Luante me goten e mbushur me Coca Colen, nje pije aspak mengjesore por kishte qene e para qe i kishte ardhur nder mend kur kamarieri i buzeqeshur priste porosine e saj.
Nje coca cola, si ne takimet e saj te para me Laertin...
Piu nje gllenke te kursyer sepse gota po zbrazej dhe ai ende nuk ishte shfaqur.
Ndoshta kjo ishte hakmarrja e tij ndaj saj, ti falte shprese per tja rrembyer serisht. Ndoshta kishte ndryshuar mendje dhe kishte fshire nga kujtesa takimin e tyre. Ndoshta...
Ndoshta ishte me mire qe ai te mos shfaqej. Ndihej fajtore, fajtore ndaj Markos te cilit i kishte premtuar qe nuk do te takonte Laertin dhe ja ndodhej tani, ulur ne ate qe dikur kish qene kafeneja e tyre. Fajtore do te ishte ndjere karshi Laertit nese nuk do te vinte kur kish qene vete Ana ajo qe kishte insistuar per kete takim; fajtore ndihej edhe tani qe ulur ne pritje te Lajes nuk ishte me vajza e sigurte qe kiste shkruar mesazhin nje dite me pare, nuk ishte me vajza e paster ndyer vetem nga nje apo dy puthje te pafajshme mes saj dhe Markos. Jo, tani priste si nje femer tjeter, nje femer e piset, e ulet, nje femer vulgare e zhytur ne balte, ne llumin e nje akti 'tradhetie' ndaj Laertit te cilit vetem njedite me pare i premtonte siguri, mall.
Por sot nuk ndjente asnjeren prej tyre. Siguria ishte fshire nga dyshimet, malli nga urrejtja ndaj vetes. Po, urrente vetem, qe e dobet i ishte falur dikujt tjeter qe nuk ish ai.
Nuk ishte nje i huaj Ane, ishte Marko qe ti aq shume do. Pranoje!
Aventurierja brenda saj bertiste per tu degjuar, ajo qe e kishte shtyre ne tere kete lemsh, ajo qe para disa muajsh i mbushte mendjen qe Laerti nuk ishte cka ajo kerkonte ne jete, qe Laerti ishte fajtori i vetem per boshllekun qe ajo ndjente por fajtore ishte vete ajo, ajo dhe papjekuria e saj, frika per te pranuar vitet qe kalonin, frika per tu rritur.
Ate mengjes nuk e degjoi ate ane te vetes, nuk e degjoi kur u zgjua me lote nder sy. Lote qe nuk mundte fshinte, nuk mund ti thante, nuk mund ti fshihte, lote qe rridhnin teksa studionte profilin e qete te Markos. Nje engjell, nje engjell flinte kraj saj, nje engjell drita te cilit venitej nga erresira e pasigurive te Anes.
U cua e vendosur, per te shpetur veten prej te mistershmes se ndjenjave te reja qe ushqente per Markon. Ai ishte sfide dhe ajo ishte shume e pafuqishme per nje tjeter kapitull; jo, ajo zgjidhte te njohuren, zgjidhte sigurine, zgjidhte Laertin.
Ne djall vafshin te panjohurat, emocionet e rrahjet bucitese te zemres, me djall vafte dhe Marko tunduesi, ne djall vafsha dhe une... Po, kjo kishte qene mantra e saj teksa terhiqte qetesisht deren e apartamentit te sak pas vetes. Qetesisht qe engjelli qe flinte ne dhomen tjeter te mos zgjohej, te mos zgjohej teksa ajo zbriste shkallet, teksa arratisej si nje kriminele ne rrugicat e ngushta...
Te mos zgjohej tani per te gjetur pusullen me fjalet e zhgaravitura mbi te qe priste mbi tavoline, fjale qe do te thyenin zemren e tij.
