'Edhe pak dhe eshte gati, mos u merzit' u degjua Marla teksa bertiste per te mposhtur zhurmen kercitese te dickaje qe skuqej ne tigan. Marla dashuronte te gatuante, dhe ate mbremje kishte zgjedhur te pergatiste nje darke per ta. 'Mos mendo se eshte romantike apo ku di une. Thjesht kisha deshire' kishte shpallur kur Laerti kish hyre ne apartamentin e saj dhe me shperfillje kishte pare enet e rreshtuara mbi banakun e bufese. Dikur kishte dashuruar cdo detaj romantik, dikur ishte vete ai qe fshihej pas nje buqete lulesh, ne guzhine duke pergatitur dicka speciale. Dikur, dikur kur Ana kishte qene e tij. Humbi ate, por fitoi nje alergji per romanticizmat bajate, nje mospelqim qe nuk ia kishte fshehur as Marles ne fillimin e 'lidhjes' se tyre. Qeshte sa here i referohej si nje e tille, sepse per te e vetmja lidhje mes tyre ishte ajo e dy trupave te zhveshur ne nje shtrat te madh, te pakten per te ishte e tille. Jo, nuk po e perdorte sepse kur ate mbremje te pare ishte shfaqur po ne ate apartament per te kerkuar dicka me shume prej Marles kish qene i vendosur per te hedhur nje hap te pare drejt nje realiteti pa Anen por me ditet qe kalonin te pameshirshme zbuloi qe nje realitet i tille nuk ekzistonte.
'Me degjove se cte thashe?' Serisht Marla qe kete here qendronte perballe tij teksa Laerti i shperqendruar shtrengonte telefonin ne doren e djathte.
'Qe dhe pak eshte gati' perseriti pasi u mendua per nje cast.
'Para 10 minutash. Po shtroj tavolinen. Te pyeta nese deshiroje te me ndihmoje por mesa duket jo' u largua e indinjuar prej indiferences se tij.
Shperfilli Marlen, harroi darken; tani as qe i hahej. Jo pas atij mesazhi aq te papritur te Anes qe si nje termet kishte shkundur qenien e tij.
Mire. Ti?
I ishte pergjigjur pa u menduar shume. Pergjigja e Anes kish qene e menjehershme, si dikur...Mendoj qe me mungon shume....
Pafjale, lexonte dhe rilexonte ato fjale teksa pyeste veten nese ajo vertete ndjente mall per te apo ishte nje tjeter loje egoiste per ta shtene ne kthetrat e saj. Pastaj fjala mendoj, transformonte butesine e ligeshtine e te ndjerit mall ne dicka te paprekshme, te pasigurte. Ana mendonte, Ana ish serish e pasigurte.Te tjera pikepyetje?
Shkroi i nervozuar, i lodhur prej pasigurive idiote te saj. Jo, nuk do te pranonte nje bashkejetese me Anen dhe pikepyetjet e saj. Ku ishte vajza e sigurte? Ku ishte ai zjarri i vendosmerise qe dikur digjte syte e saj, i shndrrronte ne dy fenere te shkelqyeshem...Cfare?? Nje fytyre e verdhe e habitur shoqeronte ate mesazh.
Kete here kam vetem pergjigje dhe dua vetem te me degjosh, te lutem.
Ishte mesazhi i dyte qe shoqeroi ate te meparshmin.Neser? Ne kafen e zakonshme. Te lutem. - erdhi mesazhi i trete.
Ok. Ne 10. Naten e mire!
Budalla, shau veten qe aq thjeshte pranoi ate takim por do te kishte qene edhe me idiot nese do te kish thene jo. Pergjigje kishte premtuar ajo, por nuk ishin ato arsyeja qe si nje i marre kish pranuar ate ftese. Jo, arsyeja ishte Ana... Ana e tij, e cila i mungonte, pafund!
----
'Cke keshtu sot?' Ishte Marla ajo qe theu heshtjen qe kish pllakosur mes tyre. qendronte ulur perballe saj dhe trazonte me lugen fine supen e nxehte ne pjaten perpara tij, aspak i uritur.
'Asgje. Pse me pyet?'
'Sepse je i venger e turivarur.' Foli nen ze.
'Je fiksuar kot.' Shperfilli ate me nje genjeshter dhe provoi supen e trashe. Ishte e shijshme.
