Instikte

1.2K 103 80
                                    

'Mendoj te ndryshojme planimetrine e viles' tha krejt papritur Lida, duke iu referuar shtepise se barkmadhit.

'Nga tu kujtua tani?' pyeti teksa thithte permes pipes se zeze colan shija te ciles ishte perzier me ujin nga akulli i shkrire.

'Po shikoja kopeshtin ketu, dhe mendova per ate dhe pastaj ishte nje reaksion zinxhir'

'Ti e vret shume mendjen' serisht syte e saj kerkues braktisen fytyren e menduar te Lidias per te kerkuar dy syte me ngjyren e se cileve deshironte aq shume te pikturonte ate pasdite.

'Dua te dale bukur.' vazhdoi Lidia me zerin e dorezuar.

'Do dale aq bukur sa zoti Barkderraj do behet nje Qepariot fringo. Do piqet e digjet ne diell, dhe gjeja fundit per te cilen do e vrasi mendjen eshte nese ne planifikuam guzhinen ne te majte apo te djathte.'

'Ke te drejte.' tha teksa mbeshtetej ne karrigen e madhe.

'Per mos te thene qe as nuk ka per te shkelur ndonjehere kembe aty, ai bark do pizza dhe sufllaqe Himare, jo gatime e sallata shpie'

'Dhe ne po flasim per barkun e nje klienti sikur te ishte gjeja me e bukur ne bote' talli Lida duke u ctensionuar.
Bisedat e punes u harruan duke u zevendesuar me gjera me te rendomta, ndonje udhetim, plane per veren, ritregime te ngjarjeve te perdorura si shembuj.
Ishte teksa Lida fliste rreth nje libri qe Ana gjeti ate cka kerkonte prej nje ore tashme, Markon. Qendronte ulur pas tavolines ku kishte hedhur paketen shkujdesshem prane filxhanit te zbrazur te kafes. Duhet te kishe qene aty prej kohesh, serisht veshur me te erreta ne ate dite perveluese.
'Duhet ta lexosh patjeter' u perqendrua serisht tek biseda e Lides duke i buzeqeshur pas atij sygjerimi. I premtoi qe do ta lexonte duke luftuar deshiren e syve te saj per te studiuar serisht Markon, shpatullat e gjera te te cilit ishin mbledhur teksa merrej me telefonin nen tavoline.
Qendruan edhe pak perpara se Lida te shpallte qe i duhej te levizte.
'E kam lene me nje shok, dhe vetem tani u kujtova' u skuq lehtesisht dhe uli syte. Shoku qe duhet te ishte me pak shok dhe me shume si nje i dashur mendoi Ana por nuk e ngacmoi me tej. Deshira per te ditur me shume rreth jetes sentimentale dhe dramave qe kjo sillte nga pas te Lides ishte sa edhe deshira e Anes per te ndare te sajat.
Cdo mendonte Lida e qeshur dhe e brishte nese do ti rrefente per te Laertin, te dashurin prekjet e se cilit nuk i honepste dot me, puthjet e se cilit ishin po aq te shijshme sa wasabi, ajo salca alla japoneze qe nuk futej ne goje.
Sa do ta gjykonte Lida nese ne ate cast Ana drejtonte gishtin drejt Markos dhe te pranonte qe ishin syte e atij djali ato qe kishin pushtuar mendjen e saj kur ne te vertete duhet te ishte malli per Laertin i vetmi shqetesim qe ndjente?
Ndoshta do te buzeqeshte duke u hequr sikur kuptonte ose do ta vuloste me epitetin e te qenurit nje 'fycke mendjelehte' sic do benin shume te tjere.
Heshti, duke zgjedhur te mbetej e panjohura e mire dhe e sjellshme, me lidhjen e stabilizuar, humorin pakez pikant dhe sjelljen e cliret.

U cuan dhe instiktivisht syte e saj kerkuan Markon, qe ne te njejtin pozicion si me pare perqendrohej ne telefonin e tij. Ndoshta fliste me te dashuren qe nuk ishte aspak cudi te kishte. Nje, dy shikime te shkembyera nuk ishin mekat. Te parit nuk i rezervohej vetem beqareve fundja.
A e kishte pare ai ate valle?
Priti, per te takuar syte e tij por ai telefon i mallkuar kishte vjedhur tere vemendjen e tij.
Pershendeti Liden duke u justifikuar qe kishte nevoje te perdorte tualetin. Po, kishte nevoje per te shperlare fytyren me ujin e ftohte dhe bashke me te te shperlante edhe ato mendimet e palogjikshme nga mendja. Ne fakt ishte pothuajse e sigurte qe nuk po mendonte aspak, motorri i trurit te saj apo ato qarqet e neuroneve qe i shpjegonte Aria, ishin djegur fare nga vapa e lodhshme.
Kishte vetem instikte, keto te fundit ishin si kaktusat, te vetmit qe i mbijetonin asaj nxehtesie dhe thatesire.
Ishin instiktet qe e udhehiqnin dhe ishin ato per tu fajesuar qe  doli nga tualeti i vogel me floket e rregulluara dhe buzekuqin e riaplikuar per tu ulur ne tavolinen e sy gjelbertit Marko, paturpesisht, sic kishte bere ai nje dite me pare...

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now