Ditelindje

922 93 61
                                    

Dielli perkedhelte me rrezen e tij te vetme qe hynte permes grilave, shpinen e zhveshur te Anes qe flinte, e qete krah tij.
'Bej dashuri me mua?' i kishte kerkuar me syte pergjerues pak me pare. Ajo lutje aq femijenore e vajzes cmendurake e kishte bere te harronte, te harronte fytyren e te panjohurit qe e shikonte permes bllokut te hapur mbi tavoline, permes fletes se zhubravitur qe ajo i kishte vendosur perpara.
Me syte e erresuar nga xhelozia e pashkak shikonte sa Anen e ftohte dhe ate cope te mallkuar letre ku kishte skicuar ate tjetrin. Rikujtoi portretin e pare qe ajo i kishte bere ate dite ne plazh, e ruante ende ne njerin prej sirtareve te tij. 'Te jesh i nderuar Laje, nuk para bej portrete falas. E bej vetem per personat speciale'
Ta kishte harruar valle? Te kishte zhveshur aktin e thjeshte te te skicuarit qe Anes i vinte aq natyrshem, nga 'specialja'. Apo ai djale ishte nje kercenim, ashtu si syte e tij te vrenjtur bertisnin egersi dhe deshire ne portretin e pare.
Por ajo ia kishte treguar vete, i kishte treguar per ate palo Marko, zemren e tij te thyer per te cilen as nuk i behej vone kur kishte te veten per te ruajtur.
Xheloz e kishte genjyer, genjyer per ta frikesuar. Do te te urreja nese me tradhetoje kishte shpallur por si mund te urrehej dashuria e pare, ajo qe ngrihej ne piedestal, gjithmone mbi te tjerat, ajo me te cilen do te krahasohej cdo vajze tjeter. Nese do kishte vajze tjeter, ai nuk donte te kishte asnje tjeter pervec Anes, Anes me syte e trishtuar qe lutej per dashuri.

I mungonte vajza rebele, ajo qe e shtynte Laertin ta ndiqte nga pas ne deshirat e saj aventureske. Hedhje nga Llogaraja meparashute, bungee jumping ne Kroaci, ato netet ku kerkonte te benin dicka te cmendur dhe rrembenin makinen per tu arratisur nga Tirana, ne jug, ne alpet e frikshme. Por cdo gje e rrezikshme ishte e bukur me Anen, pervec rrezikut qe kanoste ajo stepja e saj kohet e fundit.
Nuk e zgjonte me duke i gjuajtur me jasteke si dikur, ndonjehere zhdukej per te fjetur ne kolltukun e guzhines dhe justifikohej me pretekstin e  deshires per te pare ndonje film por Laerti e dinte qe ajo i urrente filmat.
Nuk insistonte me si dikur, nuk e sfidonte ne cdo fjale deri sa te fitonte me kembenguljen per te bere ate cka deshironte. Tani heshte. Vajza e lindur per te kundershtuar dhe dominuar, nenshtrohej dhe pranonte.

Nje frike tjeter e kishte pushtuar, jo e dominueshme si ai ato te lartesiss apo te shpejtesise kur ajo ngiste makinen si e cmendur ne qafen e Llogarase.
Kishte frike qe puna e tij sfilitese qe shtrydhte ne fund te dites energjite e Laertit kishte krijuar ate carjen mes tyre, dhe asnjeri nuk zgjaste krahet drejt tjetrit per te krijuar nje ure.

I trembur e kishte prekur butesisht, kishte ndjere puthjet e saj, i frikesuar per te guxuar e kishte dashuruar si ate naten e pare te tyre, kur ajo i dhuronte trupin e saj per here te pare. E guximshja Ana nuk renkoi kur ai mori prej saj dhuraten me te madhe te besimit, asnje britme dhimbjeje vetem nje lot i perlte ne syte e saj. Nje lot qe kembengulte qe ishte lumturie.

---

E veshtronte teksa shtriqej e pergjumur ne shtrat, teksa hapte syte e lumtur, trishtimi i disa oreve me pare i harruar, ndoshta i groposur, shpesote me shume qe te ishte c'rrenjosur prej saj.
Si mund ti thoshte asaj krijese te adhurueshme qe do te largohej serisht? Kishte ardhur per te ndermarre nje tjeter udhetim, kete here me te gjate. Nje udhetim pune qe e detyronte te ishte larg Anes ne ditelindjen e saj.
Ajo telefonate e mallkuar e shefit te tij imponues e kishte tronditur dhe si nje termet kishte shembur ato planet qe kishte ndertuar me aq kujdes per fundjaven e ditelindjes se saj. 'Santorini, dua te perjetoj ate perendimin me fe bukur ne bote vetem me ty' kujtonte rrefimin e saj. Deshironte ti realizonte ate deshire dhe mijera te tjera.
Deshironte, por se fundmi dukej se deshtonte ne gjithcka. Deshtoi ne fshehjen e merzise dhe mllefit per are udhetim surprize, dhe kur ajo i hidhej ne qafe e refuzonte.
Po e humbet Laert me paaftesine tende per te mbajtur streset e punes jashte asaj dere mallkonte nen ze. E ndjente, po e humbiste dhe isht vetem faji i tij.
Ndjeu krahet e Anes qe e terhoqen trupin e rende te tij mbi te sajin, ndjeu puthjet qe zgjonin ate pasionin e fjetur prej aq gjate, ndjeu... Ndjeu Anen dhe renkimet e saj te kenaqesise prane veshit te tij. Pastaj ndjeu peshen e atij sekreti mes tyre qe prishte bukurine e atij casti dhe me nje fjali i vodhi gezimin qe sapo i kishte dhuruar.
'Do te iki serisht.' Nuk guxoi te shikonte ne syte e saj.

