Rifillim

710 77 30
                                    

Veshi plot kujdes kemishen e bardhe te shifonit, te cilen e kishte hekurosur tere kujdes me hekurin e marre borxh per nje here te fundit nga komshia perballe. Do te blej nje hekur kishte thene gjithmone me veten, sa here trokiste tere turp ne deren e mezo gruas me syte e fishkur, por gjithmone kish harruar, prandaj ate mengjes trokiti serisht.
Pasi futi fundet e kemishes nen fundin e ngushte me bel lart qe i binte pakez mbi gju, u sigurua qe mos te kishte asnje rrudhe ose gunge te dukshme. Terhoqi kepucet e zeza me pak take, me majen majuce; ai modeli klasik, i perjetshem qe nuk duhet ti mungonte asnje femre. Ai mbathi ato dhe maje takave te holla, por ne te njejten kohe te rehatshme, doli perpara pasqyres per tu pare njehere te fundit. E kenaqur me aparencen e saj, riaplikoi buzekuqin me tonet e tokes dhe pasi puthiti buzet lehtesisht me njera tjetren, duke i rreshqitur mbi shoqe shoq per te perhapur ne menyre uniforme bojen e te kuqit, buzeqeshi.
'Jam gati' mori fryme thelle perpara se me canten e vogel te dores ne te cilen kish futur gjithcka, doli nga studio.
Do te rikthehej me vone, per te rimarre valixhen e vogel ne te cilen rrobat e saj qendronin te hedhura shuk. Nuk kishte marre mundimin ti nxirrte prej aty, pas atyre pak diteve te kaluara ne shtepine e Laertit, ne ate qe dikur kishte qene apartamenti i tyre, dhe tani ishte vetem nje njoftim ne faqet e nje gazete: SHITET - Apartament 1+1 ne qender te Tiranes.
Asnjeri prej te dyve nuk kishte pranuar te banonte aty, ne ate strehe plot kujtime te nje te shkuara qe i duhej ta linin te shkonte, nje te shkuare qe nuk mund ta kthenin pa lenduar me tej njeri tjetrin. Koha kish ardhur, per ti thene mirupafshim jo vetem te shkuares, per ti thene mirupafshim njeri tjetrit.
Valixhja mund te priste, do te rikthehej edhe nje here te fundit ne studion e vogel perpara se i vellai te vinte per ta ndihmuar me zhvendosjen, ndonese tere artikujt qe ajo posedonte ishin hedhur shuk ne ate valixhe te vogel te zeze.
I vellai qe ishte rritur, dhe tani ngiste nje makine rt e poshte neper Tirane; makina, nje Gold i vjeter i dale ngjyra, me sediljet e konsumuara ishte krenaria e tij. Te ishte si te ishte, ai nuk e vriste shume mendjen, fundja ajo ishte makina e pare qe per djemte eshte si te jete nje femije i pare, makine e blere me kursimet e tij.
Por vitet qe kishin kaluar nuk kishin ndryshuar gustot e tij muzikore dhe muzika e rende metal qe buciste nga bokseri i vetem funksionant i makines e bente gjithmone me dhimbje koke. Por nuk ishte ne pozita per te kundershtuar miresjelljen e te vellait, qe i gatshem ishte ofruar ta ndihmonte.
Pas disa vitesh do te rikthehej serisht ne shtepine e saj te femijerise, ne dhomen qe kishte lene pas ende mbushur me posterat e Lizzie McGuire e te Hannah Montana, mbetur aty qe nga adoleshenca e Anes.
Do te rikthehej ne shtepine qe kishte menduar qe sdo ta shikonte me kurre, pervecse ne vizitat qe i bente prinderve te saj gjithmone energjike.

Harroje tani zhvendosjen dhe perqendrohu, perqendrohu tek intervista e punes keshillonte veten teksa ecte ne trotuaret e piseta te qytetit, ku tak-tuku i takave te saj mbytej nga zhurma e trafikut.
Nuk kishte preferuar te therriste nje taki; perpos faktit qe kishte nje frike te cuditshme karshi tyre, deshironte te ecte, per te menduar, per tu qetesuar perpara asaj interviste aq te rendesishme ne nje firme ndertimi, nje prej me te medhajave ne Shqiperi.

Por ora e qetesise se aq kerkuar u infektua nga fragmente kujtimesh te atij takimi me Laertin, te reagimit te tij pas rrefimit te saj; nje reagim qe duhet ta kishte bere te ngrihej prej tavolines se vogel ne ate cast, duke harruar idene idiote te nje ribashkimi.
Por nuk ishte larguar ate dite; kishte luftuar me te, kishte luftuar ofendimet qe ai kishte sulur drejt sajt. Kishte luftuar per nje shanc te dyte, nje prove te fundit. Dhe kur pas disa javesh, vetem disa javesh, kete here ne apartamentin e tyre paten nje 'sherr' te heshtur, ishte larguar pa asnje peng, pa asnje 'por sikur'.
Mos genje veten, ti ke nje peng, Markon...

*
(para disa javesh)

'Qetesohu Laert. Jemi ketu per te biseduar si te rritur dhe jo te zihemi si femije' tha Ana e qete edhe pas mallkimeve te tij te njepasnjeshme drejtuar asaj.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now