Priti derisa zilja bucitese dhe acaruese e telefonit pushoi perpara se te kthente celularin e permbysur mbi tavoline per te lexuar edhe njehere emrin e Markos ne ekranin e shnderritshem.
Nje tjeter thirrje e humbur, e njembedhjeta thirje e humbur gjate 3 diteve te fundit kur ajo e vendosur kishte refuzuar ti pergjigjej. Pse? Pyeste edhe veten per nje shpjegim te logjikshem te heshtjes se saj, te atij qendrimi te vendosur per te mohuar shoqerine e Markos.
Shoqeri? Shoqeri qe se fundmi kishte zhveshur ato veshtjet miqesore per te veshur ato ekstravagantet e dickaje me shume, per tu ndotur me ndjenjat e embela te nje terheqjeje fatale, nga ato qe nuk mund te bashkejetonin me nje shoqeri te mire, nga ato terheqjet qe asnjeri prej te dyve nuk duhet ti lejonte vetes te ndjente.
A ishte djegur miqesia tyre ne zjarrin e asajt puthjeje te etur qe buzet e tyre, trupat e tyre kishin ndare? Jo, jo, jo. Shkundte koken si per ta bere ate 'jo' me te sigurte. E cuditshme si ndonjehere ishte gjuha trupore ajo qe bente dicka me te besueshme, nje pohim apo mohim. Cuditshme sic ishin edhe ato ndjenjat e saj ndaj Markos qe ndonjehere si nje tornado shkundnin themelet e shoqerise se tyre. Jo, shoqeria e tyre nuk ishte nje shtepi e drunjte, jo, ajo kishte themelet e nje gradacele, themele hedhur mbi zbrazetitene zemrave te tyre te thyera; dhe ishin pikerisht ato krisje e copeza te zemres qe krisnin ate besimin se mes tyre nuk mund te kishte asgje me shume. Per here te pare, pas asaj puthjeje te shkurter, pas atyre pak sekondave gjate te cileve i lejoi vetes te ndjente dicka pertej Laertit, pyeste veten nese ajo qe i ushqente vetes cdo mbremje ishte dashuria e paskajshme per Lajen apo ishte mohimi i saj i heshtur ndaj dickaje te re qe po lindte mes saj dhe Markos. Dicka e re qe per here te pare ia pranoi vetes, dicka qe duhej te crrenjosej, dicka qe nuk mund te ishte me shume se flirti i nje femre te vetmuar, i nje vajze te re burgosur aq gjate ne nje lidhje te vetme. Dicka qe ndonese kapercente fiziken, sepse fundja skishte asgje te keqe nese pranonte qe Marko ishte terheqes fizikisht, shume terheqes me pamjen prej djali te keq te rregjur, trupin e formuar me ato brazdat e muskujve te trajnuar mire ne barkun e tij; pastaj floket ne ate bjonden e piset e te shpupuritur; pastaj ishin syte e tij te erret qe si nje erez pikante ishin aty per te shtuar 'shijen' e tij. Marko ishte me shume se terheqes, ishte seksi, karizmatik. Por te njejten karizem kishte njohur dikur edhe tek Laerti, por syte e Lajes nuk kishin qene kurre aq enigmatike dhe misterioze. Te tij kishin qene te embel si ai sheqeri pluhur mbi nje kek. Laerti ishte terheqes dhe mashkullor, me pamjen serioze ndersa Marko nje nga ata qe seriozitetin e perkthenin ne 'te rrezikshem', Marko ishte seksi,,djaloshar. Marko ishte si ajo... Marko ishte nje shpirt i ri ne nje trup qe 'plakej' nga vitet, ndersa shpirti i Laertit nuk kapercente vitet si ata te dy, ai plakej bashke me to dhe bashke me to humbiste pak nga karizma e tij ne favor te burrerise, por jo nga ajo e mira.Shkundi edhe njehere koken, me fort se me pare pasi kuptoi qe ne menyre krejtesisht te pavetedijshme mbronte Markon, mbronte ate ndjenjen e frikshme qe nese nuk tregohej e kujdesshme mund te kthehej ne dicka me shume. Ne fund te fundit shpirtrat e tyre adoleshentore nxiteshin, udhehiqeshin ende nga flaket e nje pasioni cmendurak duke injoruar mendjen qe bertiste si e marre per tu degjuar mbi rrahjet e forta te zemres.
Ana ende degjonte mendjen, ndonese thirrmat e saj dukeshin me te largeta, ndonese ndonjehere e kishte te pamundur te degjonte ato vendimet e saj te matura. Prandaj refuzonte thirjet e tij, sepse zeri i Markos do te ishte nje shurdhues i thirjeve te te mendjes se saj. Permbuste telefonin per mos te lexuar emrin e tij dhe ate foton e tyre, nje selfie, qe pushtonte ekranin gjate cdo thirjeje, refuzonte.... Refuzonte ndonese ate mengjes ne Dajt i kishin premtuar njeri tjetrit me shikimet e trishtuara qe ajo puthje nuk do te ndyshonte asgje mes tyre. Nje genjeshter e bukur, nje genjeshter sepse ajo puthje ndryshoi cdo gje.
''Mos me mbaj inat sepse u tregova nje debil mbreme' i kishte peshperitur teksa e ndihmonte per te vendosur helmeten e rende. Nje debil... Ndoshta ai pendohej per ate cast dobesie, ndoshta ai ishte i penduari ndonese kishte qene vete ajo qe kishte luajtur rolin e tille. Ti u tregove nje debil, por une jam frikacakja mes ne te dyve mendonte, kishte deshiruar ti thoshte por nje aktore e mir eduhet ti qendronte besnike rolit te saj deri ne fund... Ana ate mengjes kish qene nje aktore e mire...
'Cthua o cavo. Cfare puthjeje thua? Une e harrova qe tani... Ajo ishte kota biskota.' Ia kishte kthyer duke genjyer, serisht. E si mund te kishte harruar ndjesine e buzeve te tij te buta mbi te sajat, buzeve te tij mishtore, kerkuese...
Ate puthje nuk e kishte harruar ate mengjes dhe nuk e kishte harruar as sot, pas tre ditesh teksa qendronte e vetmuar ne ate apartament bosh dhe mbytes ne te njejten kohe duke refuzuar jo vetem thirjet e Markos, por edhe ndjenjat e saj...
YOU ARE READING
Dritehijet e Portretit Tend (Shqip)
ChickLitCfare do benit kur jeta e vertete vendos t'ju trokase ne dere? Per Anen te qenurit serioze, e pjekur dhe racionale nuk jane aspak opsione. Pergjigja e saj eshte e thjeshte: do te arratisej!