te zbrazura, pervec njeres prej tyre, ku dikush kishte harruar nje kanaçe Coca-cola.
Pa e vrare mendjen gjate eci drejt kanaces se braktisur, i vendosur per ta marre me qellimin per ta hedhur diku. E preku, duke pritur qe te ishte e zbrazur, por kanacja qendronte mbi ate tavoline e pahapur.
Instiktivisht mendoi per te, Anen...
Anen qe nuk e kishte ndeshur asnjhere te vetme gjate muajve te gjate qe kishin lene pas.Skanoi edhe njehere sallen e madhe, kete here per te spikatur silueten e njohur te Anes, mbeshtetur ne nje tavoline pak hapa me tutje.
Ajo ishte aty mendoi, por nuk pati kohe per te kerkuar pergjigjet e pse-se se asaj vizite te saj, sepse Ana vrapo drejt tij duke hedhur trupin e saj te zhdervjelle ne krahet e Markos qe instiktivisht u hapen per ta mirkpritur.
E shtrengoi fort dhe zhytu fytyren ne floket e saj te shkrifet, per tu mbushur pas aq shume kohesh me aromen e embel te saj. I kishte munguar, kish qene i sigurte qe Ana i mungonte shume, ndersa ne ate moment, teksa e shtrengonte aq fare prane vetes, kuptoi qe 'shume' ishte pak perpara mallit te pafundme qe kish ndjere per te.Cfare ben ketu? Deshironte ta pyeste pa e lejuar te shkeputej prej tij. Ishte treguar njehere budalla, nuk do ta gabonte serisht, duke e larguar edhe nje tjeter here. Por ajo nuk i la rradhe te fliste perpara se ti shpetonte atij perqafimi per ta pyetur solemnisht, me fytyren serioze e prej qenusheje lutese ne te njejten kohe:
'Marko, pranon te jesh CocaCola ime?' Pyeti me zerin e plote, kesaj here me zerin e nje femre te sigurte.
'Edhe pyet?' Ishte pergjigja e tij e vetme perpara se ta terhiqte ne nje perqafim qe ishte gjithcka; e me pas nje puthje qe vuloste ate fillim te tyre.
'Ishte kjo nje po?' peshperiti Ana fare prane buzeve te tij te njomura prej puthjeve te tyre.
'Pse dyshove qe mund te ishte nje 'jo'?' ia ktheu lozonjar ai.
'Kisha frikerat e mia' pranoi ajo perpara se te rrefente 'Por ama kete here jam e sigurte ne ndjenjat e mia, me e sigurte se kurre. Te dua Marco Polo.' dhe e sulmoi me nje tjeter puthje pasionante, te thelle.
'Pra tani mund te themi qe jemi nje 'ne'?' pyeti duke u shkeputur serisht Ana. Zot, per here te pare urreu pyetjet e saj, pyetje qe nderprisnin ato puthje qe aq shume i kishin munguar, aq shume kishte enderruar.
'Po laluce, ka nje Ne. Pranon te jesh Fanta e Coca coles? ' pyeti kete here ai, duke imituar pyetjen e saj.
'Vetem nese eshte Fanta me Portokall'
'Dhe une qe te mendoja me shume si nje fanta exotice, keshtu plot ngjyra' E vuri ne loje ai.
'Ne fune te dites jam nje vajze e thjeshte, nje portokalle qe te do shume ty. Dhe normalisht origjinale. Mos guxo te thuash qe nuk te pelqeu ideja ime? Gjeniale apo jo? Paskam talent per surpriza dhe vetem tani e zbulova' foli ajo.
'Sa kohe tu desh ta mendoje?'
'E c'rendesi ka. Kohe kisha plot ama. Cik e veshtire te gjeja kontaktin e shokut tend, dhe ta bindja te me qendronte besnike e mos te me tradhetonte tek ti.' tha duke iu referuar kolegut qe me kinse, kish dale per te pire nje cigare.
'Por ama ne fund i premtova qe nese me ndihmonte do fitonte nje Marko te lumtur. Sepse zgjedh te besoj qe te lumturoj. Dhe nje kliente qe i dashuron shume shot-sat. Por ne fund te dites, mendoj se me ndihmoi sepse eshte nje romantin i perbetuar, sic paskam qene edhe vete.'
Qeshi sebashku me te dhe serisht e sulmoi me nje tjeter puthje.
'A ta thashe qe te dua Marco Polo?' Pyeti serisht ajo ne nje tjeter nga ato shkeputjet mes puthjesh. Qeshi ne mendjen e tij, sepse per here te pare qekur ajo i kish ngjitur ate nofke, u ndje i tille, nje zbulues si Marko Poloja, qe kish zbuluar dashurine e vertete tek Ana e tij, tashme vetem e tij.
'Po, por thuaje serisht se nuk kam te ngopur une.' Dhe pas nje puthjeje femijenore i peshperiti
'Te dua'
***
(Ana)
Dheee pas atij te dua jetuam te lumtur pergjithmone. E bera perralle fare, ose telenovele, po jo turke te sqarohemi sepse ato perfundojme me tragjedi dhe e vetmja tragjedi ne bashkimin tone ishte stomaku im bosh e zorret soprano qe protestonin per nje sufllaqe.
Yup, dhe nese rezistenca ime stoike kunder urise nuk eshte tregues i mjaftueshem i dashurise per Markon, nuk e di cmund te jete!
;)Fund!
أنت تقرأ
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
أدب نسائيCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!