(Pas 1 muaji)
Dikur puna kishte qene arratisja e tij, ndersa tani s'ishte vecse nje purgator ku burgosej per ore te gjata, ku bashkejetonte me kujtimin e Anes qe vallezonte ne mendjen e tij papushim, pa u lodhur. Dikur priste te mbaronte punen per te perqafuar Anen ndersa tani i duhej te ulej pas asaj tavoline mbushur plot shkresa per te gjetur copeza te saj. Buzeqeshja e cilter te saj qe aq shume i mungonte fshehur pas nje filxhani ekspresi te nxehte, vetullat e ngrysura me syte qe erresoheshin pa humbur embelsine e tyre pas letrave te mbushura me numra e te dhena financjare, floket sa te erret aq edhe te arte aq te peraferta me ngjyrat e mobiljeve te asaj zyre, buzet e saj te plota si petalet e atyre luleve ne nje vazo diku ne cep te tavolines.
Kishte hapur grushtin e tij ne te cilin mendonte se kishte shtrengur fort ate, e kishte cliruar, e kishte lene te shkonte por cdo dite jetonte per te kuptuar qe vec genjente veten, genjente, sepse ajo ishte ende e gjalle ne mendjen e tij, ne zemren e tij, ne shpirtin e Laertit nga ku nuk do mund te c'rrenjosej kurre.
Ne fillim e adhuronte me mall teksa rikujtonte cdo pjesez te saj me pas kujtohej ta urrente per pafytyresine e saj. Ushqente ate inat me fragmente te asaj mbremjeje, rikujtime te fytyres se atij mashkulli te huaj ne dhomen e saj syte e frikesuar te te cilit e kishin copetuar por kishin qene lotet e rreme te Anes ato qe e kishin vrare.
Ose ndoshta kishte vetevrare lidhjen e tyre me nxitimin e tij? Kishte vulosur nje fund njepalesh kur ishte larguar pa degjuar lutjet e saj, pa pritur nje shpjegim, nje shfajesim.
Xhelozia kishte burgosur arsyjen ate mbremje; e njejta xhelozi qe kishte perjetur kur te njejten sy, por te eger, kerkues, te dhimbshem e kishin plagosur nga nje copez letre, xhelozia qe kishte perjetur sepse ajo, e tija Ane zgjidhte te perjetesonte ne nje portret nje mashkull qe nuk ishte ai. Per Laertin muza e nje artisti ishte sa e bukur aq edhe e pakuptimshme, e frikshme madje sic ishte e frikshme cdo gje qe ai nuk arrijte te prekte, te pervetesonte. Muza, frymezimi qe fshihej per tu gjetur pas nje gjetheje te rene, ndoshta ne hijen e nje ndertese hijerende, ne fytyren e ndonje femije apo syte e thelle te nje te panjohuri ishte dicka aq intime. Nje intimitet qe i perkiste artistit dhe atij objekti inspirimi. Ndonjehere e mendonte artin e Anes si nje vallezim erotik te saj me ngjyrat, me penelat e holle, me qytetin, me pikturat... Nje vallezim qe nuk mund ta ndalte, nje vallezim pjese e se cilit nuk mund te behej. Para artit, ai ndihej i treti ne ate lidhje, i tradhetuari sepse ajo zgjidhte ngjyrat.
Por ate mengjes nuk kishin qene ngjyrat qe kishin marre vendin e tij, jo, kishin qene dritehijet e nje lapsi plumbi mbi nje leter te zhubravitur ato qe kishin zgjuar nje xhelozi te panjohur per Laertin. Kishte deshiruar te griste ate portret te mallkuar po aq sa deshironte te griste heshtjen, permbajtjen e Anes se tij gjithmone te hedhur; Anes qe i fliste per nje tjeter, per nje djale te lenduar. A nuk e kuptonte? A nuk e kuptonte qe cdo fjale e saj per tjetrin ishte si nje thike qe ngulej ne kraharorin e tij, si nje laps i mprehte qe cponte zemren e Laertit, qe gjakoste? Jo, ajo nuk e kuptonte, sic nuk e kuptonte edhe vete ai ate xhelozi per disa hije qe nderlidheshin per te formur nje fytyre qe do te trazonte gjumin e tij, fytyra e nje fantazme... Xhelozonte nje fantazem, xhelozonte nje portret, xhelozonte ate intimitet qe i ishte drejtuar kete here nje mashkulli, jo nje godine apo peisazhi...
Ndersa ate mbremje, kur me nje luledielli kerkonte faljen e saj, lutej per dashurine e saj dhe kishte gjetur te njejtet sy, te njejtin portret te fshehur pas nje dere kishte qene e njejta ndjenje e perbindshme qe stuhishem kishte trazuar permbajtjen, durimin e Laertit. Dhe genjeshtrat e saj. Pse me genjeve Ana, pse? Kishte deshiruar te bertiste, ta shtundte, ta perqafonte dhe puthte per te gjetur ne ate prekje pergjigjet e tij, per te gjetur ate 'Te dua' qe kerkonte, ate dashuri qe i perkiste.
Por nuk ndjente asgje, asgje pervec xhelozise, dhe nuk shihte asgje, asgje pervec syve te hirte te atij mashkulli qe urrente pa e njohur. Sy te skalitur ne kujtesen tij, sy qe mundohej ti fshinte me nje shishe alkol, me nje akt fizik me nje te panjohur, ti groposte pas syve te ndonje femre, ti harronte, ti harronte teksa i perkushtohej Marles.
Por dhe pasi benin dashuri, edhe pasi ajo pergjumej ne gjoksin e tij, edhe kur luante dhe ledhatonte floket e saj, Ana dhe 'ai' ishin serisht aty, qeshnin me dobesine e Laertit, qeshnin edhe me shume kur Laerti kuptonte qe nuk kishte shpetim.
Nuk mund te zhvishte Anen nga zemra e tij, nuk mund ta crrenjoste nga shpirti i tij. Ajo ishte aty, helmonte, shkaterronte, lendonte duke u ngulur cdo dite me thelle.
Ana, luledielli i tij qe kishte fshehur diellin pas reve te stuhishme qe kishte sjelle...
Ana, trendafili i tij, e bute, e kadifenjte, e forte, e eger... Jo, Ana nuk ish petalet e nje luleje, ajo ishte gjembat qe vrisnin, ajo ishte ferrat qe nuk mund te shporreshin.
KAMU SEDANG MEMBACA
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!