U zgjua krah Marles si shume mengjese se fundmi, por ndryshe nga heret e tjera nuk mori mundimin ta terhiqte drejt vetes per ti dhuruar puthje pas puthje deri kur ajo te hapte syte, te buzeqeshte djallezisht dhe ta sulmonte me dashuri.
Ate mengjes deshironte me shume se gjithcka te largohej sa me pare prej saj, te ishte i padukshem, i paprekshem. Ate mengjes mendonte per Anen; kete here jo per gabimet e saj por per ato te tij. Rikujtonte sa e sa here e kishte braktisur te pakenaqur ne shtratin e tyre, sa e sa here ishte zvarritur jashte apartamentit q ndanin me njeri tjetrin pa nje Mirupafshim zemer; sa e sa here e kishte shtyre larg vetes, e kishte shtyre ne krahet e nje tjeter mashkulli.
Si sillej ai me te? A largohej duke e lene duarbosh sic bente Laja apo e dashuronte cdo mengjes? E puthte? I pergatiste kafen qe ajo aq shume deshironte? A ishte ai me i mire se ai?
Pyetje qe e torturonin, pyetje qe e persekutonin cdo mengjes, cdo mremje...
Ndoshta nuk kish qene i afte te dashuronte Anen sic ajo meritonte, por nuk do te gabonte serisht, nuk do te gabonte me Marlen, ndonese nuk ndjente per te. Ajo ishte terheqese, zgjonte deshirat e tij mashkullore, e sfidonte ne shtrat por aq... Ajo ishte nje argetim, ajo nuk ishte dashuri...U vesh me nxitim dhe po ecte drejt deres kur fjalet e saj e bene te ndalonte, nje 'Miremengjes zemer' i thene aq embel, peshperitur si prej buzeve te nje engjelli e bene te kthehej drejt saj.
Marla e shikonte me syte e pergjumur, me fytyren e surprizuar e te brishte. Marla e ftonte me shikimin e saj qe te hidhte canten ne dysheme, te fshinte Anen, te harronte ate takimin e tyre te kote dhe te vraponte drejt shtratit ku ajo e priste, gjithmone krahehapur, gjithmone e gatshme per te bere dashuri. Seks, per te bere seks, korigjoi veten. Nuk mund te quhej dashuri, marredhenia e tyre e dhunshme, pasionante ishte thjesht dicka fizike e zhveshur nga ndjenjat.'Ku po shkon me kaq ngut?' pyeti ajo pasi ferkoi fort syte me kurrizin e duarve te saj.
'Pune' genjeu Laerti duke harruar per nj cast qe ajo ishte kolegia e tij. E njejta pune, ishte nje e perbashket qe ndanin me njeri tjetrin, ndoshta e vetmja e perbashket.
'Po largoheshe prej meje apo jo.' Tha, nuk pyeti. Ajo dukej se e dinte.
'Jo, c'thua.' U ul ne kembet e shtratit, prane saj i deshperuar. Pak sekonda dhe do tja kishte dale te largohej, ti kursente vetes tere dramen qe e dinte qe e priste.
'Ke ate pamjen e dikujt qe eshte kapur ne gracke.' Shtoi Marla teksa studionte fytyren e tij, tashme e zgjuar plotesisht.
'E fiksuar.' Komentoi Laerti dhe u ctensionua per te bere sa me te besueshem qendrimin e tij.
'Do te te bej nje kafe, ndoshta ashtu qetesohesh vertete' u ngrit dhe veshi robdershamin e mendafshte qe hidhte kraheve cdo mengjes. U largua drejt kuzhines pa pare me drejt tij. Ndoshta duhet ta ndiqte, ndoshta duhet te ofronte te pergatiste ai kafene per ti mbushur mendjen qe asgje mes tyre nuk kishte ndryshuar ndonese gjithcka ate mengjes ishte ndryshe.
'E bej une' bertiti nga dhoma dhe kerceu nga shtrati duke ecur me hapa te medhenj drejt kuzhines. Iu afrua Marles dhe duke i dhuruar nje puthje ne faqe e shtyu larg ekspresit. Ajo u largua pa e zgjatur dhe u mbeshtet ne cepin e minibarit te kuzhines se saj, aty ku Laerti kisht hedhur telefonin dhe canten e tij.
'Pa qumesht si gjithmone?' Pyeti Laerti vetem per te thyer heshtjen qe kishte rene.
'Po. Nuk jam une ajo qe jam zgjuar cuditshem sot' komentoi Marla 'Do te vleresoja vertete shume nese do me thoje se cka ndodhur.' shtoi ajo.
'Te thashe asgje, mos u bej e lodhshme dhe ti' u hakerrye Laerti, i lodhur nga genjeshtrat qe duhet ti servirte Marles ate mengjes.
Pse e genjen? Pse si thua te verteten dhe me te i jep fund gjithckaje?
Ndoshta sepse nuk deshironte ta humbiste te vetmen konstante te sigurte qe i kishte mbetur, ndoshta sepse ndihej i sigurte te dinte qe ajo do te ishte aty, duke e pritur si cdo mbremje. Kete here nuk do te rrezikonte cdo gje per Anen, kete here kishte nje plan B, Marlen.
YOU ARE READING
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!