Laerti e kishte telefonuar dy here, gjate kohes qe ajo bente nje dush te gjate, nga ata per te cilet e merrte malli ditet e javes kur i duhej te nxitonte per ne pune.
Injoroi thirjet e humbura e vendosur per ta telefonuar mbrapsht pak me vone, por ai 'me vone' u transformua ne nje kurre.
Pa permes dritares se dhomes diellin qe shkelqente duke i falur ngrohtesi asaj dite pranverore, perpara se te vendoste se cte vishte. Anashkaloi fustanet e fundet serioze te varura ne nje cep te dollapit ku mbante rrobat e punes dhe terhoqi xhinset e shkurtra me nje kanatjere te bardhe e te gjere. Mblodhi floket shkujdesshem duke mos i thare me pare. Kujt i behej vone fundja, ate dite do dilte te frymezohej, te kerkonte ato detajet e vogla te jetes se qytetit per ti transfromuar ne nje skicim bardhe e zi. Do ti vidhte copeza perfeksioni natyre, ti zhvishte nga ngjyrat perpara se ti perjetesonte ne nje copez leter te ashper.
Hodhi ne krah canten e madhe ku kishte futur pak me pare bllokun dhe koleksionin e lapsave te saj dhe doli nga apartamenti ne Bllok duke braktisur pas celularin.
Kur pikturonte bota reshte se ekzistuari, arratisej ne ate vendin ku bashkejetonte me muzen dhe me lapsin e saj.
Laerti do ta kuptonte mendoi duke u rikujtua per thirjet e tij teksa zbriste me ngut shkallet e pallatit.Eci ne rruget e bllokut teksa supet e zhveshura ledhatoheshin nga ajo puhiza e lehte pranverore dhe ngrohtesia e rrezeve te diellit.
Kaloi mes parkut rinia ku klithmat plot gazmend te femijeve mbysnin zhurmat e qytetit . U ul ne njerin prej stolave te prishur perballe dy djemve qe terhiqnin nje balone shumengjyreshe. I veshtroi gjate perpara se te skiconte ate fragment ne bllokun e vogel.
E kenaqur nga puna e saj u ngrit nga stolin per te vazhduar kerkimin e frymezimeve te reja. Kishte aq gjate pa pikturuar, veshtire se do te ngopej me aq.
Ecte ku ta conin kembet duke harruar te kontrollonte oren qe mbante rreth kycit te majte. Gjethet e nje peme qe kontrastonin blune e qiellit, nje makine e kuqe mes nje jeshileje dhe nje te bardhe, rruget roze dedikuara bicikletave, nje pallat i verdhe. Kaq shume ngjyra mendonte teksa buzeqeshte me veten; kaq shume ngjyra te nje qyteti qe gjithmone i ishte dukur i zymte. Deshironte te ngjyroste edhe jeten e saj me ngjyrat e Tiranes, ti shpetonte bardh e zise se lapsit dhe lojerave qe ato dy ngjyra luanin per te krijuar ato grite e bukura. Grija qe ishte ngjyra e monotonise, ngjyra e Laertit nese ai do te ishte nje e tille.
Po ajo, pyeste veten, cfare ngjyre do te ishte? Ajo ishte kameleoni i ylberte, e kuqe per pasionante, shperthyese, te verdhe per ate damarin e kapercyer sahere nevrikosej, apo kjo ishte lejlaja? C'rendesi kishte fundja, ajo ishte pastelet teksa Laerti ishte lapsat e plumbit, qe sado te vecante ne fund te dites ngjyrosnin vec gri...Ecte ne pedonalen e Tiranes, nen hijen e pemeve dhe studionte, pllakat mbi te cilat flinte ndonje gjethe e rene, gruan e moshuar qe piqte misat teksa i frynte me nje copez kartoni, dy te rinj qe luanin ne kitaret e tyre nje kopje te keqe te 'Hotel California', nje tjeter i ri qe shiste cigare, disa femije me rrobat e grisura e te piseta qe zgjasnin duart e tyre vocarrake drejt njerezve shperfilles. Iu afua njeres prej tyre, nje vajze me gershetin e dendur, e ndoqi nga pas kur ajo u fut ne oborrin e kinemase per te pritur njerezit te dilnin nga ndonje film qe shfaqej.
