Tre premtime

669 76 44
                                    

'Nuk e di, jam shume lemsh Ana'

Pranoi perpara saj, perpara te vetmes femer qe dinte si te dashuronte, dyshimet e tij. Pranoi perpara saj ate cka nuk i pranonte as vetes; lemshin qe e mbyste cdo mbremje.

Dyshues, jo ne ndjenjat ndaj saj, mendonte. Dyshues per te ardhmen, te ardhmen e tyre nese do te kishte nje te tille. A do te ishte ajo valle e pacenuar nga ajo ndarje disa mujore, e pacenuar nga prezenca e Marles mes tyre; hija e asaj lidhjeje qe ish dukur aq e zgjuar, ndersa tani, tani ai gabim prej te nxituari kercenonte te ardhmen e tij, me Anen.

Dyshonte... Do te ishte ajo e afte te kapercente ate boshllek te krijuar mes tyre? Ndoshta perkrahu do te mund te ndertonin nje ure, nje ure mbi humneren ky rrezikonin te binin, te dy, nese do te riktheheshin tek njeri tjetri.
Nese ajo do te rikthehej tek ai, sepse Laerti ishte i sigurte, i sigurte per ate cka ndjenjte perkundrejt Anes, mendonte...

'Je lemsh' perseriti ajo me zerin e ulet, pothuajse nje peshperimi 'Lemsh si?' kerkoi te dinte me tej.

'Isha i acaruar, dhe i lenduar Ana. Dhe atehere, vendimi per te krijuar nje lidhje te re, per te te fshire dukej si me i zgjuari.' i beri bisht pyetjes se saj duke zgjedhur te justifikonte lidhjen e tij me Marlen; ndoshta per te shpetuar veten prej urrejtjes se Anes, prej inatit te saj. Ndoshta per te shpetuar Marlen prej mallkimeve te heshtura te saj. Femrat zakonisht ishin te tilla, xheloze, xheloze edhe kur ishin te sigurta qe tjetra nuk perbente rrezik, xheloze edhe kur ishin te sigurta per ndjenjat qe mashkulli ushqente karshi tyre. Xheloze, sepse deshironin te mbreteronin, te ishin te vetmet.

'Te kuptoj.' ishin fjalet e saj te vetme, thene me nje qetesi vrastare duke kontrastuar ate te vjelle fjalesh te Laertit, i cili kishte folur shpejt, rremujshem.

'Vertete?' tha te vetmen gje qe i erdhi ndermend. Nje pyetje per ta bere te shqiptonte edhe njehere ato fjale qetesuese. Por pergjigja e Anes nuk ishte 'po-ja' e thjeshte qe kishte pritur. Pergjigja e Anes permbante nje 'sepse', nje 'por', fjale te urryeshme qe hapnin rrugen per shpjegime qe ai nuk deshironte te degjonte, per te verteta qe nuk deshironte ti dinte.

'Po, sepse...' pauze 'sepse te tere gabojme mendoj.' ishte gati te thoshte dicka per te mbeshtetur mendimin e saj por Ana e nderpreu 'Gabojme eshte fjala e gabuar mendoj. Nuk mund te quash nje lidhje nje gabim, cfaredo lidhjeje. Nxitohemi, te tere nxitohemi. Ti u nxitove Laert'

Ana e kishte kuptuar. Deshironte te buzeqeshte, por ai buzagaz i palidhur ende iu vodh prej fjaleve te saj pasardhese.

'Te tere nxitohemi, edhe une.'

Ana e vrau...

*

Gjeti guxim, ajo, frikacakja e perjetshme, ajo qe i arratisej cdo problemi per here te pare njohu guximin, e perqafoi ate fort per mos ta lene me te shkonte teksa me syte mbyllur pranoi:

'Te tere nxitohemi, edhe une'

Ndoshta po genjente, po c'rendesi kishte fundja. Mund te fshihej edhe ajo pas fjales 'nxitim' per te bere fajin e saj me te tolerueshem.
Jo, ajo nuk ishte nxituar. Ajo ishte dashuruar, dashuruar pas nje tjeter mashkulli, nje mashkulli qe ndoshta tani e urrente, ndoshta tani e shante nen ze, e mallkonte per te mos qeshur me kurre, per mos te ndjere me kurre kenaqesi si ajo qe ndjente krah tij. Nje mashkull qe ndoshta qante, vuante... Ana ishte dashuruar pas nje tjeter mashkulli, nxitimthi.

