U shtriq duke shtrire krahet mbi veten, pa hapur syte pas gjumit te rende e te rehatshem; nje gjume nga ato per te cilet e kishte marre malli sepse se fundmi zgjohej gjithmone me dhimbje mesi nga ai dysheku i forte i shkruar mbi dyshemene e studios se saj.
Jo, sdo flinte me kurre ne ate dyshekun si prej tallashi tani qe rikujtoi si ishte te flije ne nje shtrat te bute dhe....
Hapi syte menjehere pa e vrare mendjne per ate rrezen e diellit qe i binte ne fytyre per ti vrare me ndricimin e saj syte mengjesor. Pse po flinte ne nje shtrat te bute? Pse kishte diell kur ajo ne birrucen e saj zgjidhte te mbante grilat e ulura deri ne fund?
Krahu i saj u perplas me dicka te forte, dicka qe pas asaj perplasjeje murmuriti plot dhimbje nje 'Ouchh' me nje ze te ngjirur, mashkullor.
Mashkullor? Cfare dreqin Ana?
Kerceu ulur ne ate shtrat dhe syte u ulen per te pare 'gjendjen' kur carcafi zbuloi trupin e saj. Mbante veshur rrobat e nje mbremje me pare, fustanin e ngushte. U ndje me e sigurte pas atij detajite vogel dhe duke mbyllur fort syte, ferkoi koken e saj bucitese duke u munduar te kujtonte dicka. Vuante gjithmone nga skleroza ne mengjes, por mjegulla nuk zgjati shume dhe shpejte u kujtua qe kishte pranuar te shkonte per 'te buajtur' nga Marko pasi kishte shpallur plot here qe e urrente vetmine, qe ajo studioja e hante me ate zbrazetinene saj, qe refuzonte te flinte vetem dhe me mire te rrinte ne Parkun Rinia si ai sesa ne ate apartament. Shkurt, kishte kemnbengulur si Mimoza Llastica deri kur ai ishte ofruar qe mund te shkonte nga ai, ftese qe ajo ekishte pritur me nje buzeqeshje triumfuese. Cfare dreqin ke katranosur moj Ane? I gjuajti lehte kokes se saj por ne vend qe ato kujtimet e nje nate me pare te pushonin, u rikthyen me fuqishem. Puthjet, te kercyerit ne krahet e Markos me trupat e tyre fare prane njeri tjetrit, prekjet dhe shume puthje te tjera te vjedhura nen ritmet e muzikes. Ate mbremje nuk kishte qene e dehur vetem nga alkoli por edhe nga Marko...
Pijanece keqe! Cpate qe pive njehere moj xhane? Kur e di mire qe ta jep alkoli ne koke, shkon e pin si derre.
Pse piu? Piu per te harruar Markon dhe ate puthjen e tyre, piu sepse kishte menduar qe ish e forte per te perballuar nje nate prane tij por jo me te ne Folie, kishte pire sepse kur ai i fliste dhe ajo hiqej si mbretresha akullit me shume se gjithcka kishte deshiruar ti hidhej ne qafe. Dhe kishte pire, sepse i pihej; shot-sa me Kevinin, ne ato dollite e ngritura per Arian; shot-sa me Tobin per hir te asaj vajzes perballe te ciles ai nuk ia shqiste syte...
Dhe pastaj nuk kishte patur me shot-sa, por vetem Marko, nje alkol edhe me i forte, nje droge edhe me vartesi-shkaktuese. Alkoli ishte zevendesuar me puthjet, dhe inati me kenaqesine e te qenurit ne krahet e tij; dhe ne fund kishte tradhetuar edhe studion e saj ashtu sic kishte tradhetuar veten duke zhveshur ate pelerinen e vetepermbajtjes dhe steranalizimeve.
- Do vi vetem nese me premton qe s'ka me puci puci dhe gjera turpi. - kujtonte kembenguljet e saj.
- Ncuq. - kish qene pergjigja e vetme e Markos.
- Ncuq qe sdo kete apo qe do kete? Se s'ta kam shume besen ty une jo. Shife, si vjen dhe puth nje zonjushe pa leje. - belbezonte fare prane veshit te tij teksa kercenin ne krahet e njeri tjetrit.
- Nuk do kete gje. Kjo ncuq. - kishte specifikur Marko dhe per nje cast buzeqeshja e saj ishte venitur; ndoshta kishte pritur qe ai ti shprehte deshiren e tij, ate deshire qe syte dhe trupi i tij nuk dinin ta fshehnin pas genjeshtrash dhe premtimesh te buzeqeshura.
- Atehere e pranoj ftesen zotrore.
