Frikë

749 91 46
                                    

Ndjeu duart e Anes qe e shtynin larg vetes me tere forcen mengjesore te saj.
Ishte puthja e tyre e trete, nese ato te nje mbremjeje me pare grupoheshin per te formuar nje puthje te vetme pasionante.
Puthja e trete, dhe e dyta here qe ajo insistonte te largohej prej tij duke perdorur forcen e saj. Marko u step, duke i dhuruar hapesiren per te cilen ajo me aq vrull luftonte, u step pa shkeputur shikimin e tij prej syve te saj dyshues, syve te frikesuar te Anes, syve plot pikepyetje te vajzes qe dikur i ishte dukur aq e vendosur ne cdo hap qe hidhte. Vendosmeri qe e kishte pare te krisej perpara syve te tij diten qe Laerti kishte thyer zemren e saj. Vendosmeri qe ishte krisur prej Laertit por thyer prej puthjes se Markos.

'Me fal' peshperiti teksa shkonte doren e saj imcake ne floket e dendur te arte.

'Ana, mos...' Mos me kerko ndjese pas cdo prekjeje, pas cdo puthjeje. Mos i ngjyej deshirat tona me ngjyrat e pendimit deshironte ti thoshte por ishte frika ne syte e saj qe e stepi.

'Jo Marko jo. Jo.' Shkunde koken per te perforcuar ate 'jo-ne' e saj.

'Nga se frikesohesh?' e pyeti duke iu afruar, kete here per ta terhequr ne krahet e tij, per ti dhuruar nje perqafim dhe jo per ti rrembyer nje tjeter puthje buzeve te saj ende te njoma.

'Nga kjo. Nga ne' tregonte me gishtin tregues sa nga ai dhe nga vetja 'Nuk dua, nuk dua te ndertojme dicka te paqene mbi zemrat tona te thyera. Mbi themele te rrenosura'

'Pse te paqene?' dhe teksa e shtrengonte ne krahet e tij, ne nje perqafim qe ajo kurre nuk refuzonte per here te pare vendosi te lejonte zemren e tij te flinte 'Une te pelqej, te pelqej vertete Ane.'

'Pse? Cfare pelqen per mua? Ti s'mund te me pelqesh. Ti njeh vetem pjesen time te lenduar. Ndoshta me meshiron, por nuk dua puthje meshire une.' tha e nervozuar. Gabonte, gabonte por si mund ti hapte zemren e tij syve te saj veshur nga perdja e dyshimit. Si mundej...

'Vertete te jane dukur puthjet e mia si prej 'gjynafi'? Vertete Ane?' I lenduar u mbeshtet ne murin perballe saj.

'Jo.' U pergjigj menjehere pastaj vazhdoj dhe e mposhtur pohoi 'S'di me asgje. Jam nje lemsh dhe eshte faji yt, vetem i yti. Me ke bere dhalle.'

'Dhalle? Per cfare?'

'Per ne, ne qe duhet te jemi shoke, duhet te jemi vetem shoke. A e mban mend sa mire ishim? Kur vetem bisedonim, thonim ato budalliqet tona pafund. Ishim vetem shoke atehere. Dhe pastaj filloi lemshi, dhe ja ku jemi tani.'

'Ti po frikesohesh.' I perseriti serisht Marko.

'Po, kam frike. Kam frike normalisht. Sepse nuk dua te te humbas. Je miku im me i mire, miku im i vetem qe ndjej prane, me te cilin jam une. Pastaj jam akoma e lenduar, eshte Laerti. Per ty Lea. C'mund te ndertojme ne kur ne jemi rrenoja per vete?'  Permbysi syte per te pare kembet e saj te zbathura.

'Mund te ndertojme dicka shume te bukur. Po aq te bukur sa shoqeria jone. Shoqeri qe nuk do te humbasi te premtoj, mbi te tera do jemi gjithmone miqte me te mire' premtoi Marko ndonese nuk ishte i sigurte, nuk ishte i sigurte kur ajo shoqeri per te ishte transformuar ne ate ndjenjen aq te bukur, ate ndjenjen e brishte qe ishte rritur, forcuar, ajo ndjenje qe tashme ishte pushtuese, e forte, e sinqerte.

