Po ju pergatis, do jete kapitull i gjate....
'Duhet te flasim. Te pres jashte. Te lutem!'
Rilexoi per te dhjeten here ate mesazh te Anes perpara se ta fuste serisht ne xhepin e xhinseve te erreta telefonin e vjeter. Mesazhi vazhdonte te ishte aty: vriste mendjen nese edhe Ana vazhdonte ta priste jashte sic kishte shkruar ndonese ne 30 minuta ai nuk i kish kthyer asnje pergjigje por kishte vazhduar punen e tij: i hutuar fliste me njerezit qe kerkonin tavolina me te mira ndonese ora shenonte 3 e mengjesit dhe klubi kish filluar te zbrazej. Edhe Kevini me miqte e tij, pjese e te cileve kishte qene dhe Ana ishin larguar pak me pare.
Ndoshta nuk do ta shoh me kurre i kish thene vetes teksa shihte Anen qe ecte krah nje tjeter vajze imcake drejt daljes. Kishte luftuar me veten, duke mposhtur deshiren per te vrapuar drejt saj, per ta terhequr nje here te fundit ne krahet e tij; por ajo i perkiste nje tjetri. Ndoshta do te ndjente aromen e tij te neveritshme qe njolloste eren aq te embel te trupit te Anes. Jo, nuk mund te suportonte idene qe buzet e nje tjetri kishin puthur ato te sajat, duart e nje tjetri e ledhatonin ashtu sic ai kisht deshiruar te prekte cdo dite. Nje tjetri qe ajo vete e kishte zgjedhur mbi dashurine e tij.
Rikujtonte ate mengjes, ate mengjes te mallkuar kur zgjuar i braktisur ne shtratin e saj ishte ndjere edhe nje here si nje lecke e flakur tutje prej te dytes femer te ciles i dhuronte zemren e tij. Rikujtonte dhimbjen e atij mengjesi, e asaj dite per te rigjetur pakez force; force per ti rezistuar tundimit qe ishte Ana. Force qe e ndalonte se vrapuari drejt saj.
Sepse kur e shikote, harronte gjithcka. Harronte realitetin e shemtuar dhe perhumbej ne ato enderrat tunduese ku ajo ishte e tija; dhe ne harrese deshironte aq shume qe ato enderra ti realizonte duke e puthur plot mall.
Dhe ne nje moment te tille dobesie, i ishte afruar pak me pare, per ta pershendetur.
Jam mjaftueshem i forte per mos te lene auren e saj te me perpije serisht i kujtonte vetes, por dhe kjo kish qene nje tjeter genjeshter e bukur sepse kishin mjaftuar syte e saj per ta gjunjezuar perpara asaj dashurie qe ende ushqente, dhe me pas zeri i saj per te perkedhelur zemren e tij.
E kishte pyetur per Laertin, kur me shume se gjithcka deshironte ta pyeste per veten, per ata te dy dhe mijera pse-te e ndarjes se tyre.
'Mire' kish qene pergjigja e saj, nje tjeter shkelm ne kraharorin e tij e ne ate 'mire' kish ritakuar dhimbjen, e bashke me te kish gjetur forcen per te kthyer kurrzin e per tu larguar ndonese ajo kembengulte te thoshte dicka me shume.Pjesa tjeter e mbremjes kishte qene nje lufte, ku ai luftonte ate forcen magnetike qe terhiqte syte e tij mbi te. Jo, nuk deshironte ta shikonte sepse teksa ajo buzeqeshte e cliret zemra e tij krisej pakez me shume.
'Te paska ardhur Ana pjeshka me?' e kishte ngacmuar banakieri acarues pak me pare, dhe si shume here te tjera kishte ndjere ate inatin qe vlonte brenda tij. Shtrengonte fort grushtin, me te cilin aq shume deshironte te thyente turinjte e atij mashkulli kurvar.
'Mos iu refero ashtu' iu hakerrye Marko qe shume mire e njihte ngjyrimin e asaj fjale ne mendjet mashkullore dhe nuk e honepste dot idene qe nje tjeter te mendonte ne menyre perverse rreth Anes.
'Pse me? Sikur eshte e jotja ajo' dhe pa pritur nje tjeter pergjigje te Markos, ndonje te share, i ishte rikthyer miksimit te pijeve dhe vetem kur nervat e tij ishin shuar i ishte afruar per ti peshperitur fare prane veshit:
'Ama ske cthua, eshte si rrush. Ca s'do i kisha bere asaj femre' shtyu veten fort nga banaku, me tere forcen me te cilen deshironte ti gjuante atij. Jo, nuk do te niste ndonje kacafytje ne klub, nje sherr qe do ti kushtonte punen qe e paguante aq mire. Kishte nevoje per ato para, sic kishte nevoje edhe te qetesohej ne ate cast dhe te mblidhte mendjen. Nuk ishte detyra e tij te mbronte Anen, qe tashme per Markon duhet te ishte vetem nje kujtim. Jo, nuk ishte detyra e tij, por e mashkullit qe ndoshta e priste i qete ne shtratin qe ndanin me njeri tjetrin, e atij fatlumi qe zoteronte zemren e saj, zemer per te cilen Marko aq shume kish luftuar.
YOU ARE READING
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!