'Cfare?' Ndjeu ftohte kur ajo u largua prej tij. E urrente kur e bente, kur dorezohej aq shpejte dhe nuk provonte deri me castin e fundit me lojerat e saj te pista ta manipulonte per te qendruan ne ate shtrat pak me gjate.

'Pune. Prandaj erdha me heret'

'Jo per mua? Mendova se' nguroi perpara se te thoshte 'Lere fare. Thjesht, thjesht se di'

Deshironte ta mbeshtillte serisht ne krahet e tij, mallkoi qe ndonese i dobet per te kundershtuar punen nuk ishtebtreguar pakez me i forte per te fshehur edhe nje dite me gjate ate sekret.

'Cfare nuk di Ana? Flit me mua'

'C'te them. S'kam asgje per te thene' Ti dikur kishe aq shume sa koha nuk mjaftonte deshiroi ti kujtonte.

'Nuk mund ti thoja jo.'

'Nuk po ta kerkoja. Kur?'

'Nisem pasneser, 2-3 jave kete here' mbylli syte sepse pas disa sekondash, kohe e mjaftueshme per te bere llogarite ne mendjen e saj, erdhi shperthimi qe priste.

'Po tallesh apo jo? Me thuaj qe eshte nje shaka e shemtuar. Ske qene asnjehere gallate dhe gjera te tilla mund te pritej prej teje.' Qeshi, duke mos e besuar.

'Jo.'

'Eshte ditelindja ime' bertiti. Ajo ishte vajza qe i merrte seriozishte ditelindjet, kalonte nje jave te tere duke planifikuar festen e rradhes, zakonisht ndonje mbledhje shoqerore ne plazh ose ne shtepine e ndonjerit, por gjithmone me nje teme te caktuar.

'E di, por eshte e rendesishme kjo konventa. Nuk mund tja delegoj dikujt tjeter, ma besuan mua. Pastaj eshte 26 vjetor, a nuk mendon se kaloi koha e ditelindjeve te bukura?' u pendua per fjalet e thena kur ndeshi shikimin e saj.

'Me njef apo jo? Kush je ti dhe cke bere me Laertin tim? Kafshe e ndyre, une do behem 76 vjec dhe prape do festoj si nje 26 vjecare' shfryu dhe hapi dollapin nga ku terhoqi xhinset dhe nje bluze te shemtuar. Ajo nuk vishte kurre xhinse, ato ishte zgjedhja e saj per ditet e merzitshme. E pa teksa vishej, mblidhte floket ne nje bishtalec pa i krehur me pare sic bente gjithmone.

'Cfare po ben?' U ngrit dhe shkoi prane saj, u mundua ta prekte por ajo u terhoq teksa shkundte koken, e zhgenjyer. Mori canten e shpines dhe vrapoi, po vrapoi, drejt deres sikur edhe nje sekond me shume prane Laertit te ishte i pasuportueshem.

'Ku iken?' Pyeti.

'Se di. Dua te mendoj, vetem.' Perplasi deren fort pas vetes duke e braktisur ne ate apartament cdo cep i se cilit bertiste 'Ana'

*

Nuk i mbajti me gjate lotet, i la te rridhnin teksa zbriste shkallet vetetimthi.
Ku po shkonte? As vete se dinte, diku larg, per te menduar, per te vajtuar ate lidhjen e tyre te vdekur.
Per nje cast kishte mbyllur syte dhe cdo gje kishte qene si me pare.
Asgje ska ndryshuar Ana, ishte nje makth i keq i tha vetes. Deshironte vetem te buzeqeshte, ishte aq e lumtur, si nje femije, e lumtur qe ne perqafimin e Laertit kishte rigjetur Lajen e saj.
Por enderra kishte qene ajo genjeshter e embel, dhe makthi realiteti ne te cilin u zgjua.

Pa nje burre qe terhiqte zvarre nje femije qe beriste me te madhe ne mes te rruges; nje grua qe shtynte nje karroce, te dy dukeshin te deremuar.
Nje cift qe shtrengonin duart dhe qeshnin.
Sa deshironte tia vidhte ate lumturine, ti perplaste ne fytyre qe pas disa kohesh ajo do te endej e perhumbur si Ana, ndersa djali do kthehej ne nje te pashpirt te ftohte.
Pa njerez qe nxitonin, pa patur kohe per te menduar. Nxitoi hapin edhe Ana, por ishte e kote sepse mendimet sprintonin me shpejte ne mendjen e saj sec do mund te vraponte ajo.
Shikonte njerezit qe ecnin te vetem dhe pyeste sa prej tyre ndiheshin si ajo? Ecnin per tju arratisur realitetit qe i rrethonte ngado si nje flluske qe deshironte ta cponte, por as tere zemerimi i saj nuk ishte i mjaftueshem qe ti kthente shpinen dashurise. As cepat e mprehte te nje zemre te thyer nuk mund te vrisnin dashurine qe mendonte se ndjente...
Ate dashurine e genjeshtert, drejtuar nje djali qe nuk jetonte me, nje djali qe Laerti e kishte varrosur duke zgjedhur te vishte nje kostum.
Diten qe ajo vete e kishte ndihmuar te lidhte krevaten e pare dhe e puthte per ti uruar fat.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now