'Jo Marko, te lutem.' shkundi serisht koken kte here me forte se me pare 'Kam frike dhe sdua te nis dicka me frike, dua te jem e sigurte per
'Ne'. Dua te jem aq e sigurte sac jam tani e sigurte qe nuk dua te nis dicka, qe nuk jam gati te nis dicka te re.'

'Okay' peshperiti dhe buzeqeshi. Nje buzeqeshje pas te ciles fshehu ate lendimin e dhimbshem qe shkaktuan fjalet e sa; lendimin qe e shperfilli sepse Ana qendronte ende perballe tij, Ana do te vazhdonte te ishte pjese e jetes se tij, do te vazhdontebte ishte me e bukura pjese e diteve te tij; do te vazhdonte te ishte mikja e tij me e mire...
Pranonte ate shoqeri, pranonte te groposte ato ndjenja te brishta, per mos ta humbur. Gjithcka per mos ta humbur pergjithmone...

'Faleminderit Marko, shume faleminderit' buzeqeshi edhe ajo, teksa afrohej drejt tij per te mbeshtetur koken e saj ne supin e Markos, teksa u afrua per ti vjedhur nje perqafim. I dehur nga prezenca e Anes, nga aroma e embel e trupit te saj e shtrengoi fort ne krahet e tij. Ndoshta nuk i lejohej ta puthte, ta prekte udhehequr nga deshirat epshore per te eksploruar cdo kend te trupit te saj, por mund ta shtrengonte. Mund ta adhuronte i terhequr, mund ta dashuronte ndoshta, mund ta ndjente. Mundej ta perqafonte deri ne perjetesi, nje perqafim per te percjlle tere ato ndjenja te cilat buzet e tij nuk do ti shqiptonin, ndoshta jo tani, ndoshta jo pas disa kohesh, ndoshta kurre...

----

I lejoi vetes te perhumbej ne ate perqafim. Te njejten krahe qe e shtrengonin, i njejti Marko dhe prape ai perqafim ishte aq ndryshe, ndryshe nga ato qindra te meparshmit kur shoqeria e tyre kishte qene vetem e tille, e pa ndotur nga puthjet qe kishin shkembyer me njeri tjetrin, puthje qe fshihnin pas tyre ato deshirat cmendurake qe te dy ndjenin karshi njeri tjetrjt. Ato deshira qe buronin nga ato ndjenja te reja. Ndjenje e re qe Ana sulmonte me kundershtine e saj, qe deshironte ta mposhte me kujtimet e Laertit pas te cilave ishte shtrenguar fort me kthetrat e kujteses, memories qe po venitej. Lendonte veten me Laertin sepse ndihej fajtore, fajtore qe pas 5 vitesh sebashku mund ta linte te shkonte kaq thjeshte. Si mund te hidheshin pas supesh kaq shpejte 5 vite? Si mundej? Jo, kujtimi i tij ende se kishe lene, nuk e kishte braktisur, ai kujtom nuk ishte larguar i pashpirt si Laerti, ai kujtim vazhdonte te ishte i ngrohte, embletues. Ate kujtim ajo do ta ruante perjete, nuk do ta lejonte kurrsesi te braktisej nga pjeseza e fundit e Laertit qe zoteronte, qe ende ishte e saj.
Nuk do ta humbiste, dhe ne luften per te ruajtur Laertin ne zemren e saj, nuk mund te lejonte Markos te hynte aty, aty ku Laerti ende ekzistonte, ne zemren e Anes. Prandaj e shtynte tutje, prandaj refuzonte me ngulm ato ndjenja, ate terheqje, refuzonte puthjet e tij te embela, te nxehta, mohonte rrahjet e shpejtuara te zemres sikur te mos i ndjente, genjente, genjente veten dhe Markon me shoqerine e tyre, impononte ate shoqeri te hekurt per tu ruajtur nga shikimi i tij terheqes, deshirues, nga prekjet e tij kurioze. Per te ruajtur zemren nga nje tjeter mashkull, nje tjeter qe si Laerti mund ta dashuronte, adhurote dhe ne fund lendonte me ftohtesi dhe ngurtesi, nje tjeter qe mund ta braktiste...
Shoqeria nuk lendonte, shoqeria nuk braktiste, shoqeria mbijetonte... Marko do te ishte shoku i saj, vetem shoku i saj.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now