'Cfare?' hapi syte e frikesuar nga ajo pyetje sa e thjeshte aq dhe e ashper.

Mos u ashperso Laert, mos... deshironte ta keshillonte. Sot ai nuk mund te acarohej, nuk ishte ne pozitat per ti drejtuar gishtin, per ta fajesuar. Sot jo, sot ai ishte edhe vete fajtor.

'Edhe une u nxitova' perseriti. Ndoshta nuk ishte nje genjeshter e mirefillte. Ajo ishte nje gjysem e vertete sepse u nxitua, u nxitua ne mesazhin qe i dergoi Laertit nje dite me pare, u nxitua per te kerkuar kete takim.

'Cfare do te thuash Ane. Shpjegohu' urdheroi ai imponues.

'Dua te them qe...' mori fryme duke iu lutur guximit te mos e braktiste ne ate cast. '...Qe edhe mes meje dhe Markos pati dicka.'

Ai rrefim i saj u prit nga nje qetesi vrastare... Heshtje. Pa se si fytyra e Laertit u ngrys, si vetullat e tij te trasha dhe te rregullta u mblodhen kercenueshem. Hapi gojen njehere, dyhere... Per te thene dicka por zgjodhi te heshte. Luftonte impulset e tij per te shperthyer ne nje episod te bertiturash, luftonte deshiren per te grushtuar e shkelmuar duke shtrenguar fort me duart e tij cepin e tavolines se drunjte.

'Pra ju... Mallkuar qofsh Ane' tha me zerin e ftohte, zerin e urryeshem e te permbajtur. 'Mallkuar qofsh' perseriti ai.

Dashuronte dy meshkuj, mendoi, dhe ne ate cast ndoshta te dy e mallkonin...

*

Nguli syte mbi portretin e tij qe vazhdonte te qendronte varur mbi kembalecin e drunjt. Ishin syte e tij te fundit qe pa perpara se te perplaste fort pas vetes deren e blindur te apartamentit te Anes.
'Te premtoj qe nuk do te shkoj tek ai' i kishte premtuar ajo vetem disa ore me pare, ne oret e vona te nates teksa e shtrengonte prane vetes ne dyshekun e bute pasi bene dashuri, ne oret e para te mengjesit kur u zgjuan per te dashuruar edhe njehere njeri tjetrin.
kishte premtuar, plot tre here... Tre here, mesa duket, ishin te pamjaftueshme per Anen per ta mbajtur mend ate premtim. Ndoshta duhet ta kishte detyruar qe ta perseriste, kater here, pese here, dhjetra here...
Ndoshta serisht do te kishte harruar, serisht do ta kishte braktisur. Ndoshta jo, ndoshta do te zgjohej krah tij ate mengjes. Marko do ti kish dhuruar nje puthje, nje puthje te embel e me pas nje te dyte, me pasionante perpara se te cohej per ti pergatitur mengjesin.

Kishte fjetur i shoqeruar nga mendimet se si do te skuqte vezet, cdo te mund te sajonte per te bere ate zgjim sa me special. Lutej qe syri i kuq i vezes sy te mos deformohej, te ruante ate rrumbullakesine e tij aq te ngjashme me diellin e perendimit, lutej qe ne frigoriferin e saj te kishte ndonje leng frutash te shijshem dhe nese jo, qe ajo te mos zgjohej dhe ai te kishte kohe te zbriste poshte per te blere nje ne marketin e vogel.

Lutej per vogelsira te tilla sepse i kishte besuar, i kishte besuar verberisht premtimit te saj per te mos u larguar.

Dhe kur u zgjua i vetem, priti, priti te degjonte ujin e dushit qe rridhte apo hapat e saj ne guzhine, priti por kur ajo nuk erdhi, nuk u shfaq mallkoi. Jo Anen, ate nuk do ta mallkonte kurre, mallkoi veten, sepse kishte shperdoruar lutjet e tij per nje mengjes qe nuk do te hahej kurre, kishte shperdoruar lutjet.

Ndoshta duhet te isha lutur per ne, konkludoi.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now