La veten te lire te terhiqej nga Marko dhe teksa ai cante mes njerezve, ajo e ndiqte nga pas duke belbezuar nen ze teksin e kengeve qe luheshin nga Dj i mbremjes. Ndjenja e trishtimit qe e kish kaplluar pak me pare ishte harruar, sebashku me vetmine acaruese. E si mund te mbante mend si ishte te ndiheshe e vetme, aty mes asaj turme te rinjsh? E si mund te ishte e trishtuar kur kenget ritmike, nen ritmin e te cilave ishte e pamundur mos te kerceje, ndiqnin njera tjetren?
Tani ndihej... Ngurroi perpara se te konkludonte me veten se ndihej 'mire'; thene shkurt, bukur dhe qarte ajo ndihej vetem 'mire'.
Ndjeu ajrin e fresket te Tiranes qe u perplas ne trupin e saj dhe vetem atehere u 'zgjua' dhe pyetja: Pse Marko me solli ketu? zuri rrenje ne mendjen e saj. Por packa atij dyshimi serisht e ndoqi pas ne ate dalje sekrete te club, per tu gjendur ne nje korridor te ngushte mes dy ndertesash. Megjithese vazhdonte te degjonte muziken e clubit, ajo tashme ishte e larget, e paprekshme. Ne ate cast ishte vec ajo dhe Marko, dhimbja e kokes therese qe vetem tani e ndjeu dhe pikepyetjet e mendjes se saj te lodhur e te pergjumur nga alkoli. Ndaloi duke u perplasur me Markos, e hutuar sic kishte qene kishte vazhduar te ecte edhe pasi ai kishte ndaluar.
'Ouch' tha nen ze perpara se te ndeshte shikimin kerkues te Markos. Cfare do prej meje? deshironte ta pyeste ne ate cast; por ai e dinte c'kerkonte, per kete Ana ishte e sigurte. Ishte ajo vete qe ushqente dyshimet dhe shtypte ato ndjenjat qe kacavirreshin ne zemren e saj si barna te keqinj, ishte ajo vete qe nuk dinte me se cfare donte...
'Ana, une..' Nisi te flase ai por ajo e nderpreu, nje zakon i keq i saj qe ngrinte krye sahere ndihej e sikletosur, apo e burgosur ne nje situate pa shpetim si e tashmja.'Sot Marko djali ke thyer nje rekord ne thenien e emrit tim.' Qeshi teksa shtynte me gishtin e saj tregues gjoksin e tij te tonifikuar, po, ate gjoksin qe e kishte pare te zhveshur ne Dajt, gjoksin qe deshironte aq shume ta prekte... Budallaqe, i tha vetes duke deshiruar me shume se kurre ti gjuante nje grusht asaj te perdales brenda saj qe mendonte per truperat e tonifikuar dhe syte e zinj misterioze si te ishte nje femije, nje nga ato pubertaret e etura qe prisnin nga revistat fotot e modeleve te zhveshur.
'Dhe ti sonte vetem me ke nderprere dhe akuzuar' iu kunderpergjigj ai, serioz. Ana qeshi serisht, nje e qeshur e dehur si kunderpergjigje e atij serioziteti solemn. Qe kur ata te dy nuk buzeqeshnin me njeri tjetrin? Ishte dhe kjo dicka qe e humben ne ate puthjen e tyre disa sekondeshe? Do ta puthte serisht, mendoi e sigurte, nese nje puthje do rikthente qetesine mes tyre. Ose thjesht, do ta puthte serisht sepse deshironte ta ndjent prane edhe nje here, te shijonte buzet e tij, te cilave iua kishte ngulur syte si e babzitur. Deshiron ta puthesh, nuk eshte nje mekat. Je single prej muajsh, hormonet shyqyr mire i ke me shendet. Pse te mos terhiqesh prej tij? Fundja nuk eshte ndonje gay apo toke e xanun.
Edhe njehere u perhumb ne ato mendime qe deshironte te perzinte; nuk ishin mendime, jo, ishin deshira, nga ato qe po e digjnin se brendshmi si nje temperature gripale.'Pse me terhoqe deri ketu? E di qe po kenaqesha une aty brenda? Nese se di po ta them, po kenaqesha shume. Po ndihmoja Tobin te gjuante nje vajze dhe Kevinin qe mos ti zgurdullonte shume syte se fundja ka Arian ai, megjithese nuk e ka, por ideja... Dhe ti vjen pastaj si, si...'
Ndjeu qe iu afrua duke e shtyre drejt murit te ftohte, ndjeu ajrin qe u rendua nga ai tensioni, elektriciteti qe ekzistonte mes tyre.