E pa teksa u ul ne toke ne shkallen e kinemase dhe luante me gishtat e saj. Ana u ul perballe saj duke nxjerre serisht fletoren nga canta qe mbante nr shpine. E mbeshteti ne tavolinen e ngurte te kafenese dhe vizatonte, duke shperfillur kamarierin qe iu afrua per ta pyetur nese deshironte dicka. Shperfillte eren qe tani frynte me fort dhe ate zhurmen e saj teksa shkundte cadren e rende nen hijen e se ciles ishte ulur. Shperfilli gjithcka, pervec prezences se tij, prezence e cila elektrizoi ajrin rreth saj. Ndjeu ate terheqjen e habitshme magnetike, pothuajse mistike, qe e kishte ndjere vetem nje here me pare. 5 vite tashme dhe e kujtonte sikur te kishte ndodhur dje, naten kur syte e saj kishin takuar ato te Laertit.
Ndersa sot, sot nuk ishin syte e murrme e te embel te Laertit ato qe ndezen ate zjarr pervelues, por ato te gjelbert, pothuajse te hirte te bjondit te mbremshem. Qendronte ulur 2 tavolina me tej, perballe Anes dhe thithte cigaren qe digjej mes gishtave te tij, i perqendruar.
Nje tjeter bluze e zeze fshihte trupin e mireformuar te atij te huaji; nen mengen e saj mund te dallonte gjurmet e nje tatuazhi qe gjarperonte ne krahun e tij te majte.
Floket pak te gjate dhe te rremujshem binin rebele ne ballin e tij, por ai i pabezdisur prej tyre vazhdonte te thithte ate cigare pa i ndare syte Anes per asnje cast.
I bukur, ishte i bukur mendoi ajo teksa ne nje faqe te re skiconte silueten e tij, kendet e ashpra e mashkullore te nofullave te forta, hunden e drejte, buzet e plota permes se cilave provokueshem frynte tymin e duhanit.*
Ishte e njejta femer, ishte i sigurte. Ishte e njejta qe nje nate me pare e kishte cmendur me levizjet e saj, me provokimet qe haptasi i drejtonte atij. E njejta qe kishte prekur krahun butesisht, qe e kishte perplasur shkujdesshem teksa ecte drejt tualetit. Ajo qe i buzeqeshte sfidueshem sa here shikimet e tyre ndesheshin mes rremujes se clubit.
Veshur me nje kanatjere te theshte dhe xhinset e shkurtra qe nuk fshihnin kembet e tonifikuara e kilometrike ishte edhe me seksi se nje nate me pare. Zhgaraviste e perqendruar mbi nje bllok te vogel, ngrinte syte here pas here per te ndjekur levizjet e njeres prej lypeseve. Ndersa ai, ai perhumbej ne pamjen e saj ekzotike, floket e arta te mbledhura, qafa delikate, super e brishta. Deshironte ta prekte per te ndjere butesine e lekures se saj dhe ta puthte egersisht, i sigurte qe pertej pamjes se vajzes se brishte fshihej nje femer e forte, dominuese. Femra qe nje nate me pare e kishte cmendur, dhe kur pas nje debati te zjarrte me veten kishte vendosur ta terhiqte menjeane per te pushtuar gojen e saj me buzet e tij, ajo ishte larguar, jo pa i buzeqeshur djallezisht njehere te fundit.Ajo ishte si nje stuhi, te pushtonte per te te lene te rrenuar mendoi.
Eci drejt saj me hapin e sigurte per tu ulur pakez me tutje, per ta studiuar nga me prane. Ne fund te dites edhe uragani me i fuqishem humbiste forcen e tij pasi braktiste detin per token.
I buzeqeshi flirtueshem pasi fryu shtellungen e fundit te tymit te duhanit perpara se te fikte bishtin e cigares ne tavllen e vogel.
Ajo vertete mund te ishte nje uragan, por ai ishte toka, mendoi teksa u cua kete here i vendosur per tu ulur ne karrigen perballe saj...E shkurter dhe boring por duhej si pjese 😂
YOU ARE READING
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!