'Ajo bjondja aty ka tere naten qe sti ndan syte' iu afrua Markos nga pas per ti hedhur krahet rreth qafes teksa i fliste prane veshit.
'Nah, pass' tha pasi e studioi me imtesi vajzen vulgare qe kercente pa i ndare shikimin Markos, madje mund te betohej qe edhe i kishte shkelur syrin nje apo dy here.
'Po kjo cfare ka qe nuk shkon?' shfryu Ana qe mundohej me doemos ti gjente nje vajze. Insistonte qe ai te provonte me ndonje, ndoshta sepse deshironte te sigurohej qe e kishte harruar Lean dhe se ajo nuk ishte vetem nje genjeshter e tij. Harruar ishte nje fjale e madhe, harruar... Mund te harrohej nje mesim historie, ndonje nga ago datat e bezdisshme te traktateve te lufterave boterore, mund te harrohej ditelindja e ndonje shoku, mund te harrohej nje numer telefoni, por nuk mund te harrohej kursesi nje person, nje person qe kishte prekur shpirtin tend, nje person qe ndonese ishte bere pjese e jetes se tij kalimthi, kishte lene gjurme ne qenien e tij pergjithmone.
Por mund te zgjidhte te shikonte pertej prezences se saj fantazmike, mund te zgjidhte te perqafonte nje jete te re ku Lea nuk ishte me prioriteti i tij... Me ne fund mund te jetonte.
Kishte qene aq gjate i burgosur i asaj lidhjeje, sa liria dukej nje koncept i huaj. Dhe tani qe me ne fund e kishte prekur nuk dinte cte bente me te, por ishte i sigurte per dicka, nuk do te perfitonte. Nuk do terhiqte nje femer ne krahet e tin, nje femer per te cilen nuk ndjente. Seksi ishte me i kenaqshem nese kishte dashuri, dhe te berurit dashuri kerkonte ndjenje dhe ndjenja nuk ishte vec nje apo dy shikime tinezare ne nje party. Ndjenje ishte ajo cka ngjallte Ana tek ai.
Ajo bjondja, me trupin e mbledhur, syte e permbysur nuk ishte terheqese per Markon sepse nuk ishte Ana.'Shume e vogel duket.' Shpiku nje arsyje per te shuar kuriozitetin e Anes, per te fshehur pelqimin e tij karshi vajzes qe sdo ishte kurre me shume se shoqja e tij, refuzonte ta kthente ne nje romance ate shoqerine e tyre aq speciale.
'E gjete edhe per ate nje kleçke. I pabesueshem je Marko djali. Kokemushke sa gati gati me ben te heq dore.'
'Ndoshta duhet te heqesh dore'
'Kurre. Prit se do te te gjej ndonje modele alla Victoria Secret dhe ti shofesh pastaj keto jo keshtu e jo ashtu ti. Do i shkosh nga mbrapa si qenush' kryqezoi krahet perpara vetes duke bere qe gjoksi i saj te dilte ne pah me ate levizje te pafajshme. Dreqin Ana, mos, mos me bej te te deshiroj. Mos! Mendo, mendo murgeshat. Gabim i menduar, zot e di cfare fshihet pas atyre veshjeve. Hmm dicka me te shpifur. Djath te prishur, minjte veshtirosesh.
'Nuk do shkoj me nje femer sa per nje nate. Mos u lodh kot.' I perseriti per te njemijten here.
'Je i cuditshem ti djale, aq sa ndonjehere pyes veten je normal a sje. Pastaj me pamjen qe ke eshte e paligjshme te kesh keto mendimet kaq romantike'
'E ben te duket sikur eshte gje e keqe' ia ktheu Marko.
'Kombinim nga ato alla cuna librash. Kaq po them. Mire per ty, po ce do qe se perdor sharmin tend alla shaumest. E ke parasysh ate 'eshte schaume ime' apo jo?' Fliste papushim Ana, duke shoqeruar cdo fjale me kembe dhe duar. Kjo, ky ekspresivitet, ishin 'shauma' e saj sic do kishte thene vete.
'Vec ti flet kaq shume ne nje party.' U pendua, sepse ano fjali qe ishte nisur per nje shaka dukej si nje ankese, nje kritike.
'Kur muzika nuk eshte gje.' I shkeli syrin dhe u largua drejt banakut per te rimbushur goten e saj. E pa teksa u mbeshtet perpara shokut te tin banakier i cili nuk arriti te kontrollonte ate shikimin e tin zhbirilues. Maskarai, mallkoi nen ze Marko. Per fatin e mire te fytyrezhgaravines, nje djale iu afrua per ti kerkuar nje tavoline ne sektorin e tij, nje djale qe i kurseu banakierit nje grusht te mire qe te mesonte te kontrollonte shikimin sic kishte mesuar per fjalet. Kur me ne fund i gjeti djalit dicka nxitoi serisht drejt vendit ku kishte lene Anen, por kete here ishin nje grup vajzash qe e ndaluan per nje vend. E mbante mend njeren prej tyre si nje mga vajzat qe Ana i kishte sygjeruar. I buzeqeshi lehte, sic bente me tere klientet dhe i shoqeroi ne nje tavoline te rezervuar enlas per to.
Kur me ne fund ishte i lire Ana per tiu perkushtuar Anes, e pa teksa ajo fliste e perqendruar me nje djale...
YOU ARE READING
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!