Trendafila

1.1K 102 87
                                    

I neveritej, i neveritej menyra si Lea prekte fytyren e atij mashkulli te cilit deshironte ti thyente turinjte; i neveritej si krahet e tij perqafonin engjellin e tij te brishte me ate ashpersine e tyre burrerore, si Lea perhumbej ne ate perqafim si nje kotele qe mjaullinte dhe lajkatonte.
I neveritej vetja, qe vazhdonte te shikonte ata, i neveritej ajo deshira qe ushqente per te ndjere edhe njehere ledhatimin e saj, per te shtrenguar trupin e Leas sa fort per mos ta lene me kurre te arratisej prej tij, aq edhe butesisht sic meritonte te prekej nje engjell. Ai mashkull, ai mashkull nuk dinte te vleresonte Lean, por studionte me shikimin prej fajkoi femrat e tjera teksa perqafonte te dashuren e tij. Ndersa Marko, ndjente shikimin e nxehte te disa bjondeve disa tavolina me tutje por duke shumezuar me zero gjithcka, ato bimbat e pudorsura, ambjentin, muziken, kishte sy vetem per Lean.

'Vllai ma bej dhe nje uiski' i kerkoi banakierit te ri qe miksonte pijet i palodhur.

'A ske pire cik si shume sot vlla?'

'E kujt i behet vone, paguan Topi apo jo?' gjuha e trashur i bente fjalet e shqiptuara prej tij te pakuptueshme. Banakieri la menjeane nje nga coctailet femerore qe po pergatiste per ti zgjatur goten Markos me nje shikim qe bertiste 'E fundit, boll me'. 'Te kerkova vetem nje pije, jo morale dhe fytyra te zhgenjyera' deshironte ti perplaste ne fytyre Marko.
E piu goten shpejte dhe do kerkonte nje tjeter nese njera prej bjondeve nuk do ti ishte afruar provokueshem. U ul perballe tij, duke drejtuar gjoksin e stermadh te shtrenguar me nje bust korse per ta bere edhe me te dukshem masen e saj 4.

'Ma jep pak cakmakun?' vuri nje cigare te holle mes buzeve te saj te cilat i hapi lehtesisht dhe provokueshem. Femra si ajo shitnin veten per nje nate te zjarrte me ndonje djale tjeter te rendomte e sot ne listen e saj ishte Marko, i cili pasi i zgjati cakmakun me pertese u kthye serisht nga banakieri duke shperfillur bjonden. Femra si ajo nuk e terhiqnin aspak, madje i neveriteshin po aq shume sa ato puthjet qe Lea po i dhuronte mashkullit te saj lolo.

Zgjidhte te shikonte Lean, ta shikonte dhe te ndjente zemren qe i shkermoqej edhe me shume ne kraharor, ndonese bjondja me gjoksin e madh priste qe ai te kujtohej per te.
'Ik, une kurre nuk do zgjedh nje bimbe, nje kenaqesi boshe fizike perpara asaj ndjenjes qe te elektrizon shpirtin, perpara dashurise.' deshironte ti perplaste ne fytyre.
Ate nate nuk kishte dashuri, nuk kishte asgje pervec lendimit qe ai vazhdonte ti ushqente vetes duke studiuar Lean. Ate nate nuk kishte asgje, asgje pervec gotave te njepasnjeshme te alkolit...

*

Me duart e njollosura me bojen e freket, floket e mbledhura shkaterrueshem ne nje topuz maje kokes qendronte perpara piktures se sapoperfunduar.
Ndihej, ndihej e plotesuar teksa shikonte nje tjeter krijim te perfunduar, krijime te cilave i referohej si femijet e saj. 'Ti s'do duash as femijet e tu sac do ato ngjyrat dhe pikturat' i kishte thene sa e sa here e ema kur mbyllej ne dhomen e vogel dhe perhumbej ne ndonje tjeter pikture.
Femijet mendoi, femije qe ndoshta nuk do ti kishte kurre. 25 vjece, dhe ne nje lidhje te gjate te tere prisnin qe te hidhte hapin tjeter. Fejesa, martesa dhe me pas nje familje.Apo ndoshta pritnin prej saj qe te ishte nje nga ato femrat moderne ku femijet vinin peprara unazes ne gisht?
'Jo faleminderit, une dhe Laja dime te mbrohemi shyqyr zotit' deshironte ti thoshte te terave qe komentonin lart e poshte fotove te tyre 'Hajt me ndonje trashigimtar tani'
Ndersa shoqet e saj enderronin per ato propozimet e bukura romantike alla romeoeske, Ana stepej. Sepse pas nje diamanti te shnderritshem dhe nje casti te bukur fshihej kercenushem pesha e nje pergjegjesie per te cilen ajo nuk ndihej ende gati.
'Po tij pothuajse e martuar je mi shoqe, cme thua qe sdo te fejohesh' i thoshte Aria sa e sa here Ana niste nje tjeter nga ato fushatat e saj kunder fejesave kur ndonjetjeter nga shoqet e saj hidhte hapin e madh.
'Bashkejetoj, nuk jam martuar' i kujtonte Ana.
'Me thuaj edhe njehere diferencen pervecse nje firme ne dokumentat e bashkise?'
Firma, pikerisht ajo zhgaravine ne nje leter te lidhte ngushtesisht edhe ne nje lidhje prej te ciles deshiroje te cliroheshe. Ajo firme do te ishte dryri i qelise ne te cilen ishte burgosur prej kohesh. Tani mjaftonte te shtynte kangjellen e rende me nje akt guximi dhe do te ishte e lire...
E gjente veten aq shpesh se fundmi duke menduar per lirine.
'Cdo beje nese ishe e lire Ana?' pyeti veten. Do gjeje kenaqesi ne nje flirt me ndonje te panjohur per ti thene mirupafshim pas dy oresh, dhe me pas do bije te flije krah vetmise. Do investoje ne nje lidhje tjeter, ndoshta jo tani, pas nje ose dy vitesh, nje investim i pasigurte ne tregun e sotem ku djemte ishin te tere horra dhe mashtrues.
Liria eshte vetmi kembengulte ana e racionale e saj, truri qe zgjidhte Laertin cdo here.
Po zemra? Zemra heshte, e ngrire nga ftohtesia e Lajes kohet e fundit. Nuk mjaftonin ato 'te dua' te thena aq spontanisht dhe mekanikisht apo ajo 'me ka marre malli' per te ngrohur zemren e saj. Nuk kishte me prekje elektrizuese, nuk kishte me nete te gjata dashurie ku ajo renkonte ne ekstaze emrin e tij. Nuk kishte me asgje pervec disa kenaqesive qe ai i vidhte trupit te Anes, duke e lene boshe, te etur per dicka me shume...

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now