'Ana, po flet shume Ana.' I peshperiti ai teksa ngrinte doren per ta vendosur anash qafes se saj, aty ku qafa butesisht i linte vendin supeve.
'E di. Por sepse sic te thashte....' Pasi u mbush me fryme; me shume ishte thjesht nje tentative frymemarrjeje vazhdoi 'E di Marko' kete here ishte e dorezuar.
'Pse me ke bere bisht keto dite Ane? Prej cfare frikesohesh?' e pyeti teksa ledhatonte qafen e saj me gishtat e tij te gjate. Manipuluesi i mallkuar.
'Une bisht ty? Une vetem nuk kam degjur telefonin mer cavo. Isha e zene...' E zene duke u fshehur prej teje do te kisht qene e verteta.
'Nuk e degjove plot 20here?' Vazhdoi me ledhatimet e tij torturuese.
'13 here cavo' kundershtoi ajo dhe mengjehere mallkoi ate gojen e saj llapaqene.
'Edhe keto 13 here nuk mund te me telefonoje mbrapsht? Edhe sonte kur erdha prane teje, nuk mund te ishe pakez me miqesore?' U afrua me prane saj kete here pervec atyre gishtave lodrues, ishte edhe feyma e tij e ngrohte qe drogonte me shume mendjen e saj.
'Sonte isha si gjithmone' genjeu Ana.
'Me ben te mendoj qe ajo puthja qe ti thua se e ke harruar, nuk eshte harruar edhe aq plotesisht. Qe eshte pikerisht ajo arsyeja qe me ben bisht. Qe eshte kjo arsyeja....' Ndjeu buzet e tij ne qafen e saj te zhveshur dhe u dridh, jo nga ftohti, por nga ai kontakt aq, aq intim.
'Kjo?' Pyeti duke u hequr me kot si e forte.
'Do nje perseritje?' peshperiti ai perpara se te cikte me buzet e tij serisht qafen e saj, kete here per ti dhuruar puthje te njepasnjeshme deri peane kendit te veshit te saj. Ana vari koken pas, duke i ekspozuar buzeve te tij qafen e saj te bardhe, te etur per ato puthje te munguara. Jo, kete here nuk kishte me kthim pas, nuk kishte me...
'Marko...' Belbezoi emrin e tij teksa me kot tentoi ta shtynte larg vetes me duart e saj, duar tradhetare qe gjeten rrugen per ne floket e tij te dendur dhe u perhumben ne to.
'Dua te te puth tani' peshperiti ai fare prane buzeve te saj te njomura, buze qe vete i kish kafshuar teksa ai i dhuronte qafes se saj vemendjen e munguar prej kohesh.
'Sepse te kujtoj Lean?' pyeti Ana duke rikujtuar ate mbremjen ne Parkun Rinia.
'Jo, sepse je Ana' ishin fjalet e tij te fundit perpara se buzet e tyre te rigjenin njera tjetren. Kete here nuk ish vetem ai qe hidhte ate hap te pare, kete here e kapercyen sebashku ate limitin e asa shoqerise se tyre tashme te djegur nga zjarri i asaj deshire te ciles i ishin dorezuar.
Ate mbremje nuk kishte me refuzime, nuk kishte kundershtime nga Ana, kishte vetem pasion. Ate mbremje ajo iu dorezua asaj ndjenje te re te panjohur, te frikshme. Iu dorezua te panjohures, iu dorezua zemres bucitese, iu dorezua 'dickase se re'...
U dorezua ne krahet e Markos teksa te etur puthnin njeri tjetrin, teksa duart e prapa lodronin me trupat e tyre. U puthen per disa disa sekonda, ndoshta minuta, mund te ishin puthur edhe deri ne perjetesi dhe ajo serisht nuk do te ishte lodhur.
U shkeputen prej njeri tjetrit 1, 2 here vetem per te nisur nje 'sulm' te ri puthjesht, aty, ne korridorin e vogel te harruar, me muziken e larte qe dridhte murin ne te cilin ajo ishte mbeshtetur.
'Kota biskota edhe kjo?' Pyeti Marko ne nje nga ago pauzat e vogla teksa duart e tij eksploronin fund shpinen e saj.'Ncuq. ' mohoi dhe shtatanike, e paduruar sic ishte e terhoqi serisht prane vetes duke e urdheruar qe ta puthte serisht...
Mendimet/opinionet/kritikat 👇🏻👇🏻👇🏻
YOU ARE READING
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!