Laerti

816 88 41
                                    

Laerti, mendonte pambarimisht per te; ishte i vetmi qe banonte ne mendjen e saj cdo ore te dites dhe ne te njejten kohe nuk dinte te fliste per te, nuk dinte nga tja niste.
Nata e vitit te ri? I kishte treguar tashme Markos per takimin e tyre te pare, si ate mbremje djaloshi i qete me shikimin e embel kish qene i vetmi qe kishte terhequr vemendjen e saj. Nje vit i embel, do te jete nje vit i bukur kishte shpallur pasi ishte larguar prej tij.
Kishte menduar per Laertin edhe ditet me vazhdim teksa rishikonte per te qindten here foton e tyre. 'Je fiksuar moj budallacke' i thoshte Aria sa e sa here.
'Thjesht me doli para foto.'
'Dhe Leo te ishte prape sdo ishe fiksuar aq shume goce. E harrove dhe Klajvin me duket' i rikujtonte fiksimin e saj platonik.
'Vit i ri, fillim i ri, s'ka me horra jo. Ndihem e pjekur' kishte shpallur krenare per ato fjale.
'Jo po e djegur. Ti Ana je nga ato qe nuk do piqesh kurre dhe kjo eshte gjeja me terheqese tek ti.'

Ritakimi tek liqeni kishte qene nje rastesi, nje dhurate e zotit pas lutjeve te saj per ta takuar edhe vetem njehere. 'Do te filloj vrapin' i kishte thene Arias njedite
'Sa do te zgjase kesaj here?' Kishte pyete ajo dune rikujtuar vjeshten kur kishte bere te njejtin premtim.
'Me shume se heren tjeter' i ishte pergjigjur Ana. 2 jave e 3 dite, kishte zgjatur 17 dite dhe ne diten e 16 kishte ritakuar Laertin.
Nje nate pagjume, kishte kaluar njenate pa gjume para takimit te tyre te pare te vertete duke inskenuar gjithcka, duke menduar per pergjigjet me terheqese, per lojen e saj idiote.
Dhe serisht nje nate pa gjume pas takimit te tyre duke rikujtuar cdo fjale, duke ritreguar gjithcka Arias ne telefon deri ne oret e para te mengjesit.
'Shoqe, ke rene brenda.' kishin qene fjalet e fundit te Arias perpara se te mbyllnin telefonin me njera tjetren ate mengjes. Jo, nuk kishte rene ende brenda por renja ishte e paevitueshme me Laertin.
Ai ishte aq i qete, i turpshem madje, aq ndryshe nga Ana dhe ato shperthimet e saj te llafazanllekut sic i quante ajo vete. Ai ishte nje ngjyre aty ku Ana ishte ylberi, ai ishte qetesia aty ku Ana ishte muzika. Ai ishte kembet ne toke ndersa ajo mendja fluturake.
Atehere ai kishte qene cdo gje qe i nevojitej, kishte qene ura lidhese me realitetin, pesha qe bente arratisjet e saj drejt enderrave te parealizueshme te pamundura.
Dy tipa aq te ndryshem ne nje kombinim perfekt kishte menduar gjithmone, mendonte ende edhe ate mbremje teksa i tregonte Markos. Fliste papushim sic fliste gjithmone per Laertin; krenare per te, e dashuruar pas tij...

'Kur u lidhet?' Pyeti Marko pasi i kishtre treguar rreth atyre takimeve te tyre 'te rastesishme' qe kishin pasuae ate te liqenit. Jo, asgje skishte qene nje rastesi ne ato takime. Ana nuk kishte lene dy gur bashke per te mesuar me shume rreth tij. Studionte per marredhenie nderkombetare dhe finance. Po, dy dege njemohesisht qe ishte mjaft impresionuese. Asnje mik te perbashket por fundja ci duheshin, do te krijonin nje shoqeri te tere te perbashket kur te lidheshin me njeri tjetrin.

'Kur i propozova une' u pergjigj Ana teksa buzeqsshte krenare per drejtperdrejtesine e saj.

'Ti?' Pyeti i surprizuar Marko.

'Po, po une dora vete. Nje dite e pyeta nese kishte nder mend te me propozonte se si shume po e zgjaste. U skuq si nje domate, te betohem thashe se u domatezua dhe nga momenti ne moment floket do ti shnderroheshin ne ate pjesen jeshile q kane zarzavatet. E dija qe me pelqente, ne vajzat kemi nje radar dhe pastaj eshte dhe ajo pjesa tjeter qe une jam e adhurueshme po po bej modesten. E lashe te skuqja. I thashe qe do ja beja me te thjeshte dhe e pyeta: 'A do te me pyesesh nese do qe une te jem e dashura jote? Sepse nese po, pergjigja ime eshte nje po, dua'
Ai vetem pohoi dhe qeshi i lumtur, te betohem se kisha pare te buzeqeshte aq bukur ndonjehere dhe ai eshte djali me buzeqeshjen me te bukur qe njoh. Pastaj e putha po une, ndonese nuk kisha puthur asnjehere.' Pohoi Ana 'Mendoja qe sduhet te ishte ndonje gje e veshtire, ska shkence te te puthurit persakohe te tere e benin. Ishte nje lemsh i vertete por prape puthja me e bukur e jetes time. Te tera puthjeve qe erdhen me pas i mungonte ai faktori magjik, te qenurit te parat'

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora