Pas ecejakeve te gjata ne rruget e qytetit, pa destinacion, pa asnje qellim vecse te mendonte u kthye drejt apartamentit te urryer. Nje shetitje e deshtuar ku nuk mendoi, u mbyt nga tere ato copeza detajesh qe kerkonte tek Laerti dhe nuk i gjeti kurre. E lodhur duke u perpjekur te prekte te pamunduren sot ecte.
Ecte dhe kujtonte ate takimin e pare, apo duhet te quhej i dyti, krejt i rastesishem.
Djali i vitit te ri, ai djali brun me pamjen e embel, vraponte drejt saj tek liqeni nje pasdite marsi.
'Hey' bertiti teksa valviste doren perpara tij per ti terhequr vemendjen, por Laerti i perqendruar vazhdonte vraponte me syte e permbysur.
'Hey' tha serisht kete here duke vrapuar drejt tij per ta penguar.
Ne castin e fundit perpara se te perplaseshin ai ngriti syte i nervozuar, duke menduar se kush ishte budallaqja qorre qe i dilte perpara, por lexoi njohjen ne syte e tij perpara se ai ti buzeqeshte.
'Jam une, ajo e fotos se vitit te ri.' U prezantua dhe luante me bishtalecin e saj te gjate. E vetmja shenje qe tradhetonte nervozismin e saj. Vazhdonte ta shikonte, teksa priste qe frymemarrja e renduar ti normalizohej.
'Se mos e ke fshire foton ore?' pyeti Ana dhe ai mohoi me koke.
'Jo per gje se ta coja prape une.' Perpara se te dukej si nje e cmendur vazhdoi
'Bej shaka, shpresoj ta kishe kuptuar vete dhe nos te jesh nje nga ato seriozet e pashok qe qeshin nje here ne 4 vit, si puna 29 shkurtit.' Ai buzeqeshi lehte dhe nisi te thoshte dicka por Ana nevoze vazhdoi.
'O zot do mendosh qe jam e rrjedhur' fshehu fytyren e skuqur nga vrapo pas duarve te saj.
'Si thua t'ja nisim dhe nje here nga e para?' Propozoi dhe ngriti syte per te ndeshur shikimin e qeshur te Laertit. 'Jam Ana' zgjati doren dhe priti te tijen per ate prezantim aq zyrtar.
'Une them skemi pse ja nisim nga e para Ana. Pastaj do me fshihej fati i vitit te ri' qeshi, qeshi duke i treguar asaj dhembet e bardhe e te drejte.
'Te kam sjelle fat e?' E ngacmoi teksa nisen te ecnin me te njejtin ritem.
'Te shofim, eshte akoma vetem mars'
'Mos bej kot, ty te ra jackpoti qe me njohe mua. Sbesoj ta dish akoma poor une jam si hajmali, terfil me kater flete, pese fare.'
'Po modeste je?' U skuq, betohej qe pas fytyres se djersitur dalloi nje skuqe te lehte nga ato te turpit qe tek nje mashkull ishte gjeja me terheqese.
'Yhyy, pafund.' Buzeqeshi serisht dhe heshti. Zot, ai djale pafund i ndrojtur dhe aq terheqes me ate heshtjen e tij prej turpacaku.
'Te hengri macja gjuhen e?' E ngacmoi Ana pa i lene rradhe te fliste.
'Jo.'
'Mos me thuaj qe je gjithmone kaq i qete se e prishe muhabetin pastaj?'
'Jo'
'Po me magjeps me pergjigjet nje rrokeshe.' Qeshi. 'Dua te degjoj ca te tjera. Kafe neser? Para vrapit per energji.' Propozoi.
Ai propozim ishte fillimi i gjithckaje...Ate pasdite e kishte parashikuar pergjigjen e tij, ndersa sot nuk dinte cte priste kur pas luftes me celesat te hapte deren e rende te apartamentit, te rende ashtu si atmosfera qe e priste brenda tij.
Do ta gjente te axhituar teksa bente ece jake ne guzhine apo te perqendruar ne ate laptopin dhe letrat e tij? Do te linte gjithcka per ta perqafuar me dashuri dhe per ti premtuar qe gjithcka do te behej mire?
Mire sepse nuk kishte ku te shkonte me keq mendoi dhe shtyu deren per ta gjetur shtrire. Flinte i qete ne divanin e rehatshem. Cfare dreqin? Ajo luftonte ato shqetesimet qe ushqeheshin me gezimin e saj ndersa ai, ai flinte? Ndoshta eprvec lumturise inkishte vjedhur edhe gjumin e rehatshem te cilin Ana se bente prej kohesh.
Perplasi deren fort dhe nese nuk do te ishte zgjuar i trembur nga ajo zhurme do te kishte shkuar ajo drejt ti per ta shkundur, per ta zgjuar me ndonje shuplake. Te zgjohej dhe te fliste me te, te zgjohej per mos ta injoruar me sic bente prej kohesh.'Erdhe?' I shoerfytyruar me shikimin e pafokusuar, perhumbur ne nje pike te hapsires pyeti me zerin e autoritar.
'Jo gjeni. Nuk erdha.' Hodhi canten me force dhe hapi frigoriferin per te pire nje gote uje. Veprim aq instiktiv ndonese nuk kishte aspak etje. E rrekelleu ate leng te fresket dhe vazhdonte shtrengonte goten e qelqe. Deshironte ta perplaste me mur me tere forcen e saj per ta zgjuar Laertin nga stupori menefregizmit ku kishte rene.
'Si je?'vertete deshironte te degjonte si ishte. Do ti thoshte, te verteten kete here dhe jo nje nga ato te emblat genjeshtra.
'Si jam? Si mendon se jam Laert?'
YOU ARE READING
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!