Te mos zgjohej se ai meritonte qetesi, edhe pakez me shume qetesi...*
Mos te dukesh me ketu, mos u kthe me kurre... Fjalet e fundit te Marles perseriteshin pambarimisht be mendjen e tij, por ato fjale tere vrer nuk e vrisnin, nuk e lendonin. Ndoshta e kishte humbur, nje mike, nje dashnore por jo nje dashuri. Ai e njihte humbjen e vertete, e kishte ndjere kur Ana e kish lene, e kish tradhetuar. Zemra e tij e skalitur nuk ndjente me, ndoshta nuk do te ndjente me as per Anen, as per femren qe deri para pak kohesh kish qene mbretereshe e saj.
Eci drejt kafenese i vendosur per nje pergjigje: a mund te ndjente serisht?
Pa oren, ishte vone. Nxitoi hapat i frikesuar se nuk do ta gjente aty por kur u kthye dhe kafeja me muret e xhamta doli ne pah, njohu q larg silueten e saj, kerrusur me berrylat mbeshtetur mbi tavoline, koken e perkulur dhe floket qe binin butesisht ne fytyren e saj per ti fshehur kalimtareve tiparet e bukura te Anes.
Ajo ishte aty. U qetesua kur pa qe ajo nuk ishte larguar, nuk ishte lodhur se prituri. Ajo priste. Ndoshta kjo ishte nje ogur i mire, ndoshta kishte shprese, serisht shprese per ato te dy.Shtyu deren e lokalin dhe u gjend ne brendesi te tij ku nje muzike e lehte ne sfond i shkonte per shtat asaj dite, atij takimi. Eci drejt saj, pa i ndare syte asnje cast nga Ana qe vazhdonte te shikonte poshte, ne asgje...
'Ana, hey' tha me zerin qe dridhej ndonese ne mendjen e tij e kish thene e rithene me mijera here ate pershendetje, prova te deshtura sepse ne fund nuk arriti te maskonte dobesine e tij, dobesi qe ndjente gjithmone karshi saj.'Hey Laert' ngriti koken dhe pershendeti. Buzeqeshi, jo, nuk buzeqeshi. U sforcua per te imituar nje buzeqeshje por cka mori nuk ishte aq e bukur sa ajo e verteta, ajo buzeqeshja ndricuese qe Laerti njihte, qe Laerti dashuronte.
'Mund te ulem?' Pyeti si nje budalla.
'Po. Edhe pyet' serisht nje tjeter buzeqeshje, nje tjeter sforcim.
'Mendova se do te kishe ikur. Lodhur se prituri.' tha me ne fund kur unrehatua perballe saj.
'Ja ku jam' serisht nje sforcim, nje stisje. Sa shume deshiront tand shtrengonte duart e saj ne ate cast, ta shtrengonte dhe ta urdheronte te mos shtirej me, jo me, jo me te!
'Pra, ja ku jemi' perseriti duke e bere ate takim edhe me te sikletshem sec kishte menduar.
'Zot, s'jam fare e sigurte nese kjo ishte nje ide e zgjuar' tha me ne fund ajo teksa fshinte fytyren pas duarve te saj. 'Me fal, ndoshta nuk duhet te te kisha ftuar, ndoshta sduhet te kishe ardhur. Dje dukej si gjeja me me mend per te bere, dje dija cdo te te thoja, dje kisha nje fjalim te mrekullueshem te denje per skenare filmash ne mendje, ndersa tani rri qesh si idiote'
Ishte nervoze; e njihte nervozizmin e saj; njihte Anen.'Qetesohu njehere.' Keshilloi ai. 'Qetesohu dhe tja nisim nga fillimi'
'Fillimi? Kush eshte fillimi?' Pyeti Ana teksa shkundte koken.
'Se di. Tja nisim nga diku.'
'Nis ti.'
Te niste ai... Pse ishte aq e veshtire te thoje dicka kur kishe aq shume gjera qe duhetbte thuheshin? Pse fjalet tradhetonin atehere kur ishin me te nevojshme se kurre?
Ishte e padrejte, e padrejte si gjithcka, e padrejte si ndarja e tyre, si kokefortesia e tij.
E padrejte ish jeta...
YOU ARE READING
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!