Me guximin e dehur kishte perfunduar ne dhomen djaloshare te Markos; nje hapesire e vogel ku bashkejetonin prane njera tjetres nje shtrat i vogel tek mbeshtetur pas murit, nje komodine druri prane kokes se shtratit me nje llampe dhe disa libra te hedhura pirg anas saj, dollapi i vogel, i mjaftueshem per veshjet e nje djali por kurrsesi per nje femer, dhe nje komo me nje pasqyre, serisht te vogel.
- Ti flen ketu? - kish pyetur e shtangur ne deren e drunjte.
- Po. - e shihte i habitur reagimin e saj.
- Jo se po them gje, por seriozisht e ke? Nje krevat tek? - dhe pa perfunduar ate pyetje ishte hedhur mbi shtratin e rregulluar duke bere qe mbulesa e holle te rrudhosej nen peshen e trupit te saj.
- Dhe cfare ka krevati tek? - ishte ulur prane saj ne shtrat duke i hedhur krahun e tij reth supeve te Anes, e cila ishte mbeshtetur tek ai duke mbyllur syte, e lodhur sic ishte nga ajo mbremje 'aventureske'.
- Jo me asgje ska kur je cerr, por ke patur a ske patur te dashur ti? Mos me thuaj qe je nje nga ato tipat e moteleve se te vura vijen, ose te zhgarravita emrin komplet. - dhe pa perfunduar mire deklarate idiote kishte dashur te godiste vetes, sepse ndoshta nje grusht do ta bente te heshte dhe te mos bente veten te dukej edhe me budallaqe sec ishte. Motel? E ci duhej asaj fundja se ku 'lumturohej' Marko. Shoqet nuk mendojne per 'ate' aspekt jetesor te shokeve te tyre. Jo, jo, jo. Por shoket dhe shoqet as nuk putheshin si ata te dy, jo nje here, jo dyhere, dhe kurrsesi jo aq pambarimisht si ata. Shfryu fort pa e vrare mendjen qe Marko ishte aty. Faji ishte i tij, vetem i tij qe ishte aq i mire dhe terheqes, dhe simpatik, dhe puthes i lezetshem, dhe... Idiote, shau edhe njehere veten perpara se te konkludonte qe jetimi i perjetshem, faji, kishte gjetur ne te njejten dite te dy prinderit e tij; faji ishte i te dyve...
- Cfare ke? - kishte pyetur ai.
- Hic, asgje. - kishte genjyer. Ose ndoshta nuk quhej nje genjeshter persakohe as vete nuk dinte sec kishte.
- Shfryve. - konstatoi Marko teksa ledhatont floket e saj.
- Sepse se di cfare dreqin po bej ketu dhe pse u tregova aq idiote sa nuk shkova ne shtepine time. Aty ne Folie kjo duhej dicka kaq e zgjuar, shotsat, une, ti, puthjet... Ndersa tani.
- Nuk je aq e sigurte. - plotesoi fjaline e saj.
- Aspak e sigurte. Nuk duhet te, te ishim puthur Marko dhe me vjen keq sepse mendoj qe isha une qe nisa cdo gje. Por ti ke fajin me te madh per Dajtin. - heshtje.
- Si thua sikur mos ta permendin me? - u cua duke ecur drejt dollapit te vogel nga ku nxorri nje batanije te cilen e shtroi ne toke prane shtratit te vogel tek.
- Mire. - pohoi me koke serisht jo e sigurte. Jo, nuk i pelqente qe ishte ai qe propozonte qe 'flirti' i tyre i shkurter te groposej per mos tu permendur, per tu kthyer ne nje kujtim nga ato qe do te flakeshin nga kujtesa e tyre.Pasiguria e mbremjes me pare i kishte lene vendin nje vendosmerie te semure mengjesore per ti dhene fund eksperimentacioneve te tyre romantike; per te vrare terheqjen qe ekzistonte, per te vrare bashke me te edhe shoqerine tashme te plagosur.
E vendosur i kujtoi vetes teksa shkonte duart ne floket e shpupuritura per ti drejtuar dhe zhdukur ate volumin qe jasteku i falte. E vendosur dhe kur ndeshi shikimin intens te Markos qe shoqeronte veprimet e saj. E vendosur kur e buzeqeshur u cua, dhe duke kapercyer trupin e tij ne toke beri drejt deres.
E vendosur kur dora e saj preku dorezen e vogel... E vendosur edhe kur ndjeu Markon qe kerceu nga toka per ta terhequr drejt vetes me nje mbrethin te krahut te Anes, e vendosur edhe kur u mbeshtoll nga Marko ne nje perqafim aq shperqendrues...
Ana kishte qene e vendosur, deri kur buzet e tij rigjeten edhe njehere te sajat per ti dhuruar nje 'Miremengjes' te bukur, te bukur sic ajo fjale nuk do te ishte kurre...
YOU ARE READING
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!