Floke

820 92 50
                                    

E dinte qe ishte kthyer, duhet te ishte kthyer ; por pervec atij mesazhit te thjeshte te ditelindjes Laerti nuk ishte bere i gjalle. Zero telefonata, zero sms nga i njejti mashkull qe kujtohej gjithmone per te. Duhet te ishte edhe kjo heshtja ne protokollin e pauzave mendonte sa here behej gati ti shkruante dicka, ndonje 'Hey' idiot sa per te thyer akullin.
I mungonte? Po.
I mungonte Laerti si individ apo Laerti si pjese e perditshmerise se humbur? Kesaj pyetje nuk dinte ti pergjigjej, ende.
Kete here nuk kishte vend per gabime dhe vendime te nxituara prandaj rezistonte. Nuk ishin ato rregullat e pashkruara si te ishin kanune te Lekes ato qe e ndalonin, por ishte dyzimi i ndjenjave te saj.
Cfare bente ai? pyeste veten ne ato castet vetmitare kur mendimet e saj ishin te vetmet shoqeruese te Anes.
Mendonte per te, i mungonte apo shkelqimi dhe zhurma e New York e kishin fshire Anen nga mendimet e tij? Apo mos ndoshta ishte dhimbja qe ajo i kishte shkaktuar? Vuante po aq sa ajo, vuante me shume? Mijera pyetje pushtonin Anen, mijera pyetje kokforta qe refuzonin te largoheshin, insistonin per nje pergjigjigje; pergjigje qe erdhi ne formen me shokante te mundshme.
Ecte ne rruget e Bllokut, e uritur dhe nepsaxhie si gjithmone ndalon perpara deres se xhamte te Cocciolatini. Ndonese kishte qene cokollata e tyre cka i kishte terhequr vemendjen ne fillim kishte qene prania e Laertit me nje femer tjeter ajo qe e kishte vjedhur foksuin e Anes me pas.
Ai qeshte, puthiti qepallat e syve fort per ti hapur serisht ne te njejten skene, ai vazhdonte qeshte. 'Gomarice dreqi' mallkoi nen ze ate te huaj qe dinte ta bente te lumtur Lajen si Ana dikur.
Mallkonte ate femren brune simpatike ndonese ishte Laerti ai kunder se cilit duhet te drejtohej meria e saj.
Gomarja luante me floket, terhiqte fundet e flokeve te gjata, pohonte lehtesisht me koke teksa Laja saj i heshtur fliste papushim si nje papagall. I heshtur leshi na doli dhe ky Laja mendoi. U shkeput nga hyrja dhe luftoi me deshiren per te hyre e per tia dhene floket ne dore asaj dhe per ti skuqur faqet atij. Ne djall te dy mendoi teksa ecte me hapa te shpejte, e vendosur per tiu arratisur sa me pare atij ankthi.
Cau telefonin e Markos me nje bresheri ziles derisa me ne fund ai iu pergjigj duke i kerkuar ndjese sepse ishte ne nje mbledhje.
'Jam poshte punes tende' zbrit poshte, ishte kerkesa e pathene qe ngjyroste ate fjali te shkurter.
'2 minuta.' Asnje pyetje, asnje Pse? Ai nuhaste ate merzine ne zerin e Anes. I ishte mirenjohese qe Marko nuk e shtynte te tejkalonte limitet e vendosura vetes, nuk e shtyne per asgje. Ishte si flladi i lehte i lirise qe aq shume i kishte munguar, ishte dy krahet e forte qe e prisnin ne dite si kjo. Pas 2 minutash ishte aty prane saj teksa Laerti zgerdhihej me brunen e tij.

'Ke qare?' Pyeti i merakosur Marko. Ajo vetem pohoi, e cvlere kishte te genjente kur rimeli i rene tradhetonte lotet e saj.
'Cfare ndodhi Ana?'

'Pashe ate. E pashe me nje brune te bukur.' tha me nje fryme.

'Ish-in?'

'Po o trangull. Per ke tjeter mund te merzitesha keshtu une.' Pa i lene rradhe te fliste vazhdoi 'edhe qeshte kafsha pale me ato fyckelliqet qe mund ti thoshte ajo.'

'Mund te jete nje shoqe.' Sygjeroi Marko i qete. E urrente qetesine e tij, xhelozonte per pak qetesi kur e vetmja xhelozi qe e kishte pushtuar ishte per ate tjetren qe shijonte shoqerine e Lajes teksa Ana qante si nje idiote.

'Jo, jo. Ajo perdridhej shume per te qene thjeshte shoqe. Terheqja flokeve eshte 90% nje provokim i hapur. Pse duhet te zgjedh te besoj 10% e mbetur ku ato mund te jene vetem shoke? Xhaxhi ekonimisti me jep nje pergjigje te logjikshme te lutem.' Iu pergjerua. Le ta genjente, ne ate cast do te besonte gjithcka, gjithcka per tu ndjere me mire.

'Nuk ka vend me logjika kur ti perdor argumenta ne lidhje me terheqjen e flokeve. Por mendoj qe nuk duhet te arrish ne konkluzione pa folur me te.' Te flisnin? Deshironte aq shume qe te flisnin por heshtja mes tyre dukej po aq e pathyeshme sa ajo akullnaja e ftohtesise se tij.

'Nese do ishte femer Laja do ishte si ajo Elsa e frozen. Ashtu e ngrire. Mua me pelqente Olafi po seshte aq fresk fatkeqesisht, keshtuqe ngelet nje Elsi.'

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now