*
'Lean e ke prap ketu plako' i peshperiti njeri prej kamarierve, nje mik i tij te cilin e kishte ndihmuar per te fituar punen ne Folie.
'As qe me behet vone' shpalli dhe buzeqeshi, buzeqeshi sepse kete here vertete sepse merzia e tij nuk mbante me emrin e Leas.
'Kshu ke thene gjithmone dhe rrije e shifje si skifter teksa prekte e puthte tjetrin.' Rikujtoi djaloshi dhe menjehere vazhdoi me tej 'Sa e sa here te kam thene shko lufto per ate qe do, ta kapje prej krahu e ta beje tenden po hic ti'
Ishte i dehur, konkludoi Marko sepse ai kurre nuk fliste kaq shume. Falenderoi dehjen e tij se diku mes derdellitjeve i kish dhene keshillen me te vyer, i kish thene ate cka deshironte te degjonte, ate cka zemra e tij uleriste: lufto per ate qe do.
'A me zevendeson pak? Sbesoj se vjen me njeri po ideja' kerkoi. Jo, urdheroi Marko dhe pa pritur pohimin qe e dinte qe do vinte, vetetimthi doli jashte klubit dhe me te njejten shpejtesi sic rrihte zemra e tij vrapoi drejt studios se Anes.
Ajo qe ai donte nuk ishte me kurva e pispillosur qe ulur ne fronin e saj shperfillte ekzistencen e tij; vajza qe ai donte ishte piktorja e talentuar, shpirt bute, zemermira, e cmendura Ane.
Ana e tij...*
Zemra trokiste ne kraharorin e saj si e cmendur teksa bente ecejake te shfrenuara ne studion e vogel. Neser, neser do te takoj Lajen dhe nuk di nga tja nis, nuk di cti them. Nuk di ti them asgje pervecse te dua.
Po kujt i behej vone; mund te qendronte thjesht ulur perballe tij ne qetesi dhe serisht do te ishte nje takim i mrekullueshem, sepse ishin syte e ngrohte te Laertit ato qe perkedhelnin shikimin e saj.
Neser... A mundej koha te fluturonte? A mundej ajo vete te kapercente ato ore qe e ndanin nga e nesermja? E paduruar vazhdonte me ecejaket teksw mendonte; mendojte dhe numeronte rrahjet e zemres qe shtoheshin si kerpurdhat pas nje shiu. Shiu per te ishte Laerti.
Nje tjeter trokitje, kete here jo n kraharorin e Anes por ne porten e rende e riktheu ne realitet; ne realitetin ku e nesermja dukej me larg se kurre.
Vrapoi drejt deres enderrimtare, sepse cupelina brenda saj deshironte qe pas asaj trokitjeje te paduruar te fshihej Laja por ishte Marko ai qe gjeti mbeshtetur ne pragun e deres.
Nje tjeter zgjim; kete here i asaj copezes rebele te zemres se saj qe i pergjigjej vec Markos.
Cfare bente ai aty? Pse qendronte ne pragun e saj me ate shikimin prites lutes?
Hajduti i mallkuar, i pakenaqur me cikeza te zemres se saj qendronte aty per ti vjedhur lumturine e nje te nesermeje qe per nje sekond e urreu me te njejten force me te cilen deri pakez me pare e priste.
Te nesermen ja kishte premtuar Laertit dhe ne te nuk kishte vend per Markon...Markon djaloshar, Markon pasionant, Markon e dashur, jo, e nesermja do ti vidhte Markon e saj....E di cfare je ti? Nje trazovac i ndyre qe sjell vec dyshime. Deshironte ti bertiste perpara se ti perplaste deren ne fytyre po aq shume sa deshironte ti hidhej ne qafe dhe te zhyste fytyren e saj ne lekuren e tij per te ndjere ate parfumin hipnotizues.
Por hipnotizuese ishte qetesia e tyre... E poshter ishte koha e cila ndonese nuk pranonte te fluturonte dinte te ngrinte ne nje cast.
E poshter ishte zemra qe ndjente per te dy. E poshter ishte vete ajo... Vete Ana qe me e piset se kurre me pare hodhi nje hap pas per te ftuar Markon te hynte ne studion e vogel.
YOU ARE READING
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!